Nga Ilir Levonja/Florida/
Fotot e mëposhtme janë ato të liderit të Vetvendosjes në Kosovë, Albin Kurtit. Ai që si askush tjetër ka qënë mall i pare për drejtësinë. Por asnjëherë për çështje korrupsioni. Thjesht e pastër, për të drejtat legjitime të shqiptarëve të Kosovës.
Madje është i vetmi që nuk njeh asnjë flamur tjetër veç atij kuq e zi. I vetmi ndër shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë që flet për bashkimin kombëtar. Si me thënë, na lini të vendosim. Na lini të bëjmë shtet. E ka burgosur Serbia, policia e UNMIK, EULEX a KFOR etj. Madje ka tentuar edhe qeveritë shqiptare aty. Për shkak të rrugëve radikale si bombat tymëse në kuvendin e Kosovës. Njëriu që ka kundërshtuar gjithmonë negociatat me serbët, madje i quan ato të tejkaluara përderisa Kosova është shtet i pavaruar. Duke iu kundërvënë kështu edhe vet Europës. Kujdestares së Kosovës.
Vetvendosja u themelua në 2004. Por u shëndërrua në parti politike në 2010. Dhe ky njeri bëri atë që nuk e imagjinon mendja e politikës. Shiti shtëpinë e vet dhe financoi fushatën elektorale. Nuk e di nëse në atdheun mëmë apo dhe Kosovë, e ka bërë tjetër kush? Dhe nuk e di nëse do e bëj ndonjë në të ardhmen. Ndofta është kjo arsyeja që në zgjedhjet e djeshme, Vetvendosja doli si parti e parë.
Në fund të fundit, Albini dhe shqiptarët e Kosovës, shkundën vendit partitë tradicionale. LDK-ja dhe PDK-ja kanë vetëm emrat. Kur e bën shqiptarët e Kosovës me pak vite shtet, me klasë politike motake. Nuk e di se çfarë i mbetet Shqipërisë amë. Me klasë dhjami të stazhionuar. Na i thoni…
Dhe nuk e di, a njihni ndonjë lider të tillë në Shqipëri. Ndonjë që të shesi shtëpinë. Na i thoni, mos të mbesim injorantë.