• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PREZANTIM DINJITOZ I ARTISTËVE SHQIPTARË NË PARIS

May 9, 2014 by dgreca

POEZITË E POETES MIMOZA EREBARA PËRZGJIDHEN NË AKADEMINË EUROPIANE TË ARTIT NË PARIS. POEZIA “KU JE?” MERR VENDIN E NDERIT/
PIKTORI LEK RROTANI MERR CMIMIN E KESAJ AKADEMIE (AEA), NE TEKNIKËN E MONOTIPIT/
Në mesin e shumë prezantimeve të artistëve shqiptarë nëpër botë, padyshim që Parisi është një kryeqendër. Një “ status” që ky qytet e ka fituar prej shekujsh. Gjithnjë tek artistët Parisi ka qenë një pikë referimi për zhvillimet e reja në rrymat e ndryshme artistike dhe në zhvillimin e mendimit e filozofisë botërore. Një qytet pritës i shkëlqyer i trajtimeve të reja artistike dhe gjithashtu një mikpritës i kulturave të ndryshme nga nacionalitete nga e gjithë bota. Përmes mekanizmash vlerësues tejet të specializuar, Parisi pret e përcjell artistë nga e gjithë bota, prezanton artin e tyre, merr më të mirën prej tyre dhe në këtë mënyrë ai vazhdon ekzistencën e tij si një qytet në krye të të gjitha zhvillimeve kulturore. Pjesë e këtij makroprocesi vizionar, i cili i paraprin që në atë kohë zhvillimeve të vrullshme të gjeoplitikës europiane,( kujtoj se jemi pas Luftës së I Botërore, gjatë Luftës së II Botërore dhe pas saj!…) është edhe ekzistenca e Akademisë Europiane te Artit, një organizëm internacional i themeluar që më 1920, koha kur Europa artistike diskutonte gjerësisht Manifestin e Futurizmit, shijonte një Modigliani, Dali, Picaso, Ernst, Kandisky,Miro,apo një Kodra e Gjoka shqiptar,etj, sikur habitej, protestonte e më në fund pranonte një Aragon,Apollinaire,Beckett,Kafka, Breht, Remark, Kamy,Bazen, Eluard,etj. Në këtë kohë piktori i njohur francez Alphons Crapin (I cili ndërroi jetë vitin e kaluar, më 2013), themeloi Akademinë Europiane te Artit. Që në fillesën e saj kjo Akademi u orientua drejt universialitetit të artit duke e pranuar së pari si të tillë dhe duke e realizuar edhe në praktikë, përmes statutit të saj në të cilin marrin pjesë seksione pothuaj nga të gjitha vendet e Europës. Duke i qëndruar besnik mendimit se arti nuk njeh kufij, se arti në thelbin e tij është human dhe falë këtij humaniteti ai ruan edhe ekzistencën e tij vetë. Duke besuar tek vlerat që rrjedhin prej këtij humaniteti, ku më e cmuara pa dyshim është paqja e njeriut me veten e me të tjerët, duke e trajtuar Paqen si një celës që duhet të hapë dyert e suksesit të cdo sistemi politik e ekonomik, në të njëjtën kohë kjo Akademi me aktivitetin e saj ka treguar që ky qëndrim është i frytshëm. Që nga ky vit, 1920, e deri më sot është e tepërt të themi që numërohen shumë veprimtari ndërkombëtare, shumë ekspozita pikture e skulpture me pjesmarrjen nga Seksionet anëtare të kësaj Akademie, të cilët ftohen në Sallonin e përvitshëm që organizohet në Paris.Dhe në këtë rast dua të theksoj se kusht i vetëm është vetëm cilësia artistike, e cila në prezantim universializohet natyrshëm e ku nga ana tjetër, vetë artistët pavarësisht nacionalitetit që përkasin dhe rrymës që përfaqësojnë, ndjehen të barabartë, thjesht qenie njerëzore! Në vitin 1965 Selia qëndrore e kesaj Akademie transferohet në Bruksel ku vazhdon aktivitetin deri më 2013 për t’u rikthyer më 2014 përsëri në Paris.
Seksioni Kombëtar Shqiptar u bë pjesë e kësaj Akademie (AEA), më 2002 me iniciativën e piktorit të njohur shqiptar, Jetullah Haliti- Eti, Anëtar Aktiv i Akademisë Europiane të Artit që nga 1996, fitues i shumë cmimeve prestigjioze ndërkomëtare e kombëtare. Autor i shumë ekspozitave vetjake, mbi 90 të tilla e po ashtu inisiator dhe realizues i shumë ekspozitave kolektive si në trojet shqiptare në Kosovë, Shqipëri, po ashtu edhe neper Europë, me synimin e përhershëm të promovimit të vlerave të artit shqiptar dhe të apelit për një paqe universale. Krijues i Institutit të Arteve Profondiste, Akademik dhe Ambasador i Paqes. Që nga viti i themelimit ky Seksion ka një aktivitet të përhershëm, i cili kurorëzohet me hapje ekspozitash e prezantim artistësh të të gjitha moshave e të të gjithë rrymave artistike e teknikave realizuese. Namur, Maubeuge, në Belgjikë,Martigni në Zvicër, Hesperange në Luksemburg, janë disa prej ekspozitave kolektive. Katalogët e pllakatet e shumtë që kanë shoqëruar gjithnjë këto veprimtari e dëshmojnë këtë gjë fare bukur. Njëkohësisht, krahas arteve të bukura, pra pikturë , skulpturë, fotografi artistike, nëpër këto prezantime nuk kanë munguar as poetet. Poezitë e tyre janë prezantuar në dy gjuhë, shqip e frengjisht dhe kjo padyshim që përbën një arritje për gjithësecilin pjesmarrës, por edhe një arritje për artin tonë kombëtar.
Fundi i marsit e fillimi i prillit ishte koha kur u mbajt kompeticioni i rradhës për këtë vit, ku të ftuar e pjesmarrës ishin edhe artistët shqiptarë, anëtarë aktivë të Akademisë Europiane të Artit, pjesë të Seksionit Kombëtar Shqiptar.Këtë herë merrnin pjesë si piktorë duke u përfaqësuar me nga dy punime në teknika të ndryshme si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria. Përmendim këtu autorë të njohur, fitues në shumë prezantime kombëtare e ndërkombëtare si Jetullah Haliti,-Kosovë, Lek Rrotani, Met Baci,- Shqipëri, Kadrush Neziri,-Kosovë, po ashtu edhe piktorë sikur Nuri Jaupllari, -Shqipëri që merr pjesë për herë të parë deri tek më të rinjtë, si Nelly Haliti –Kosovë e Bora File-Erebara, -Shqipëri. Në gjininë e skulpturës mori pjesë skulptori i mirënjohur shqiptar, Idriz Balani, ndërsa në gjininë e fotografisë artistike Gazmend Jonuzi,- Kosovë.
Në fushën e letërsisë pati vetëm një përfaqësuese, poetja Mimoza Erebara nga Shqipëria, e përzgjedhur mes disa konkurruesve paraprakisht nga Akademia Europiane e Artit, e cila u prezantua me tre poezi të përkthyera në gjuhën frënge.
Në ceremoninë e hapjes e cila u zhvillua në Salon UVA, 9, Rue Duc,75018, Paris, Kryetari i saj zoti Robert Finot , uroi pjesmarrësit për praninë e tyre, por në mënyrë të vecantë u ndal tek prania e artistëve shqiptarë në këtë Salon, për të cilët nuk harroi të përmendtte faktin se ata kishin udhëtuar rreth 3000 km për të qenë pjesë e këtij kompeticioni. Gjithashtu ai uroi garim të ndershëm në konkursin e shpallur me këtë rast. Në këtë ceremoni fjala përshëndetëse iu dha edhe kryetarit të Seksionit Kombëtar Shqiptar, zotit Jetullah Haliti-Eti. Gjithashtu fjalën e morën edhe kuratoret, zonjat e nderuara Eliane Hurtado e Michele Morisi- Viotte, të cilat u ndalën në detajet teknike, qoftë për artet pamore, qoftë për letërsinë. Ekspozita qëndroi e hapur deri më 6 prill, ditë në të cilën u shpallën edhe fituesit e konkurseve të arteve pamore e letërsisë.
E përmenda që artistët shqiptarë merrnin pjesë me nga dy punime. Kështu , Jetullah Haliti-Eti mori pjesë me “Pëllumbat e Paqes”, vaj në kanavacë dhe me “Acari Kosovar”, bojë kineze. Lek Rrotani me “Syri kozmik”, teknika e monotip dhe grafikë në bojë kineze. Met Baci “Portret” dhe “Kompozicion”, monotip. Kadrush Neziri “Portret”, teknika e dheut dhe “Kompozicion”, vaj në kanavacë. Nuri Jaupllari u paraqit me dy kompozicione, vaj në kanavacë. Nelly Haliti “Portret”, vaj në kanavacë, Bora File Erebara me “Portret”, bojë kineze dhe “Puthja” teknike mix. E vetmja punë në skulpturë e artistit Idriz Balani ishte bust në bronx i një prej figurave të njohura të artit shqiptar, piktorit Omer Kaleshi. Gazmend Jonuzi u paraqit me fotografinë artistike “Pëllumbat”.
Në përfundim të kompeticionit në mesin e 57 konkuruesve nga Franca, Maroku, Italia, Belgjika, Portugalia, Zvicra, Luksemburgu, piktori shqiptar Lek Rrotani me punën e tij “Syri kozmik”, teknika e monotipit mori cmimin për këtë teknikë.
Ndersa në letërsi ky nder i takoi poetes Mimoza Erebara,Shqipëri, anëtare aktive e AEA, e njëkohësisht Nën/Kryetare e kësaj Akademie, Seksioni Kombëtar Shqiptar , e cila mori pjesë me tre poezi: “Ku je?”, “Burri që nuk është”, “Jam njeri I vetmuar”, ku poezia “ Ku je?” u përzgjodh të lexohej si një nga poezite më të mira të paraqitura në këtë kompeticion.
Në këtë prezantim të artistëve shqiptarë ra në sy serioziteti me të cilën ata kishin respektuar cilësinë artistike gjë që u vu re në përballjen me vlerat e paraqitura nga pjesmarrësit e tjerë. Vizitorët e ndryshëm që përcollën ekspozitën ndaleshin gjatë pranë punëve dhe kur mësonin se vinin nga Shqipëria, kënaqësia estetike vishej edhe me interesimin e tyre për këtë vend që pak e njihnin. Mbështetja morale e cila erdhi përmes prezencës së tyre në ceremoni të ish ambassadorit shqiptar në Francë, zotit Luan Rama dhe gazetares së njohur Seferina Serani Selenica, vetëm sa e nderoi edhe më shumë artin dhe artistët shqiptarë.
Në përfundim nuk mund të lemë pa përmendur edhe gatishmërinë nën cilësinë sponsorizuese të Ministrisë së Kulturës në Prishtinë dhe intresimin personal të Ministrit zotit Memli Krasniqi, të Aleancës Franceze Prishtinë , të Kryetarit të Komunës së Gjilanit zotit Lutfi Haziri dhe Kompanisë së Sigurimeve Sigal, Dega Durrës, Shqipëri.(MIMOZA EREBARA)

Filed Under: ESSE Tagged With: Mimoza Erebara, PREZANTIM DINJITOZ I ARTISTËVE, SHQIPTARË NË PARIS

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT