Thenie te urta te perpiluara nga Sadik Elshani/
- Vetem me famen e te vdekurve, sado te lavdishem qofshin ata, dhe pa punen e te gjalleve, nje komb nuk mund te jetoje gjate.
- Idealistet, atdhetaret per komb e atdhe e sakrifikojne jeten, e shkrijne tere pasurine , ndersa opurtinistet, egoistet pasurohen ne kurriz te popullit.
- Bashkimi kombetar nuk mund te behet me shqiptare te perç
- Urrejtja nuk luftohet me urrejtje, por me vlera.
- Per komb e atdhe mos u bashko rreth askujt, bashkohu vetem rreth flamurit Kuq e Zi, aty jane te gdhendura idealet e kombit tone.
- Erresira mbaron me lindjen e diellit, roberia me lindjen e lirise.
- Lisi i madh, lisi i forte i ka rrenjet thelle ne toke – udheheqesi i madh, udheheqesi i urte i ka rrenjet ne popull dhe e gezon mbeshtetjen e tij.
- Te zezat me te medha i kane ndodhur popullit, pikerisht kur jane bere ne emer te tij.
- Nderoji te tjeret qe te jesh i nderuar.
- Tradhtari eshte si limoni i shtrydhur – kur nuk kane çka te shtrydhin me, e hedhin ne plehera.
- Pa e dashur tendin/tenden, nuk mund ta duash tjetrin/tjetren. Prandaj, tradhtarin askush nuk e do, por vetem e shfrytezojne.
- Te jesh i papune eshte keq, te merresh me pune te liga eshte edhe shume me keq.
- Çdo gje qe teprohet te ben dem.
- Hekuri farkohet ne zjarr, karakteri i njeriut ne situata te veshtira, ne dallget e stuhishme te jetes.
- Stinet e ndryshojne kohen, mosha dhe pervoja jetesore e ndryshojne njeriun – perveç atyre qe plaken me nje pale mend.
- Koha ecen, nuk ndalet kurre. Ate mund ta kapesh vetem duke e jetuar te tanishmen.
- Çdo gje ne kohen e vet – nganjehere pemet çelin edhe ne dimer, por nuk japin fruta.
- Ne rini endrrojme, ne pleqeri kujtojme. Ne nderkohe duhet te punojme qe t’i permbushim endrrat tona, keshtu qe ne pleqeri kujtimet tona te jene me te kendshme.
- Nese endrrat, synimet tona mbesin vetem endrra, atehere gjate tere jetes nuk kemi bere asgje, pr vetem kemi fjetur.
- Nuk eshte mire qe te vuash, por me mire vuaj ne rini sesa ne pleqeri.
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.
Filadelfia, shtator, 2017