Kisha Katolike shpalli shenjtore Nene Terezen te dielen me 4 Shtator.
Gonxhja shqiptare qe rembeu vemendjen e botes por jo te Shqiperise per dekada të tëra , ka ndryshuar boten. Nisur nga dashuria per Zotin ajo iu sherbeu te varferve te me te varferve, duke u kujdesur per këdo që kishte afër. Urdheri qe ajo themeloi “Misionaret e Dashurise ” vazhdon te jete sot I forte dhe terheqes me rreth 4500 Motra kontemplative dhe aktive duke ju sherbyer me nevojtareve dhe duke sherbyer me buzëweshje, pa u ankuar e pa u lodhur!
Per te nderuar vepren e Nene Terezes dhe per të festuar 5 Shtatorin, Diten e festês së Shenjtores Shqiptare, ky komunitet I misionareve te saj ne Uashington DC mbajti nje Meshe ne mengjesin e SE Shtuned me 3 Shtator dhe pastaj iu sherbye ushqim e iu be shoqeri te pastreheve dhe nevojtareve te tjere ne kete zone. Shume
Shqiptaro Amerikane ne Uashington DC, brenda nje kohe te shkurter, u organizuan dhe iu bashkangjiten ketyre aktiviteteve per te nderuar motren e gjakut Shenjtoren Tereza te Kalkutes me rastin e shenjterimit.
Merrnin pjese gjithashtu Ambasadorja e Kosoves be DC Vlora Çitaku, diplomatet shqiptare Mamica Toska, Daniela Nesho, Atasheu policor Artan Didi , Diplomatet Frymezim Isufaj dhe Ron Kryeziu .
Shqiptaret bene dhurata financiare dhe materiale per qendren e murgeshave per to ndihmuar ato sadopak ne misionin e tyre qe eshte vazhdim I asaj qe filloi Nene Tereza.
Ishte bukur te shihje bashkeatfhetare te çdo Moshe dhe deshire mire per te ndihmuar. Ngjyrat kuqezi dukeshin qarte dhe buzeqeshja ne fytyrat e çdo kujt ishte teper e dukshme. Nënë Tereza, shenjtorja shqiptare, lutu per ne! Gezuar Festen ! U befte Festen kombetare Dita e Nene Terezes!
Korrespondenti i Diellit