Shqiptarët e Amerikës kujtojnë 15 Vjetorin e 11 shtatorit 2001 – Duke kujtuar bijët e traditës Shqiptare/
Në këtë ditë, dhe kombi ynë hyri në historin e heronjve amerikan, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të cilët do të kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan./
Nga Beqir SINA, New York City/
LOWER MANHATTAN NY: New York City, është i tëri sot duke ndjekur një ceremoni përkujtimore, që ka nisur qysh heret në mëngjes, me rastin e 15 vjetorit të 9/11.
Sulmet koordinuara të kamikazve – anetare te nje grupi terroristësh më 11 shtator 2001, morën jetën e 2,996 njerëzve të pafajshëm, duke e bërë atë sulmin më vdekjeprurës në tokën Amerikane në histori. Më shumë se 6,000 të tjerë kanë qenë të lënduar nga ai sulmë.
Nëntëmbëdhjetë terroristë rrëmbyen 4 jetliners në orët e hershme, të asj dite. Dy nga aeroplanet e goditën dy kullat Binajke, të Qendrës Botërore të Tregtisë, një aeroplan ra pranë ndërtesës e Pentagonit në Uashington, dhe një aeroplan tjeter u rrëzua në një fushë në nje fshat – Shanksville, Pensilvani.Gjatë shërbimit përkujtimor të Nju Jorkut, këmbana e parë do të bjerë në Ground Zero në 8:46 paradite, për të hapur ceremoninë për të përkujtuar viktimat që mbeten të vrarë nga rrëzimi në dy kullat Binjake.
Emrat e të gjitha viktimave do të lexohen me zë të lartë një për një në këtë shërbim solemn këtu në Manhatanin e poshtëm.
Në ndërkohë të gjitha insititucionet shtetërore, dhe vendet publike në qytetin e New Yorkut, flamuri kombëtar amerikan qysh heret në mëngjes, sot ditë e diel më 11 Shtator, ra në gjysëm shtizë.
Në qytet, sidomos në zonën për rreth ku më parë kan qenë Kullat Binajke, ndalet çdo veprimtari gjatë ceremonisë së përkujtimit dhe ndizen qirinjë e vendosen buqeta me lule të freskta në afërsi të Qëndrës Tregtare Botërore.
Fanfarat e anijeve, sirenat e trenave, sirenat e emergjcës, këmbanat e kishave, bandat muzikore të reparteve të zjarrfikësve e policisë me marrshe funebre, me egzekutimin i hymnit kombëtar, dhe ngirtja e flamurit kombëtar, amerikan, shënuan në mënyrën më solmne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 15- vjetorin e sulmeve terroriste mbi dy simbolet amerikane atë tregëtis e mbrojtjes, dhe rënjen e aeroplanit në Pennsylvania .
Sot, në datën 11 Shtator 2016, ashtu si ditën e martë më 11 shtator 2001, ora 08 : 46 ’00 e mëngjesit, bëhen pesëmbëdhjetë vite nga ato sulmet tragjike terroriste në tokën Amerikane. Sot, pikërishtë, kjo orë dhe data 11 shtatorë 2001, është dita, kur katër avionë të rrëmbyer nga një grup terroristësh, sulmuan dy qëndrat simbol të Amerikës, Qëndrën Tregtare Botërore”World Trade Center” dhe Ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtes”Pentagonin” dhe kur një avion tjetër, u rrëzua diku në një fshat në Pensllvenia.
Pra, sot, është koha që të kujtohen afro 3.000 mijë njërëz të pafajëshëm që vdiqën me 11 shtator dhe që të lutemi për ta, për familjet e tyre, dhe miqtë e tyre. Atyre mijëra viktimave nga rreth 70 shtete, nga të gjitha ngjyrat, racat e fet, një botë e tërë në minjatur. Éshtë dita sot, të kujtohet kjo ditë, dhimbja e tmerri që shkatojë ajo ditë tek dikush që qe në vend-ngjarje, dikush ishte i shtangur me lot e duke mos besuar tek vetja, për atë që po shikonte në ekranin e televizorit, tek Nju Jork-u, Ushingtoni e Pensillvenia.
15-të, vjet pas kësaj ngjarje gjithë Amerika dhe bota i ka syt e mëndjen tek ky jubile i përkujtimit të 9-11, e cila ështtë shpallë dhe si Dita Kombëtare e Patriotëve. Dhe, duke përkujtuar këtë përvjetor, SHBA-s, do të bëjnë që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më. Dhe, po me këtë rastë të tregojnë edhe arsyet se pse Amerika është duke e zhvilluar këtë përkujtim jubile të 15 vjetorit të sulmit terroristë edhe me një fushatë globale kundër atyre që qëllimisht vrajnë njerëzit e pafajshëm.
Kjo luftë ia kundërven lirinë frikës, ia kundërven tolerancën jotolerancës dhe ia kundërven të drejtën asaj që është e gabueshme. Në pyetje janë vlerat që ne i konsiderojmë si më të shenjtat. Sikurse, ka thënë edhe ish Presidenti Bush, “Këta terrroristë vrasin jo vetëm për të marrë jetët, por që të ndërprejnë një mënyrë të jetesës…..Ata urrejnë lirinë tonë – lirinë tonë të fesë, lirinë tonë të fjalës, lirinë tonë të votës dhe të tubimit dhe madje lirinë tonë që të mos pajtohemi me njëri tjetrin”.
Sot, metropoli i botës Nju Jork-u ka mbi “shpatullat” e tij peshën e dhimbjes, ka peshën e dinjitetit kombëtar ka gjithë Amerikën dhe gjithë botën e qyteruar .
Procesioni kememorativ, ka flluar edhe tre familjet e tre viktimave shqiptar, si çdo ritual gjatë këtyre vjetëve vizituan këtë zonë dhe vendosën kurora lulesh.
Në këtë ditë, dhe kombi ynë hyri në historin e heronjve amerikan, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, të cilët janë emra, që do të kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan.
Shqiptarët, treguan këtë ditë se, ne ndoshta janë të vetmit, kombë në botë, që kurr nuk e pranuam ose nxitëm terrorismin në tokat e tona!
Megjithse, u terrorizuan sistematikisht në periudha të ndryshme, nga rregjimet komuniste, andej e përtej kufrit shqiptaro-shqiptarë.
Viti, 1999-të, tragjedia më e tmerrshme e popullit tonë, në sotë e botës së qytetruar, pikërisht athere kur në trojet shqiptare, shqiptarët, u kërcënuan, deri në zhdukejn tyre, nga dora kryekriminele, e serbis së Millosheviqit.
Ndijem, dorën e ngroht dhe përkrahejn e madhe të këtij vendi i cili përkujton, sot, Ditën e Patriotëve Amerikan – 11 Shtatorin.
Shqiptarët që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit : Viktor Saraçini, 51 vjeç: Pilot në një prej katër avionëve të rrëmbyer nga terroristët (por, që zyrtarisht nuk është në listën e shqiptarëve që humbën jetën me 11 Shtator 2001 ) . Rrok Camaj, shqiptar nga Malësia e Madhe, 60-vjç: Punonte në njërën prej kullave binjake, ku pastronte xhamat nga jashtë. Simon Dedvukaj, shqiptar nga Mali i Zi, një ndër më të rinjët – 26 vjeç: Punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë. Mon Gjonbalaj, shqiptar nga Kosova, 65 vjeç: Punonte prej 30 vitesh si portier në njërën prej kullave binjake.
Përkujtohet 11 Shtatori
Në gjithë Shtetet e Bashkuara përkujtohen 3 mijë viktimat e pesëmbëdhjetëve vjetëve më parë, kur dy Kullat Binjake u shkatërruan nga dy aeroplanë të përdorur si kamikazë nga terroristet e Al Qaida-s. Ndër mijëra viktimat që humbën jetën në Manhatan ishin edhe tre shqiptarë, Simon Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj.Në këtë përvjetor tragjedia e këtyre viktimave është kthyer në shpresë dhe frymëzim për brezat e tjerë. Në Manhatan, organizohet një ceremoni përkujtimore për mijëra viktimat e 11 shtatorit. Edhe në Pentagon e Pensilvani, ku u vranë disa qindra qytetarë të tjerë do të përkujtohet jeta dhe heroizmi i atyre njerëzve që u zhdukën nga sulmet terroriste.Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan . 26 vjeç, përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake, i porsamartuar me Elizabetën nga Shqipëria, me shpresa të mëdha për jetën e familjen, Simoni me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë me prindër shqiptarë është e mundur të ruash e të çosh më tej gjuhën, traditat e kulturën shqiptare.Personaliteti i Simonit u bë shkas që familja dhe shokët e tij ta kthenin tragjedinë e tij në shpresë të përhershme për shumë të rinj shqiptarë në AmerikëNëna e Simonit që përgjeronte ato ditë, tani duket më e qetë në se më parë, kur ajo nuk ishte në gjendje të thoshte asnjë fjalë për të birin. Por, përsëri, emocionet e pengojnë të flasë për Simonin. Marashi, i ati i Simonit, shpjegon se për prindërit dhimbja e humbjes së fëmijës, së tyre është shumë e rëndë dhe nuk shërohet kurrë. Marashi thotë se të trija familjet shqiptare që kanë humbur pjestarë të tyre do të shkojnë në vendin e Kullave Binjake në çdo përvjetor për t’i përkujtuar ata.
Pa vdekjes familja ka hapur “Fondacionin Simon M. Dedvukaj” me qendër në New York, i cili thuhet se synon të ndihmojë të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Amerikë të ruajnë kulturën, historinë dhe besimet e ndryshme fetare shqiptare.
Fondacioni, i tyre jep bursa për nxënësit e gjashtë shkollave të mesme në New York, përmes fondeve të mbledhura nga individë të ndryshëm që kontribuojnë në këtë fondacion.
Familja e Simonit synon që fondacioni të kontribuojë në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë.
Rrok Camaj ishte në katin e 105-të kur i telefonoi të birit, Vincent, për t’i dhënë lamtumirën dhe për t’i thënë se tani ai do të ishte në duart e zotit. Kujtimi i Rrokut, është mbajtur gjallë edhe përmes shumë mesazheve të vendosura në një faqe të posaçme interneti.
Të tri familjet shqiptare shkëmbejnë mesazhe jo vetëm në çdo 11 shtator, por edhe për festa e gëzime, duke vështruar përpara, me shpresë e jo vetem dhimbje.
Një mesazh kujton ditën kur në gusht 2001 Rroku së bashku me katër vëllezërit e tij ishin takuar pas shumë vitesh. Ndarja për t’u kthyer në New York, ishte e vështirë dhe do të kthehej në dhimbje pas sulmit të 11 shtatorit. Per hartuesin e mesazhit, vdekja e Rrokut u kthye në një mësim të dashurisë për njerëzit, për familjen dhe shokët. “Përqafoji të afërmit e tu njësoj sikur nuk do t’i takosh përsëri më vonë, se nuk i dihet nëse do t’i shohësh më të nesërmen”, thuhet në mesazh.
Mon Gjonbalaj e donte shumë punën dhe refuzonte të dilte në pension, megjithëse e kishte mbushur moshën. Në telefonatën e fundit nga kati i 86-të i kullës binjake amaneti i tij ishte që fëmijët e tij të bëheshin të fortë dhe ta mbanin familjen të lidhur ngushtë. Familja për të ishte gjëja më e çmuar. Salë Gjonbalaj, i biri, më thotë se edhe pse kanë kaluar kaq vjet, babai i tij është i gjallë në kujtesën e tij dhe të familjes.
Më të dhimbshme bëhen këto kujtime kur ai shikon në televizion lajmet që lidhen me terrorizmin. Por Sala shton se familja e ka përballuar dhimbjen dhe ka mbetur e fortë siç e dëshironte Mon Gjonbalaj.
Kujtimi i Mon Gjonbalaj nga anëtarët e familjes së tij do të jetë një frymëzim në secilin prej përvjetorve të 11 Shtatorit.