• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shoqata “Duart e Hapura” festë për komunitetin shqiptar në ditën e bamirësisë

September 7, 2021 by s p

Nga Sokol Paja

Komuniteti shqiptar në Bronx dhe lagje të tjera të New Yorkut u mblodh për të festuar së bashku ditën e Bamirësisë, Festën e Shën Nënë Terezës dhe ditën e vullnetarëve. Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA) me drejtues Aleksander Nilaj kishte përgatitur një piknik në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi dhe falënderimi për punën e shkëlqyer që vullnetarët dhe bamirësit kanë bërë gjatë kohës së pandemisë dhe jo vetëm. “Duhet të jem falenderues Zotit, shenjtores sonë Nënë Terezës dhe punës së palodhur që bashkëpunëtorët e mi si vullnetarët dhe bamirësit bëjnë çdo ditë. Falë punës dhe ndihmës së tyre ne mund të bëjmë gjëra të vogla me përkushtim e dashuri të madhe. Ky është viti i parë i këtij organizimi që do ta kthejmë në traditë pasi këta njerëz që shërbejnë e dhurojnë meritojnë festë, mirënjohje dhe respekt të pakufijshëm” u shpreh për Diellin e Vatrës z.Nilaj. Në këtë takim festiv historiani Bajram Doka për të gjithë pjesëmarrësit shpjegoi disa detaje historike të hartës dhe historisë së Shqipërisë. Në përgatitjen e ushqimeve, shërbimin dhe asortimente të tjera plotësuese kontribuoi familjarisht patrioti bamirës Toni Musaj. Festa vazhdoi deri në orët e pasdites duke shënuar një moment gëzimi mbresëlënës për të gjithë pjesëmarrësit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Aleksander Nilaj, duart e hapura, Shqiptaret ne New York

TUSH (TONI) MUSAJ, HEROI I HESHTUR I BAMIRËSISË

September 2, 2021 by s p


Nga Sokol Paja/


Kombi shqiptar është shquar gjithmonë për fisnikëri, bujari dhe zemërgjerësi. Kur këto virtyte si vlera të shtrenjta të një kombi pasqyryohen e transmetohen në “dhe të huaj” marrin një tjetër vlerë, fuqi dhe identitet. Të japësh nga vetja është një cilësi e njerëzve të veçantë. Bamirësit janë dora e Zotit mbi tokë pranë njerëzve në nevojë. Madhështia qëndron te thjeshtësia. Janë të shumë bamirësit apo shoqatat e ndryshme që për çdo akt bamirësie e amplifikojnë mediatikisht e trumbetojnë në public si një gjë të jashtëzakonshme. Por ka edhe nga ata njerëz që punojnë, veprojnë, ndihmojnë pa u shfaqur, pa u dukur, pa u dëgjuar, pa bërë publicitet, pa kërkuar certefikata nderi, fletëlavdërime e tituj. Ata punojnë me përshpirtshmërinë më të lartë, angazhimin më të madh njerëzor, energjitë e pashterrshme duke dhënë kohën e tyre, pasurinë e tyre, zëmren e shpirtin e tyre në ndihmë të të varfërve. I tillë është Tush(Toni) Musaj, një shqiptar i përkryer, një patriot aktivist, një bamirës i devotshëm, një familjar shembullor, një njeri energjik i cili në çdo kohë gjendet duke ndihmuar dikë apo duke shpërndarë diçka për të varfërit. Tush(Toni Musaj) është një shembull shqiptar i bamirësisë dhe shpirtit të madh e zemrës së bardhë. Toni është një krenari kombëtare. Toni është një modeli shëndoshë, një shqiptar i veçantë dhe punëtor i pashembullt. Në New York, Tush (Toni) Musaj e njohin të gjithë. E vështirë të takosh dikë në Bronx dhe rrethina që nuk e ka marrë një ndihmë e mbështetje nga Toni dhe familja e tij. Toni Musaj është një veprimtar dhe bamirës që haset vështirë në ditët e sotme. Toni që sot bën krenar çdo shqiptar me shembullin e tij të jashtëzakonshëm, ka një histori të veçantë si pak shqiptarë që nga Kosova e deri në New York. Tush (Toni) Musaj mori pjesë në luftën për çlirim e atdheut duke kontribuar në UÇK e duke u rreshtuar më patriotët e tjerë shqiptarë që luafuan pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përveç luftës ai shërbeu në Spitalin Ushtarak në Irzniqë të Deçanit duke u marrë më shërbimin ndaj të plagosurve në luftën ndaj okupatorit serb. Pas luftës ai me krenari e ka mbajtur Emlemën e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”. Në vitin 2004 Tush (Toni) Musaj zhvendoset për një jetë më të mirë në Amerikë. I lindur në fshatin Ratish i Ulët Komuna Deçanit sapo erdhi në Amerikë vazhdoi traditën e familjes së tij duke ndihmuar për bamirësi ndaj njerëzve në nevojë, cilësi dhe porosi e trashëguar nga familja e tij fisnike. Këtë shërbim të jashtëzakonshëm Tush (Toni) Musaj e kryen përditë si dëshmi e zemrës së tij të bardhë e shpirtit të tij të madh. Toni zotëron në Bronx 3 Markete: Dardania European Market, Nick’s European Market, European Fresh Produce, në të cilat tregton vetëm produkte e nënprodukte shqiptare, një tregti në shërbim të produkteve shqiptare, prodhuesve shqiptarë, shitësve shqiptarë e punonjësve shqiptarë. Në marketet e tij ai ka të punuar patriotët e tij shqiptarë duke u hapur dyert të gjithëve, edhe atyre që u janë mbyllur dyert edhe atyre që kanë humbur shanset. Jo vetëm përgjatë pandemisë globale por në çdo kohë, Toni, familja e tij e veçanërisht bashkëshortja e tij Tina nuk e kanë ndalur për asnjë moment hapin dhe vrapin e tyre në bamirësi. Në kohën kur bota u gjunjëzua dhe paralizua nga virusi vdekjeprurës Covid-19, Toni Musaj dhe familja e tij në çdo kohë u gjend afër shqiptarëve dhe jo vetëm. Gjatë pandemisë dhe ende sot ai dërgon ushqime në shtëpi për të sëmurët, njerëzit në pamundësi lëvizjeje, pensionistët, njerëzit më aftësi ndryshe, ata që kanë humbur punët apo që vuajnë nga sëmundje të ndryshme etj. Nw çdo rast Toni Musaj ishte aty për të shërbyer dhe ndihmuar me zemërgjerësi e zemërbardhësi. Me qëllim që të mos ishte frikë e panik në pandemi, Tush (Toni) Musaj bëri ulje çmimesh në marketet e tij me qëllim që çdo produkt të ishte i aksesueshëm për blerësit pavarësisht çmimit. Ata që nuk kishin mund të merrnin falas. Toni fali borxhet e atyre që skanë pasur mundësi të paguajnë, dërgoi për Shqipëri dhe Kosovë e viset shqiptare dërgesa financiare, për ushqime, ndërtime shtëpijash, për të sëmurët, ndihmë për fëmijët në nevojë dhe për fëmijët e të rënëve në luftë, dhe fëmijët e dëshmorëve të atdheut. Toni Musajt nuk iu dhimbs djersa e mundi i tij e familjes për të dhënë gjithçka që fitonte për të varfrit, të pamundurit dhe mbi të gjitha patriotët e tij që kishin nevojë. Emri i Tush (Toni) Musaj lidhet direkt me ndihmat në shuma të mëdha monetare si kontribues i vetëm në pjesëmarrje dhe organizime darkash për bamirësi, në mbledhjen e fondeve me qëllim që të lëhtësojë barrën që heqin mbi supe vëllezërit e motrat tona në Shqipëri dhe Kosovë. Toni ka ndihmuar kishat dhe xhamitë në Shqipëri dhe Kosovë, ka ndihmuar kishat dhe xhamitë shqiptare në Bronx dhe në lagje të tjera shqiptare në New York, ka ndihmuar organizatat bamirëse dhe shoqatat e ndryshme shqiptare, studentët shqiptarë, kushdo që ka takuar Tonin e ka prekur nga afër ndihmën dhe zemrën e bardhë të Tonit. Toni Musaj në çdo kohë ka suportuar si mbështetës i pakufijshëm me të gjitha mjetet e nevojshme infrastrukturore dhe financiare aktivitetet shqiptare të Pavarësisë së Kosovës, të Shqipërisë dhe aktivitete fetare e shkollore për shqiptarët në Amerikë, Shqipëri dhe Kosovë. Toni Musaj sjell ndërmend një rast për festën e Flamurit kombëtar të para dy viteve të festuar në City Hall, Manhattan-New York ku Toni dhuroi produkte, pije dhe ushqime tipike shqiptare për festën kombëtare gjë që mahniti amerikanët dhe shqiptarët e pranishëm. Toni Musaj ka mbështetur edhe Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra në të gjitha aktivitetet e saj duke qenë njëri prej kontributorëve kryesorë. Toni Musaj është një shqiptar i thjeshtë dhe i veçantë. Ai mishëron vlerat më të larta dhe idealet më të pastra të shqiptarit të mirë që na bën krenar të gjithëve. Zemërgjerësia dhe shpirti i tij i madh janë modele krenarie kombëtare më të cilat kemi se çfarë ti tregojmë botës.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Shqiptaret ne New York, Tush (Toni) Musaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT