Në kuadrin e rubrikës “Vlera të pavdekshme shqiptare”, jepet fjala e Asdrenit me rastin e varrimit të Arhimandrit Harallamb Çalamani në Bukuresht: “Ishte ai gjak i flaktë shqiptari që i ushqente me entuziazëm të parët tanë”. Sot, për ne shqiptarët etnikë, një lugat endet nëpër Parlamentin e Rumanisë si deputet i etnisë shqiptare, edhepse s’i përket kësaj, duke përvetësuar paratë publike për kompromitimin e ekzistencës së komunitetit tonë. Kjo situatë poshtëruese nuk mund të komentohet aq kohë sa autoritetet rumune, edhepse e njohin situatën reale, nuk kanë bërë asgjë deri tani, ndërsa autoritet shqiptare janë dëshmuar edhe më të pandjeshme, duke na lënë në mëshirën e fatit, pa kurrfarë intervenimi te autoritetet rumune./
Shkruan:Baki Ymeri?Bukuresht/
Në faqen e parë të numrit të shtatorit (2013), jepen fotografitë e kryeministrit rumun Victor Ponta që ka admirim ndaj Kosovës, ministri i Jashtëm Titus Corlăţean, presidentja Atifete Jahjaga, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli. Në gjuhën rumune jepet artikulli i deputetit Remus Cernea “Njohja e pavarësisë së Kosovës, një hap i madh përpara për Qeverinë rumune”. Sipas fjalëve të tij në kuadrin e një interviste për gazetën Puterea (Fuqia): “Autoritetet e Bukureshtit duhet të kenë mençurinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për më shumë, krahasimi ndërmjet Kosovës dhe një zone të banuar me hungarezë (Tinutul Secuiesc), është një krahasim i gabuar”. Parlamentari Cernea ka nënvizuar se Qeveria rumune do të duhej të vijë me një trajtim të mençur në politikën e jashtme… Kosova është një realitet gjeopolitik, kurse Rumania është një nga vendet e fundit të Europës që s’er ka njohur, ndaj ma merr mendja se duhet të kemi mençurinë për ta njohur. Kosova është një realitet që duhet pranuar, kurse Qeveria rumune duhet të bëjë një hap të madh përpara, një hap që do t’i sjellë prestigj në plan ndërkombëtar.” Sipas tij, politika e jashtme rumune duhet të dalë nga kornizat e mbylljes, të dyshimit e të ngërdheshjes, ndaj ka ardhur koha kur duhet të kemi një qëndrim më të hapur ndaj Kosovës.
Vlen të ripotencojmë faktin se Shqiptari del kohëve të fundit me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës, falë minsitrit Makolli dhe ekipit të tij. Në vazhdim jepet artikulli “Vetëm trysnia gjermane po e mbush me mend Serbinë”, huazuar nga Bota sot: “Derisa përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, po bëjnë lëshime të vazhdueshme në raport me negociatat me Serbinë, janë dy vende mike të Kosovës, Gjermania dhe Britania, ato të cilat po tregohen më rigoroze ndaj sjelljeve të shtetit serb në raport me Kosovën. Shteti Gjerman, me mbështetjen e Britanisë së Madhe, ka hartuar një listë prej nëntë kushtesh, të cilat Serbia duhet t`i plotësojë, nëse dëshiron të futet në BE”.
Pason një artikull tjetër nga e njëjta gazetë: “Ministri i Diasporës viziton Medvegjën”, fotografi të ndryshme në kolor, artikulli “Makolli inkurajon krijuesit e diasporës”, artikulli i Daniel Marianit në gjuhën rumune “Të jesh shqiptar don të thotë të jesh një shpirt i hatashëm”, një artikull në gjuhën rumune marrë nga Adevărul (Shqipëria mund të bëhet vendi i 29 i BE), një shkrim i redaksisë me titullin “Rruga magjike e revistës Shqiptari”. Pason një fotodokumentim mbi hallet e komunitetit shqiptar të Rumanisë sipas shtypi shqiptar dhe atij rumun, fotografi me Behxhet Pacollin dhe misionin e tij në botë për njohjen e Kosovës, një portret kushtuar Reshat Sahitajt në kuadrin e personaliteteve të shquara shqiptare, pamje nga tryeza e miqësisë së Kosovës me Bukureshtin, artikulli i Florian Bichirit “Kosova dhe Dhelpra e Ballkanit” me burime nga “Shqiptari” i vitit 1889. Në vazhdim jepet rumanisht pamfleti i poetit Daniel Marian me titullin “Një parlamentare e virosuar, bakterizuar dhe e stërpërdorur”. Blhet fjalë për deputeten antikosovare Oana Manolecu që ia zhvat buxhetin qeveritar komunitetit shqiptar.
Se kush është ajo, flet edhe shtypi rumun përmes artikullit “Përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlament nuk është shqiptar” (Azi, 28 shkurt 1997). Në kuadrin e rubrikës “Vlera të pavdekshme shqiptare”, jepet në gjuhën shqipe fjala e Asdrenit me rastin e varrimit të Arhimandrit Harallamb Çalamani në Bukuresht: “Ishte ai gjak i flaktë shqiptari që i ushqente me entuziazëm të parët tanë. Shqipëtarët, si brenda edhe jashtë, s’kanë kohë të mentohen për gjëra të larta, të cilat i lartësojnë si ata vetë, si edhe atdheun që i lindi. Këta të sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave të brezit të shkuar, që me veprat e tyre patriotike, shkëlqyen si ylli i motshëm në mes të errësirës. Sot Shqipëtarët hahen e grihen në mes të tyre për punë interesi, smërira personale, duke ia vënë kazmën themeleve të shtetit tonë të ri. Shqiptarët s’kanë kohë t’i peshojnë mundimet e çdo idealisti, e t’u japin meritën e duhur.” Pason rubrika me tituull “Shqipëria ekziston që nga krijimi i botës”, me një fotografi të Presidentit Bujar Nishani në mesin e shqiptarëve të Kosovës, si dhe me një fotografi qytetarësh rumunë përballë ëmbëltores “La atletul albanez/Te atleti shqiptar” në Sllatinë të Oltenisë.
“Ministri Makolli priti një delegacion nga Austria” është një artikull i veçantë i shoqëruar me një fotografi zonjash të njohura nga Gjakova, si Sakibe Dobruna Doli etj. Pason rumanisht një intervistë me zonjueshen Mona Agrigoroiaiei: “Rumania dhe njohja e Kosovës”, botuar në të përditshmen cotidianul.ro, me një numër impresionues komentesh në favor të kauzës kosovare. “Shqiptarët e Rumanisë ndjehen viktimë e diskriminimit” është një letër a hapur drejtuar Presidentit Bujar Nishani lidhur me hallet e komunitetit shqiptar të Rumanisë. Po japim vetëm një fragment: Shkëlqesi e nderuar! Jemi të detyruar nga rrethanat në të cilat ndodhet sot diaspora shqiptare e Rumanisë, pas disa intervenimeve te Qeveria rumune, të Ju drejtohemi me këtë letër edhe Juve si përfaqësuesi më i lartë të Shtetit amë, për të Ju informuar dhe sensibilizuar mbi situatën e zhvillimeve retrospektive dhe aktuale të komunitetit tonë.
Prej disa vitesh rrjesht, shteti shqiptar dhe opinioni mbarëkombëtar janë njoftuar me situatën e rëndë në të cilën ndodhet komuniteti shqiptar i Rumanisë, në veçanti organizata përfaqësuese e kësaj, Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë (BKSHR). Kjo si pasojë e faktit se etnia shqiptare përfaqësohet në Parlamentin e Rumanisë nga një person që nuk i përket kësaj etnie, nuk njeh as historinë dhe as anëtarët e komunitetit shqiptar, por që përdor subvencionet financiare të Qeverisë vetëm në dobinë e një grupimi të themeluar në mënyrë të dyshimtë nga Oana Manolescu, shtetase rumune me origjinë serbe përnga gjyshi i mamasë së saj (Sërbulescu, alias Sërbu).” Me ç’risi vjen Shqiptari në numrin e tetroit?
Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare
Revista inaugurohet me artikullin “Kosova e nderuar që ka një mik dhe partner si Gjermania”, de facto me fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në OKB. Pason një intervistë e Ina Arapit huazuar nga Bota sot: “Shqipja ishte e shkruar që para Mesharit”,. Pas ballinës së Shqiptarit me gazetarin Idriz Morina pason një rubrikë e re me titullin “Nga aktivitetet e Ministrsisë së Diasporës”. Jepen burime mbi takimet ministrit Makolli me zyrtarë dhe mërgimtarët tanë në Australi, artikulli Në Stamboll u mbjat paneli “Marrëdhëniet shqiptare-turke gjatë historisë”, një njohtim me titullin “Konferenca për investime. Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës në Gjermani”, një njoftim tjetër lidhur me regjistrimin dhe aplikimin për votim për pjestarët e diasporës. Pason ekspozita “Simfoni në bronz” nga Mal Myrtaj, një njoftim tjetër mbi kampin dimëror organizuar nga Ministria respektive, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve shqiptarë nga diaspora, përafrimit me vendlindjen dhe krijimin e kontakteve me moshatarët e tyre nga data 23 deri më 29 dhjetor 2013. Pason një informatë për grumbullimin e lëndës arkivore dhe muzeore të diasporës dhe mërgatës shqiptare, si dhe burime tjera huazuar nga portali Ministrisë së Diasporës.
Revista dinamizohet me ribotimin e artikullit Gazeta të vjetra shqiptare, jepet një album historik me Përlindjen e Shqipërisë, faksimil nga një letër dërguar Nikolla Naços më 1893, gazeta e revista të vjetra si: Drita, Atdheu, Flamuri i Shqipërisë, Albano Macedonia, Lajmëtari i Shqypenies, Shqipëria e re, Zëri Shqiptar, Dielli, Kosova etj. Dr. Xhelku Maksuti vjen me artikullin “Shqiptarët e Rumanisë, viktimë e antishqiptares Oana Manolescu”, me një fragment si: “Një lugat endej dikurë nëpër Europë – lugati i komunizmit. Sot, për ne shqiptarët etnikë, një lugat endet nëpër Parlamentin e Rumanisë si deputet i etnisë shqiptare, edhepse s’i përket kësaj, duke i përvetësuar paratë publike të kontribuesit rumun për kompromitimin e ekzistencës së komunitetit tonë. Kjo situatë poshtëruese nuk mund të komentohet aq kohë sa autoritetet rumune, edhepse e njohin situatën reale, nuk kanë bërë asgjë deri tani, ndërsa ato shqiptare janë dëshmuar edhe më të pandjeshme, duke na lënë në mëshirën e fatit, pa kurrfarë intervenimi te autoritetet rumune.” Revista mballet me një cikël poetik të Dumitru Ichim nga Kanada, me një portret mbi Kozeta Zavalanin, me poezi të Sadie Kryeziu Bajtullahu, me fotografi e ballina revistash shqiptare që mbeten në memorjen e historisë sonë. (alban.voka@gmail.com)