• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptaro-amerikanët, të tretët për remitanca në Shqipëri

March 20, 2017 by dgreca

Emigrantët shqiptarë po e shpëtojnë Athinën nga kriza/

Në kulmin e krizës ekonomike që ka pllakosur Greqinë, janë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, ata që kanë shpëtuar nga kolapsi total tregun imobiliar. Lajmi u bë public më datën 19 mars 2017, nga qendra ndërkombëtare e studimeve imobiliare “PEV Research Center”. Sipas studimit të kësaj qendre, emigrantët shqiptarë gjatë viteve 2015-2016, vlerësohen si blerësit më të mirë të banesave. Shqiptarët paguajnë me para “KESH”, banesa të ndërtuara 20-40 vite më parë, në zonat e qendrës së Athinës dhe qyteteve më të mëdha të vendit. Ekspertët e tregut të banesave deklaruan se familjet shqiptare, të përbëra prej 3 ose 4 personash, me të ardhura mesatare, janë targeti i preferuar i agjencive imobiliare vendase, pasi sipas tyre, kjo kategori interesohet për blerjen e një banese për të strehuar familjet e emigrantëve, të cilët investimin në blerjen e një banese me çmim nga 20 deri në 100.000 euro, mund ta përballojnë duke e paguar me para në dorë, pa qenë nevoja për t’iu drejtuar bankave, ku mundësia e kreditimit është pothuaj zero. Kjo kategori është më shumë e interesuar që të investojë paratë e fituara nga puna në emigracion, për shkak të përfitimeve të ulëta nga interesat bankare, ose pasigurisë së lartë në bankat vendase, duke “shpëtuar” edhe prej qirave mujore që vërtiten nga 250 në 400 euro në muaj. Ekspertët thonë se, emigrantët shqiptarë kanë preferuar t’i mbajnë paratë e tyre jashtë sistemit bankar gjatë kohës së krizës, që arriti deri vendosjen e kontrollit bankar, çka iu dha përparësi në negocimin e çmimit të një banese, duke paguar pothuaj tërësisht vlerën në KESH, e duke shmangur kështu pagesat nëpërmjet bankës. Sipas kërkimit të qendrës “PEV”, rezultoi se emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, ishin edhe dërguesit kryesorë të remitancave me plot 480 milionë dollarë të dërguara nga Greqia, nga Italia emigrantët shqiptarë kanë dërguar 100 milionë, nga SHBA, 81 milionë dhe Turqia me 4 milionë.

Shënim i “Dielli-t”: Nga studimi shihet qartë se shqiptaro-amerikanët janë të tretët në dërgimin e remitancave në Shqipëri.

Por, ajo që është shqetësuese, është fakti se pamvarësisht këtyre dërgesave që mbajnë në këmbë buxhetin dhe disa banka në Shqipëri, bashkë me të dhe ofiqarët e burokracinë shtetërore, emigrantët shqiptarë nuk kanë mundësinë e ushtrimit të votës?!

Pse nuk rikthehet tradita e viteve 1920-’30, ku shqiptarët në SHBA, kishin deputetët e tyre në parlamentin shqiptar? Është evidente përfaqësimi i diasporës e emigrantëve shqiptarë më deputetët e tyre, konkretisht në SHBA, Angli, Gjermani, Belgjikë-Francë, Itali dhe Greqi. Sa për rregjistrimin e procedurat, e bën shumë shpejt e lehtë diaspora dhe kandidatët e saj, e ja jep gati Ambasadave Shqiptare në këto vende.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Athina, Emigrantët, SHQIPTARO-AMERIKANET

Ambasadori Lu, vlerëson kontributin e shqiptaro-amerikanëve në SHBA dhe Shqipëri

November 7, 2016 by dgreca

ambasadori LU sot(1)

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, komentoi rolin e shqiptaro-amerikanëve në përparimin e Shqipërisë. Zoti Lu u intervistua nga korrespondenti i VOA në Tiranë, Ilirian Agolli dhe i bëri komentet në prag të Samitit të Diasporës që mbahet në Tiranë nga 18 deri në 20 nëntor. “Doja ta filloja këtë intervistë me një histori, – tha zoti Lu. Është një fotografi e famshme e një djali sirian që u përhap në internet në mbarë botën. Ai ishte plagosur në një sulm ushtarak dhe ishte i përgjakur. Kur presidenti Obama shkoi në Kombet e Bashkuara në shtator, ai foli rreth një fëmije amerikan që quhej Aleks, i cili i kishte shkruar një letër ku i kërkonte ta sillte djalin e vogël sirian në shtëpinë e tij. “Dua që ai të jetë pjesë e familjes sonë, dhe ai do të jetë si vëllai im”, shkruante Aleksi. Letra e gjashtëvjeçarit u bë e famshme në mbarë botën dhe të gjithë mësuan se ai ishte shumë i veçantë. Ata nuk e dinin në fakt që ai ishte një shqiptaro-amerikan. Prindërit e tij janë nga Shqipëria. Kjo më kujton mënyrat e ndryshme me të cilat shqiptaro-amerikanët kanë kontribuar në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi një vend imigrantësh dhe në Amerikë ka 214 mijë shqiptarë që punojnë në fusha të ndryshme të jetës. Ata janë atletë, lojtarë hokei, lojtarë futbolli, muzikantë, artistë hip-hopi, regjisorë filmash, biznesmenë, shkencëtarë, dhe ka nga ata që shërbejnë në forcat e armatosura amerikane duke sakrifikuar çdo ditë për sigurinë e vendit tonë. Ne kemi patur politikanë që kanë qënë shqiptaro-amerikanë. Ish-kongresmeni nga Nju Jorku, Joe Dioguardi është shqiptar-arbëresh. Kryetari i bashkisë së Usterit në Masaçusets dhe ai i bashkisë së Nju Orlinsit në Luiziana janë shqiptaro-amerikanë. Kemi një shqiptaro-amerikane që është një atlete e famshme olimpike: Enkelejda Shehaj është një nga qitëset më të mira në botë. Ajo mori pjesë në lojrat olimpike të vitit 1992 në Barcelonë dhe mori pjesë atje si përfaqësuese e Shqipërisë. Pas trazirave të 1997-ës, imigroi në Shtetet e Bashkuara. Verën e kaluar ajo konkurroi në Rio si amerikane edhe njëherë pas 24 vjetësh. Kemi shqiptaro-amerikanin Ferid Murad, i cili fitoi çmimin Nobel në mjeksi në vitin 1998. Dhe sigurisht, shqiptaro-amerikanët ndoshta më të famshëm, janë vëllezërit, Xhim dhe Xhon Belushi, aktorë që unë i kam ndjekur kur isha fëmijë. Të gjitha këto raste më kujtojnë gamën e gjerë të kontributeve që shqiptaro-amerikanët kanë dhënë për vendin tim dhe ky kontribut vetëm sa ka filluar.”

I pyetur se çfarë roli mund të luajë diaspora shqiptare e Amerikës në përparimin e Shqipërisë, zoti Lu tha:”Ne e dimë se ka qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në SHBA. Ajo që njerëzit mund të mos e dinë është se në Shqipëri vijnë çdo vit mbi 100 mijë amerikanë dhe shumë prej atyre janë shqiptaro-amerikanë. Kjo shpjegon pasurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.Diçka tjetër që njerëzit mund të mos e dinë, – tha ambasadori Lu, – është sot në Shqipëri jetojnë në mënyrë të përhershme rreth 20 mijë amerikanë, shumë prej të cilëve janë shqiptaro-amerikanë dhe punojnë çdo ditë për të kontribuar në të mirë të përparimit të Shqipërisë.

Kam takuar shqiptaro-amerikanë që vijnë në Shqipëri dhe që dëshirojnë të kontribuojnë për arsimin. Njëri prej tyre mendon të hapë një universitet amerikan këtu. Kam takuar biznesmenë shqiptaro-amerikanë që shpresojnë të investojnë në infrastrukturë, në fasone dhe në biznesin bankar. Ka shqiptaro-amerikanë që janë anëtarë të parlamentit, një shqiptaro-amerikan shpreson të themelojë një bankë amerikane investimesh këtu. Ka shqiptaro-amerikanë që punojnë në mjekësi e në arsim. Madje kam katër shqiptaro-amerikanë të mrekullueshëm që punojnë këtu në ambasadë. Një punon në zyrën time si sekretar për zv/ambasadorin, një tjetër është oficer i sigurisë diplomatike, një është prokuror federal amerikan, i cili punon për krimet e rënda në çështje shumë të vështira të antikorrupsionit. Njëra është agjente e FBI-së. Ajo punon çdo ditë me policinë për çështje të antikorrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndoshta historia ime e preferuar është ajo me Rrok Mirditën, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar. Ai ishte kryeipeshkvi katolik për Durrësin dhe Tiranën. Ai ishte shqiptaro-amerikan. Ai emigroi në SHBA kur ishte djalë i ri, u rrit në Nju Jork, u bë prift në moshën 25-vjeçare dhe shumë vite më vonë, Papa Gjon Pali i Dytë e emëroi në Shqipëri. Ai e ringriti kishën katolike pas komunizmit dhe shpenzoi 25 vjet nga jeta e tij në shërbim të katolikëve shqiptarë. Në një farë mënyre, ai është babai i kishës katolike këtu në Shqipëri dhe shumë shqiptarë si dhe amerikanë ushqejnë ndjenja respekti për kontributin e tij. Gjithnjë e më shumë shqiptaro-amerikanë vijnë në Shqipëri çdo vit dhe kam besim se sa më shumë të vijnë aq më shumë do të rritet kontributi i tyre vit pas viti.” {VOA }

Filed Under: Interviste Tagged With: Ambasadori Lu, diaspora, samiti, SHQIPTARO-AMERIKANET

SHQIPTARO-AMERIKANET PER CESHTJEN CAME

June 29, 2016 by dgreca

Perkujtohet ne Detroit 72 vjetori i masakres me çnjerezore kunder popullesise çame/

                                                   NGA ZEF PERGEGA*/

     Shqiptaro-amerikanet u mbodhen se bashku per te perkujtuar spastrimin e pare etnik ne Europe te ndodhur mbi popullsine çame ne trojet e veta nga bandat e armatosura te qeverise greke. Organizata çameria me qender ne Detroit ne bashkepunim me publicistin Zef Pergega, organizuan me  26 qershor 2016 nje Akademi perkujtimore kushtuar genocidit te tmerrshem  mbi çamet e pafajshem 72 vjet me pare, inicur nga politika shoviniste greke. Aktiviteti, si deshmi historike dhe si kujtese kombetare qe te mos shuhet e te mos harrohet nga brezat deri ne zgjidhjen e plote, u zhvillua ne Teqen Bektashiane ne Detroit, ne kete vater fetare e atdhetare qe prej vitit 1954, kur ajo hodhi themelet e bashkimit te emigranteve nga Baba Rexhepi.

Salla ekultures ishte e stolisur me flamujt e Amerikes dhe te Shqiperise si dhe nje foto ekspozite ku vihej ne pah me foto masakrat greke mbi camet si dhe fotot e ndryshme pasqyronin disa nga aktivitetet e komunitetit dhe te organizates çameria nder vite ne Amerike kushtuar çeshtjes se saj.

Njeri nga moderatoret Arjan Rexha, me cilesine e kryetarit te deges se organizates çameria ne Detroit i ftoj te pranishmit qe kishin ardhur edhe nga Cikago dhe qytete te ndryshme te Detroitit te degjonin hymnet kombetare te tedy shteteve dhe te mbanin nje minut heshtje ne kujtim te viktimave dhe heronjeve te kombit tone te rene nder vite per lirine e trojeve tona. Me pas Z. Rexhaj u dha fjalen tre udheheqeve fetar te pershendesnin kete takim.

Dervishi Elindon Pashaj ne fjalen e tij nder te tjera tha: “…Falenderoj organozatoret qe zgjodhen Teqen Bektashiane per organizimin e ketij aktiviteti shume te rendesishem qe i kushtohet njeres nga ngjarjeve me te dhimbshme te kombit tone. Per 60 vjet qendra jone i ka sherbyer kombit dhe komunitetit dhe te gjitha trojeve shqiptare e sidomos ceshtjes se lirise se Kosoves. Baba Rexhepi e themeloi kete qender per te gjithe shqiptaret. Duke e ngritur zerin bashke i tregojme botes se zeri yne per ceshtjen tone eshte i drejte dhe duhet degjuar. Ti Shqiperi me jep emrin shqiptar. Kete duhet ta manifestojme dhe ta trashegojme me dinjitetin me te madh. I lutem te madhit zot ti meshiroje te gjithe ato shpirtera qe nuk e kursyen jeten per lirine e tokes shqiptare!”

Imam Shuaip Gerguri ne pershendetjen e tij tha: “…Eshte koha qe te jemi te lidhur fort me njeri-tjetrin. Te mendojme dhe te veprojme si nje trup i vetem qe ta sherojme nje nga gjymtyret e ketij trupi. Ne trup eshte nje organ, e ajo eshte zemra, ne rast se ajo nuk eshte ne rregull igjithe trupi demb. E kjo zemer eshte Tirana eshte Prishtina qe te dyja duhet te punojne me fort se ne e meritojme bashkimin kombetar. Kjo pjese e ndare eshte edhe Cameria qe po lengon prej dekadash. Ne na vene kushte per kete ceshtje e ne falim det u falim toke fqinjeve vetem per karrike. Qeveritaret duhet e te mendohen kur e japing fjalen ne emer te popullit pa e pyetur ate. Ne te gjithe vendet demokratike te botes vendimet e medha merren duke pyetur popullin!”

Dom Ndue Gjergji tha: “…Ne poe e vuajme edhe sot pushtimin 500 vjecar turk. Luftuam dhe vone e fituam lirine. Me kete perkushtim e ne bashkim forcash te luftojme qe te bashkojme pjese e trungut tone te ndare padretesisht. Koha eshte duke punuar per kombin tone e ne te punojme per te. Me shume per Camerine dhe shqiptaret ne trojet e veta ne Mal te Zi. Te japim kontributin tone sidomos per kulturen. Ne dime me fol por pak dime te punojme. Asnje nuk duhet te qendroje pasiv derisa te zgjidhim kauzen tone te drejte. Rrofte bashkimi yne kombetar!”

Ilir Ademi, kryetar i organizates Cameria ne Cikago mbajti kumtesen: ” Perkejket tona per nderkombetarizimin e ceshtjes came” Referuesi u fokusua ne prezantimin e kesaj ceshtje ne tribunat universitare e shkencore si dhe tek kongresistet e senatoret amerikane. Ne duhet ta bindim qe Greqia ta pranoje kete genocit, i cili eshte i deshmuar tashme ne shume punime shkencore e historike e ne libra te shume si nga autoret vendas dhe te huaj dhe njeri prej tyre ne anglisht eshte Robert Ellsie. Ne nuk jemi kundra popullit grek, por u eshte mohuar e drejta dhe gjuha 4 milion shqiptareve ne Greqi. Ademi shpalosi projekte per te ardhmen me qellim sensibilizimin e ceshtjes came.

Luigj Gjokaj, sekretar i shoqates “Malesia Madhe” dhe activist i hershem per ceshtjen came ne fjalen e tij solli fakte mbi angazhimin e diaspores ne Detroit per Camerine, duke cituar dy akademite e organizuara, njera ne Detroit me 20 korrik 2016 dhe tjetra ne New-York me 18 shtator 2016 nga Gjok Martini dhe Zef Pergega dhe demostrata me 7 nendor 2016 e organizuar nga Gjok Martini ku vete Luigji ka marre pjese. Ai solli shembuj nga demostratat e sidomos nga ato te malesoreve kur me 1978 ne New-York u be nje proteste nga greket per te kerkuar Verio Epirin dhe po ate dite nga shqiptaret kundra regjimit komunist ne Shqiperi. Por kur shqiptaret e moren vesh se greket kane dale ne demostate per grabitjen e tokave tona shqiptaret u perleshen me ta duke harrur qelliminpse kishin dale ne deemostrate!.

Zef Pergega, me cilesine e organizatorit dhe moderatorit te ketij aktiviteti mbajti nje kumtese mbi rolin e diaspores per ceshtjen came dhe verimtarine e Bilal Xhaferrit me revisten e tij “Krahu i Shqiponjes”.

Drejtori iTv Shqiptareve te Amerikes Gani Vila mbajti kumtesen mbi masakrat cnjerezore te grekeve ne jugun e Shqiperise dhe vecanerisht ne Progonat, ku u vrane per nje dite 375 shqiptare, 25 prej te cileve i perkisnin fisit te tij. Sipas tij ne keto masakra jane vrare te krishtere e muslimane dhe asnje qeveri nuk ka vepruar me pasterti per cestjen Came. Vila ishte nje kritik i rrepte edhe ndaj qeverise se sotme te Edi Rames, i cili para pales greke ka mbyllur genocidin e ndodhur nga viti 193-1944. Partia e Punes ketyre krimeve u vuri kapak dhe askush nuk guxonte te fliste. Pse duhet te krijhet parti came?! Dekleratat e kryeministrit se partia socialiste edhte e vetmja qe e ka vene kete cestje ne udhen e zgjidhjes nuk eshte as serioze as normale, por eshte nihiliste. Une do te punoj vete si person me familjen me televizionin qe sa te mundem te paraqes material e dokumente per ceshtjen came!”

Takimin e pershendeti edhe biznesmeni Ndue Ftoni njeheresh pronar i ACTV, Alen Hoxha, Prof Anton lajcaj, Shkelqim Ademi si dhe Besim Dervishi.

Albdreams. net qe mori pjese dhe e pasqyroj aktivitetin mirepret materialet e tjera te referuara ne kete takim, i cili ishte i nje niveli te larte dhe mbreslenes.

Me poshte po japing fjalen e gazetarit  Zef Pergega, i cili na e dergoi me e-mail, bashke me materialin e mesiperm:

***

BILAL XHAFERRI ZEMREKU I ORES SE CAMERISE               

ZEF PERGEGA/

Kontributi i diaspores shqiptare te Amerikes, per ceshtjen e pazgjidhur came eshte i mocem. Ai e ka moshen mbi 100 vjecare. Kjo ceshtje ekziston se ekzistojne dhe nuk shuhen camet. Ekziston se dhimbja eshte e pranishme ne zemrat e nenave came. Ekziston se eshte ne jete gjuha e tyre, qe flet per nje toke, per nje prone per nje lis e per nje shkemb nga u hodhen nuset per te mos rene ne dore te gjaksorit, per nje varr te te pareve rrethuar me gur prej Camerije qe edhe sot me heshtjen flet ate gjuhe perendie.

Ajo ekziston e mbytur ne gjak e ne lot, e mbetur e shkrete pa zot!

Tragjedia came nuk eshte gje tjeter, vetem nje perseritje e drames kosovare mbi tri aktet e gjakut Shpasurim-Shperngulje-Shfarosje, shkruante Noli

Cameria ekziston se ajo eshte djepi i burrave te medhenj sepse eshte atdheu i Pirros, eshte toke e krishterimit e cila i tha Selise se Shenjte Papen Eleuteri qe ne gjuhen greke do te thote Liria,eshte dheu i atit te Shen Donatit dhe i humanistit me fame boterore Mihal Trivoli, se aty eshte themeli ikulles se Marko Bocarit dhe e qindra kapidaneve qe i dhane lirine tokes helene e per vete moren Kalin e Trojes.  Tani ceshtja came nga nje muze i harruar neper skutat e historise, po del ne suprinen e tribunave nderkombetare e deri ne Gjykten e Hages…

Teza se camet ishin bashkepunetore te fashizmit eshte anakronike dhe pa asnje baze historike. E verteta e spastrimit etnik mbi camet ka nisur qe ne vitin 1913, pra 27 para se te fillonte Lufta e Dyte Boterore. Camet gjate okupimit nazi-fashist nuk paten as qeveri dhe as parti, madje as grupe qe te renditeshin ne anen e pushtuesit. Ata luftuan dhe dhane jeten per token e tyre dhe ne mbrojte te grekeve. Sot ne Greqi qeveria e te ciles nuk e pranon ceshtjen came ka ne parlamentin e vet parti naziste. Por dita do te vije, kur kufijte mes shqiptareve do te shuhen e do te treten, bashke me Kosoven e Camerine, me Malesine e trojet tjera shekullore do te mbeten. Se Fishta i ka rene me heret Lahutes

    Po neser me ndihme te Zotit

Do ta bejme perseri Shqiperine e lire

Prej Preveze ne Leqe te Hotit                      

Prej Tivari ne Manastir.

Nje came trokiti ne porten e madhe te Lirise. Lejla Dino, kryetare e Shoqates Shqiptaro Amerikane me 20 nendor 1919 i shkruante nje leter zonjes se pare te Amerikes qe te influenconte tek Presidenti Willson qe tokat shqiptare te mos grabiten dhe Cameria te mbetej ne shtetin shqiptar. Perkushtimi i diaspores shqiptare ka nisur qe ne vitin 1918 kurcamet e Amerikes e ndezen zjarrin e bashkimit dhe ai nuk do te shuhet kurre deri sa ta shohim te valevitet flamuri kuq e zi ne frengjite e kalase se Janines, sic e deshiron edhe patrioti malesor Gjok Martini. Periudha 1918-1940 ne Amerike eshte e mbushur plot aktivitete per Camerine sidomos me memorandume, me konferenca, demostrata dhe letra derguar te gjitha qeverive dhe personaliteteve me te larta boterore e amerikane.

Ne tetor te vitit 1974 krijhet ne Cikago “Lidhja Came”Detyra kryesore e kesaj organizate ishte te deshmonte para botes se camet kudo qe jane, jane gjalle e plot energji per ceshtjen dhe kauzen e lirise se tyre. Kryetari i pare i saj njihet patrioti Selfo Hoxha, me anetare Dragon Idrizi, Hamza Cami, Selfo Hysaj dhe Bilal Xahferri.

Po ne kete vit pa driten e botimin revista “Krahu i Shiponjes” me botues poetin dhe shkrimtarin Bilal Xhaferri. Bilali e gdhendi ne art ceshtjen came. Ai eshte arkitekti i fjales se lire ne diaspore, njeri i akteve heroike ne permballjen me diktaturen dhe grupimet antikombetare ne Amerike e kudo.

Pati nje lidhje te forte me malesore dhe aty mes tyre gjente forca per te punuat, per ta nderkombtarizuar roberine e popullit te tij. Une mund te thenm se ai ishte zemreku iores se lirise se Camerise. Kur ishte ne pytje ceshtja e Kosovare ai e vuri ne sherbim te saj. U lidh for me kishen katolike ZonjaPajtore me Dom Prek Ndrevashen, i cili si ne predikime e fjalime e prezantoj ceshtjen came, madje aq fort ne revisten e tij “Rreze Shelbuese” Ai pati mik te ngushte Prof Prek Gruden, po ashtu Gjok Martinin dhe gazeten e tij “Lajmetari Shqiptar”  Nuk duhet harruar aktivisti , poeti dhe fotografi Vasel Ujkaj,i cili pasqyronte jeten e komunitetit dhe demostrata ne shtypin e kohes dhe ne revisten “Krahu i Shqiponjes”Poezia e vetme e Bilal Xhaferrit qe u botua ne gazeten “Zani i Rinise” ka qene “Balade Came “ me 1969, por litari i lagur ideologjik ua ngushtoi frymen vargjeve te lira…

Dhe camet ikin. Po ku vene? Ku shkojne valle me trasten pa buke? Toka nuk qesh me. Ylberi eshte vetem nje pershendetje lamtumire. Fara dhe parmenda jane te ngrira ne plisin e kthyer e te zhuritur. Qete e kularit i ka there greku e tym e zjarr i ka lallur kullat. Qente i kane helmuar e bagetite i kane grabitur. Zemra dhe shpirti ipopullit kukurec i pjekur ne bajoneta. Llajkat e dyerve jane bere si vela te shqyera nga furtunat. Po si e thote poeti cam Xhaferri qe pas shpine ka bajoneten e qyten e ushtarit grek

Na e tregojne drejtimin plumbat

Qe vershellojne ne erresise

Na i ndricojne rruget flaket      

Qe te gjithe vendin e kane perpire

Qe te mos ndodhi me kjo menxyre gjaku jemi mbledhur sot nga te gjitha krahinat se ceshtja came nuk eshte sinore fshati po ceshtje kombetare. Se pikerisht per kete me ne krye Gjok Martinin si frymezues organizuam dy Akademi nje ne Detroit me 20 korrik 2003 dhe nje ne New-York ne shtator 2003 dhe po nje demonstrate ne Detroit. Ne keto aktivitete kontriboj edhe aktivsti Luigj Gjokaj. Per keto veprimtari ka shkruar edhe New-York Time se Bilal Xhaferri me pare e kishte bere ceshtjen came present ne kete redaksi prestigjioze.

Sot eshte kohe tjeter. Duhet shpejtuar sa me shume te jete e mundur. Ndaj nga kjo akademi le te bashkohemi dhe te ia nisim punes per prezantimin e kesaj ceshtje ne cdo tryeze, duke perdorur te gjitha format demokratike dhe argumetueze.

* E dergoi per Diellin Zef Pergega

Filed Under: Komunitet Tagged With: Michigan, per ceshtjen Came, SHQIPTARO-AMERIKANET, Zef Pergega

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT