*U shënua 15-vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë/
*Presidenti i Nderit, dhe themeluesi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Dr. Gjekë Marinaj, ndau çmimet dhe çmimin e krijuar prej tij “Gjenima” të cilin ai ia dhurojë Dalan Luzajt/
Beqir SINA – New York/*
BRONX NYC: Për herë të parë në historinë e disporës shqiptare, në Amerikën e Veriut, mbas 130 vjetve, prej kur erdhi shqiptari i parë, më 1886, në “Tokën e premtuar”, megjithse, ndër vite këtë kontinent e kaluan pena të forta, jetuan dhe punuan njerëz të medhenjë të letrave shqip, gjeni, ishin krijuesit e dy dekadave më parë, ata që u mblodhën bashkë dhe krijuan Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
Një grupim ky në fushën e letrave, të organizuar në një grupim të veçantë, të cilin e kanë quajtur “Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë” e krjiuar kjo, pikërisht 15 vite më parë nga Dr. Gjëkë Marinaj – i cili është poet, përkthyes, dhe kritik letrar shqiptaro-amerikan, në një nga universitetet amerikane në Dallas, Teksas.
“Pesëmbëdhjetë vjet më parë, një i arratisur nga Shqipëria, në kohën e diktaturës, shkrimtari dhe poeti i mirënjohur, nga Shkodra, Gjekë Marinaj – themeloi në SHBA, të parën shoqatë të shkrimtarëve shqiptarë. Ishte kjo një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për shkrimtarët, por, edhe për gjithë bashkatdhetarët tanë. Ajo edhe formalisht na la të kuptojmë, se amaneti i shkrimtarëve të mëdhenjë patriot e atdhetar në diasporë, do të mbetej e gjallë, që gjuha dhe kultura jonë të mos harrohej”.
Kjo shoqatë e njërzve të letrave, u krijua si nevojë e kohës që të promovojë krijimtarinë e djeshme dhe të sotme letrare në këtë vend të largët, dhe që është ëndrra e çdo shqiptari, një vend ky i bërë tashmë edhe shtëpia e dytë e shqiptarëve, që i ka dhënë letërsisë shqiptare, një fond të pasur vlerash që nga koha e Marin Barletit, Rilindjes Kombëtare e deri pas Luftës së Dytë Botërore, me Faik Konicën, Fan Nolin, Sotir Pecin, Arshi Pipa dhe Prof.Isuf Luzaj, Zef Oroshi, Qerim Panariti, Sotir Peci, Sotir Andonin, Josif e Vasil Pani, Peter Prifti, Kristaq Trebicka, Anthony Athanas, Baba Rexhep Bardhi, Peter Lucas, At’Arthur Liolini, Prof.dr.Selaudin Velaj, etj, e të tjerë..
Kjo shoqatë do të na kujtonte Shoqëritë dhe institucionet e para kulturore të bashkësisë shqiptaro-amerikane, që lindën në fillim të shekullit të njëzetë, në emigracionin shqiptarë në Amerikë, të cilat, zënë fill qysh më 28 prill 1912, shoqata këto që u bashkuan për të formuar Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra, me seli në Boston dhe tash në Nju Jork.
Në atë kohë ato vepruan si grup politik lobist, duke u vendos në shërbim të pavarësisë së Shqipërisë, e më pas si zë i interesave të Shqipërisë jashtë saj – duke ushtruar mjaft ndikim edhe brenda vetë Shqipërisë.
Ndër figurat kryesore që dhanë ndihmesë për të forcuar bashkësinë e shqiptarëve në Amerikën e Veriut në ato vite të para, dhe që ndezën “flakë” shpirtin e krijuesve shqiptarë, më pasë; ishin Faik bej Konica, Fan Noli, Sotir Peci , Kristo A. Dako dhe Kostantin A. Çekrezi, Arshi Pipa, e të tjerë.
“Krijimi i “Shoqatës e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë” lindi si një “ëndërr’ i ardhjes në Amerikë, të një numëri të madh të shkrimtarëve shqiptarë, pasi dihet se gjithkush nga ne e kishte ëndërr atë të ishte në atë kohë anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë”, në kohën e komunizmit, që ishte një lidhje për disa, por jo për të gjithë krijuesit”, u shpreh në fillim të këtij takimi, themeluesi i kësaj shoqate, i cili shtojë se :“ Se pa ju të gjithë – dhe pa krijimatarinë tuaj, natyrishtë, që nuk do të ishtë bërë e mundur edhe krijimi i kësaj shoqate” .
Me këtë rast Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, u mblodh të shtunën, me 12 Nëntor, në një nga ambientet e biblotekes, së kolegjit “Monroe College” në qytetin e Bronx-it, të festojë 15 Vjetorin e krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve.
Duke krijuar me këtë rast një ambient festiv të ngrohtë e dashamirës për botën e artit e të letërsisë, duke filluar me përshëndetjet, fjalimet për historikun, kumtesat, dhe deri tek nderimet dhe inkurajimet për krijuesit, si dhe emblema e SHSHSHA-së, pema simbolike me emrat e shkrimtarëve që binte në sy me pllakatin mikpritës: “Mirë se vini shkrimtarë dhe poetë të nderuar”! dhe me emblemën e “artë” si ajo e çmimit “Pena e artë” për letërsinë “SHSHSHA – 2001”
Kjo: “Mbasdite Festive Letraro-Artistike, në kuadër të vitit të 15-ë, të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, mblodhi së bashku disa dhjetëra krijues, shkrimtarë, poetë, gazetarë dhe publicistë, anëtarë të SHSHSHA-ë dhe artistë të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Ky përvjetor u konsiderua si unik, mbasi me këtë rast u bë edhe anëtarësimi i më shumë se dhjetë anëtarëve të rinj në Shoqatë.
Aktiviteti u drejtua nga Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, poeti e publicisti Adnan Mehmeti dhe kreytarja e SHSHSHA shkrimtarja Raimonda Moisiu, shkrimtari Dalan Luzi dhe shkrimtari Vlashi Fili. Ndërsa, u moderua nga poeti i njohur Mëhill Velaj, i cili me rastin e fjalës së hapjes tha: “Të nderuar të pranishëm, mirë se keni ardhur në festën e krijuesve, shqiptarë në Amerikë! Ju falenderoj që jeni mbledhur nga të gjithë shtetet e Amerikës, dhe në një numër kaq të madh për të qenë pranë poezisë, pranë magjisë së krijimit, këtu në këtë tempull të dijes kolegjin “Monroe College”. Pra, për të festuar dhe për t’u ndjerë më pranë mëmëdheut, duke qenë të gjithë bashkë, si një ”ansambël” i njërëzve të artit! Që të festojmë sot 15 vjet të kësaj shoqate, të cilën e krijojë i madhi Dr. Gjekë Marinaj! Faleminderit – Gjekës, faleminderit të gjithë ju krijues dhe ju drejtues ndër vite, faleminderit President Adnan Mehmeti, që na mblodhët së bashku në këtë festë të njerëzve të letrave në SHBA – urime dhe suksese! ju dhe shoqatës ”
Në “intermexo” të kësaj veprimtarie, me pathosin e tij, të talentuar, e ka përshëndetur 15-vjetorin të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë, producenti Xhevat Limani, i cili është edhe aktori i parë profesionist ndër shqiptarët e Maqedonisë, i cili mbi tridhjetë vite punoi në Teatrin shqiptar në Shkup – Ai ka luajtur rreth 100 premiera teatrore dhe ka reprezentuar artin shqiptar nëpër botë, dhe që është pritur me ovacione nga publiku dhe me vlerësime kulminante nga kritika teatrore. Limani, tani jeton dhe vepron në New York, Chicago, Los Angeles, Prishtinë, Tiranë, Shkup e Strugë, dhe reprezenton me dinjitet artistik artin shqiptar nëpër botë.
Gjithashtu, e mirëpritur me duartrokitje të ngrohta dhe u shoqërua duke kënduar këngën shumë të dashur “Moj e bukra More” edhe këngëtarja e re dhe e talentuar Era Balaj.
Presidenti i kësaj shoqate Adnan Mehmeti, shkrimtar dhe poet nga Lugina e Preshevës, në këtë jubile kishte përgatitur kumtesën me titull: “Kur ka ditëlindjen një Shoqatë shkrimtarësh (Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë).
Ditëlindjet e një shoqate janë si ditëlindjet e njerëzve. Janë të gëzuara që të lumturojnë, që të bëjnë të bëhesh edhe pak nostalgjik, të bëhesh edhe të mendosh për të ardhmen shumë më tepër se të tjerët. Po kanë një dallim të madh: ato nuk kanë një ditë fundi po vetëm rritje, e koha që do të vijë do të bëhet gjykatëse e saj që ti, ne, të gjithë ata që jetojnë dhe nuk jetojnë, lëjnë gjurmë në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, tha Presidenti Adnan Mehmeti.
“15 vjet! Nuk janë shumë në organizimin e një shoqate të një vendi, padyshim dhe të një grupimi, por ato vite që kanë kaluar na ka bërë që sot të kemi edhe më shumë përgjegjësi, për të kujtuar historikun e të kaluarës e për të hedhur sytë përpara atje ku mençuria njerëzore ka caktuar një të nesërme” tha ai.
Ndërkaq ai shtojë se :’Që në hapat e parë të emigracionit shqiptar ka qenë dëshira për t’u organizuar, për t’u bashkuar, për të kuvenduar. Të bashkosh shkrimtarët dhe artistët pa dyshim është mision.Është obligimi për gjuhën dhe letërsinë shqipe që frymon po kaq bukur edhe këtu, në Amerikën e madhe, në Amerikën e ëndrrave. E të gjitha këto, nuk nisin pa shpirtin e vullnetarizmit.
Nderim për Dr.Gjekë Marinaj nismëtarin e Shoqatës, themeluesin dhe ish presidentin, që u bë frymëzues i një lidhjeje, i një bashkimi. Një lidhje e përhershme kjo e komunikimit të shkrimtarëve në një botë të hapur ku komunikojnë njerëz të mençur, njerëz të thjeshtë, të mirë, me profesione të ndyshme, me histori të suksesshme, por mbi të gjithë ata mbetën shkrimtarë. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, për herë të parë, këtu në Amerikë, bëri të mundur që krijuesit të jenë së bashku, të komunikojnë, të lidhen dhe të njohin njëri-tjetrin”.
Ndërkohë, presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, poeti dhe shkrimtari Preshevar, në SHBA, Adnan Mehmeti, përcolli me këtë rast edhe një falenderim për Shoqatën.
“Viti 2016 shënon zgjedhje të reja në kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve, tha ai dhe vazhdojë se ne u urojmë suksese kryesisë së shoqatës, Raimonda Moisiu, që u rizgjodh në postin e kryetares, nënkryetarit Vlashi Fili dhe sekretares Dr. Yllka Filipi. Por sigurisht, ne e vlerësojmë edhe punën me sukses të kyetarëve të mëparshëm Naum Prift, Ramiz Gjini dhe Dalan Luzaj.
Ne e vlerësojmë edhe punën e nëkryetarëve të Shoqatës në vite, Mëhill Velaj, Iliriana Sulkuqi, Pal Ndrecaj, si dhe sekretarëve Dr. Yllka Filipi, Kozeta Zylo, Pierre Pandeli Simsia, Kostaq Duka, Petraq Pali, të ndjerës Rozi Theohari, Sami Milloshi dhe Luigj Çekaj. Sigurisht, pa përjashtim edhe të secilit anëtarë të Shoqatës.”
Ai permendi dhe rastin unik simbas tij atë që “Në prag të 15-vjetorit, tha Mehmeti, neve, vetëm këtë vit na u shtuan dhjetra anëtarë të rinj, por shumica me krijimtari shumë të pasur. Na u bashkuan shkrimtarë nga Ohajo (Feriz Ukshini dhe Jashar Esati), siç na u bashkuan anëtarë nga Pensilvania (Llazar Vero, Hatem Dervishaj, Hys Hasa, Ahmet Çollaku, Sotir Goxhaj, Hamdi Gjana) , nga Kalifornia Reshida Çobo), nga Ueskonsin, Teuta Osmani, nga Nju Xhërsi, Petraq Risto, Bexhet Asani, nga Nju Jorku, Idriz Çelaj, Shaban Demiraj dhe Kaltrina Hoti, nga Minesota, Safet Hyseni, nga Kenektiket, Bora Balaj,etj. Ne iu urojmë mirëseardhje në Shoqatën tonë”.
Njëkohësisht, presidenti i kësaj shoqate nuk la pa permendur dhe kujtuar ata që nuk janë më në mesin e krijuesve shqiptarë në Amerikë.
“Pas 15 viteve bashkëpunimi, e ndiejmë mungesën e atyre që u ndanë fizikisht nga ne, të atyre anëtarëve që nuk na dërgojnë email, apo që nuk na bëjnë like në FACEBOOK, të atyre anëtarëve që nuk e paguajnë kuotën vjetore…por sa herë na kujtohen vargjet e pavdekura kur të jesh mërzitur shumë, atëherë ne marrim librat e tyre duke i rilexuar për të satën herë, për të mbajtur një lidhje shpirtërore që nuk do të shkëputet asnjëherë. Ne, i përkujtojmë të gjithë ata që na mungojne sot. Gjatë këtyre 15 viteve, me dhimbje të thellë u kemi dhënë lamtumirën e fundit, anëtarëve të respektuar e të nderuar, Anton Kote, Sotir Andoni, Peter Prifti,Valtër Lazëri, Marash Mali, Rozi Theohari dhe Selaudin Velaj” tha Adnan Mehmeti, president i SHSHSHA.
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, tha Presidenti Adnan Mehmeti. gjithmonë ka përcjellur dhe vlerësuar krijimtarinë letrare të secilit anëtar. Profili i disa krijuesve është kthyer në frymëzim për shumicën prej nesh. Andaj, ne kemi akorduar disa çmime nga anëtarët e Shoqatës, apo të atyre që lidhen me historinë e shoqatës. Këto çmime do të ndahen në fund të aktivitetit të sotëm.
Presidenti i Nderit, dhe krijuesi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Dr. Gjekë Marinaj , ndau çmimet dhe çmimin e krijuar prej tij “Gjenima” të cilin ai ja dhurojë Dalan Luzajt.
Çmimet e tjera i morën :
Çmimi Arshi Pipa – Adnan Mehmeti
Çmimi Fan Noli – Raimonda Moisiu
Çmimi Isuf Luzaj- Luigj Çekaj
Çmimi Petër Prifti – Yllka Filipi
Çmimi Selaudin Velaj- Vlashi Fili
Çmimi Rozi Theohari- Albana M.Lifschin
Çmimi Prenk Gruda – Anton Çefa
Çmimi Valtër Lazëri- Veneta Çallpani
Çmimi Sotir Andoni – Mëhill Velaj
Çmimi Bilal Xhaferri- Kostaq Duka
Çmimi Sami Repishti- Rita Salihu
Zonja e zotërinj. Motra e vëllezër, anëtarë të Sh.Sh.Sh.A.-së Gëzuar 15 Vjetorin e shoqatës, iu drejtua në fjalën e saj kryetarja e ri-zgjedhur e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, shkrimtarja dhe publicistja Raimonda Moisiu.
Ajo tha se :” Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë lindi në sajë të devotshmërisë, forcës qytetare e intelektuale, kurajos e përkushtimit, të ritregojë e njohë historinë, ngjarjet themelore të saj, duke i njohur ato u japim rëndësinë e vërtetë marrëdhënieve universale, instikteve të tyre- mbështetur në idealet patriotike dhe atdhetare, vlerat kombëtare, kulturën, traditën e gjuhën, dëshmi këto e trashëgimisë së kozmopolitizmit që forcon shpirtin dhe sikush kultivon në vetvete atributet për të njehsuar pikën e origjinës të identitetit kombëtar të kombit nga vjen, në afinitet me kulturat e tjera në Amerikën multinacionale. Shumica e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë i përkasin Letërsisë Postkomuniste të Diasporës, ata ndajnë e tregojnë historinë nën efektin e karizmës, aureolës të rrënjëve historike dhe kulturësshqiptaro-amerikane, pohojnë të kaluarën e pararendësve, -elitës së shquar të Rilindjes Kombëtare në ekzil, nga Fan Noli e Faik Konica, Arshi Pipa dhe Prof.Isuf Luzaj, Zef Oroshi, Qerim Panariti, Sotir Peci, Josif e Vasil Pani, Peter Prifti, Kristaq Trebicka, Anthony Athanas, Baba Rexhep Bardhi, Peter Lucas, At’Arthur Liolini, Prof.dr.Selaudin Velaj, etj.
Konfident në erudicionin dimensional qytetar, intelektual e krijues të tij, i pari që studio idenë për të formësuar e paralelizuar atë me idetë e të gjitha ngjarjeve, privilegjin për të qenë pjesë e historisë së popullit shqiptar në të dyja kahjet e Atlantikut, me idetë e parardhësve të atyre që shënuan fillimet e bashkësisë etnike të emigrantëve shqiptarë, me lindjen e gazetës “Dielli” e “Kombi”, themelimin e “Vatra”-ës dhe Rilindjes Kombëtare , ishte -Gjekë Marinaj -duke mundësuar kështu vazhdimësinë e integritetit të letrave shqipe me kurajon, forcën dhe mundin e shkrimtarëve të vjetër e të rinj,
“-Pikën e Bashkimit të Letërsisë Postkomuniste të Diasporës Shqiptare”
Kjo simbas Moisiut, ishte si një metaforë për të kuptuar të kaluarën interesante në kontekstin e trashëgimtarëve të atdhetarizmit eshqiptarisë, penës e dijes, për të përjetësuar vlerat dhe identietin kombëtar në mbarë botën shqiptaro-amerikane,-duke qartësuar të tashmën dhe hapur udhë të ardhmes.
Në fund të fjalës së saj kryetarja e SHSHSHA, Raimonda Mosiu tha se :” Sot Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë inkurajon e mbështet shkrimtarë, poetë dhe artistë, që identifikojnë Letërsinë Postkomuniste të Diasporës, i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes, të gjithë ata, që ejetojnë jetën me të vërtetat e saj. Letërsia Post-komuniste e Diasporës dhe SHSHSHA-së sjellin zbulimin e zërit të veçantë e veprave të Rilindjes, shpirtit shqiptar, shqiptaro-amerikan e krijues të letrave shqipe, ideve të artit si frymëzim shpirtëror, dimensionit estetik të natyrës, metaforës së rritjes, formimit fizik e intelektual, shprehin më së miri të vërtetën universale të artit ekspresiv për individin e shoqërinë. Në dashuri, në art, jetën social-ekonomike-politike njeriu është gjysma, gjysma tjetër është figura, vepra, mendimet dhe filozofia e tij. Jemi ne që bëjmë art e jetë, në një trup e mendje të vetme, në mbrojtje dhe integrimi të vlerave kombëtare, gjuhës shqipe, traditës, kulturës, letrave shqipe e historisë–mesazhin e dashurisë njerëzore, njehsojmë identitetin kombëtar shqiptar në formë e përmbajtje” .
Në emër të Këshillit Drejtues si dhe të gjithë anëtarëve të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, nga Filadelfia, me urimet më të mira në këtë 15 Vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, përshëndeti shkrimtari Vlashi Fili.
“15 vjet nuk janë shumë, por nuk janë edhe pak. Është sa mosha e një të riut, që ka lënë pas adoleshencën e tij dhe shikon para, drejt të ardhmes, me një pjekuri që vjen duke u rritur. Por shoqata dhe ju të dashur motra e vëllezër, që jeni mbledhur në kët jubile, e keni treguar veten qysh në fillim të krijimit të saj nga i nderuari dhe i respektuari, z. Gjeke Marinaj, se ajo e ka pjekurinë e saj dhe sheh para në një të ardhme të suksesshme. Në këta 15 vjet të jetës së saj, shoqata juaj, ka afirmuar veten me sukseset e saj të vazhdueshme, sepse në të kanë bërë pjesë emra tashmë të njohur në letërsinë shqipe, në prozë e në poezi, emra që po t’i radhitësh do të bëjnë një listë të gjatë, por ajo më e rëndësishmja janë veprat cilësore që ju keni krijuar dhe botuar. Me realizimin e këtyre botimeve Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ka treguar se është një përfaqësuese e denjë e letërsisë shqipe, jo vetëm në Diasporën Shqiptare të Amerikës, apo edhe në Diasporën Shqiptare në Botë, por në të gjithë kuadrin letrar të shqiptarëve. Kjo sigurisht është arritur jo vetëm në sajë të drejtuesve qysh në hapat e para të jetës së saj e deri sot si zonjat e zotërinjtë Naum Prifti, Rozi Theohari, Merita Bajraktari McCormak, Petraq Janko Pali, Dr. Selaudin Velaj, Dalan Luzaj, Ramiz Gjini, Mëhill Velaj, Kostaq Duka, Këze Zylo, Piere Pandeli Simsia, Iliriana Sulkuqi, Fation Pajo, Teuta Shabani Toëler, Eleonora Gjoka Kosta, e deri tek ata të sotmit, z. Adnan Memeti, znj. Raimonda Moisiu dhe Dr. Yllka Filipi, por mbi të gjitha në saje të punës dhe daljes në dritë të shumë veprave cilësore letrare nga anëtarët, që të gjithë së bashku i keni dhënë emër kësaj shoqate.”.
Këtë veprimtari : “Mbasdite Festive Letraro-Artistike”, e organizuar në kuadër të vitit të 15-ë, të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e përshëndeti me një urim të ngrohtë, dhe refelktim e kritikë ndaj disa antërave të kësaj shoqate, Pierre-Pandeli Simsia, një shkrimtar profilitik dhe autor i disa librave dhe i nderuar kohët e fundit me çmimin “Qytetar Nderi i Beratit”
Me një urim dhe një poezi enkas për këtë 15 vjetor, erdhi poetja e njohur kosovare Rita Saliu, autore e disa librave, me poezi, e cila është mjaft aktive tnë të gjitha aktivitetet e komunitetit shqiptarë në SHBA, dhe një emër shumë simpatik së bashku me bashkëshortin e saj Adem Saliu.
Përshëndetën, dhe diskutuan gjithashtu, Marian Cubi, Dr, Adem Harxhi, skenografi Astrit Tota, etnografja dhe shkrimtarja Bora Bala, Dalan Luzaj,Gjekë Marinaj, Vlashi Fili, Hetem Dervishi,Luigj Çekaj,Llazar vero, Veneta Çallpani, Rita Saliu, Gjeto Turmalaj , e të tjerë.
Një surprizë për të gjithë të pranishmit u bë nga Shoqata “Bijtë e Shqipes’” nga Filadelfia, e cila i dhuroi me rastin e 15- Vjetorit, të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, një punim dore të shqiponjës, gjë që krijoi efekt emocional për të gjithë të ftuarit në sallë e veçanërisht për themeluesin dhe drejtuesit, Marinaj, Mehmeti dhe Mosiu.
Të ftuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë të gjithë të pranishmit bashkarisht shijuan koktejlin e përgatitur enkas për ta nga miku i librit Mhill Gjurraj.
* E dergoi per Diellin, Adnan Mehmeti