Himara në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror – Ekspozitë dokumentare dhe fotografike/
TIRANE, 29 Korrik/-Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli në qytetin e Himarës në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës, ekspozitën “Himara në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror, një ekspozitë dokumentare dhe fotografike”.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Dr. Ardit Bido.Kryetari i Bashkisë, Goro falenderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe theksoi faktin që bashkëpunimi midis dy institucioneve do të vazhdojë, sepse Himara është e mbushur me dokumente dhe histori. “Kjo ekspozitë është shumë interesante për vendasit dhe pushuesit për të treguar historinë e kësaj treve, që nëpërmjet atdhedashurisë arriti të ndërtoj këtë realitet”, tha Goro.
Ne Foto:Keshtjella ne Porto Palermo/
Bido falenderoi Kryetarin e Bashkisë së Himares, i cili u gjend tërësisht i gatshëm për këtë iniciativë.“Himara është shumë e bukur, ka histori të gjallë. Në këtë mënyre ne i promovojmë këto vlera të veçanta të cilat gjenden në Arkivin Qëndror të Shtetit, si arkivi unik nga lloji vet në Shqipëri, në mënyrë që të gjithë të shohim paraardhësit e tyre, ku jetonin, si jetonin dhe si frymëzim për të tashmen”- tha Bido.
Në këtë ekspozitë paraqiten dokumente historike dhe fotografi të Himarës dhe fshatrave përreth, duke u përqendruar në gjysmën e parë të shek. XX. Përmes këtyre dokumenteve shpërfaqet veprimtaria publike dhe private e banorëve të zonës, si dhe peizazhet e virgjëra të rivierës shqiptare, siç dukeshin pothuaj 100 vjet më parë.
Publiku do të njihet me dokumentin e parë të vitit 1922, ku kërkohet krijimi i Bashkisë së Himarës, e cila në atë kohë ishte Nën-Prefekturë e Vlorës; me korenspondencën e përditshme dhe praktike mes banorëve dhe autoriteteve shtetërore për problemet e shëndetit të njerëzve dhe të agrumeve; me kërkesat e thjeshta, si ato për bursa studimesh apo leje gjuetie; por edhe me kërkesa të rëndësisë publike, siç është rindërtimi i skelës së portit dhe krijimi i një flote kombëtare tregtare.
Siç informon drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, interesante është marrëveshja mes Ministrisë së Punëve Botore me një shoqëri private më 1925 për ndërtimin e urës së Palasës, e cila pas më pak se 20 vite jetë u shkatërrua gjatë Luftës II Botërore, një histori e shoqëruar me dokumente dhe fotografi.
Materiali fotografik tregon viset e krahinës së Himarës dhe personalitetet e atyre viseve, apo fabrikat e vajit para Luftës II Botërore. Mes dokumenteve që nuk i përkasin periudhës nga Pavarësia deri më 1944 paraqitet një pasaportë udhëtimi e lëshuar nga kavalieri Luigi de Medici i Toskanës për kavalierin Mihal Spiro nga Himara më 7 maj 1829, si dhe një një VKM e vitit 1960, përmes të cilës Republikës Demokratike Gjermane i jepen me qira 2 ha tokë, me qëllim ndërtimin e një kampi pushimi për rininë e lirë gjermane.
Përmes kësaj ekspozite, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Bashkia e Himarës kërkojnë t’u ofrojnë banorëve apo pushuesve sezonalë edhe një mënyrë tjetër pushimi, përmes informimit dhe argëtimit me dokumente dhe fotografi.
Po ashtu, institucionet tona kërkojnë të ndikojnë pozitivisht ndërgjegjësimin qytetar se vlerat e trashëgimisë së tundshme dhe të patundshme kulturore duhen ruajtur: jemi përdorures të tyre, nuk na përkasin ne, por brezave që do të vijnë.
Qyteti i Himarës
Qyteti i Himarës është kryeqëndra e krahinës së Himarës që shtrihet në banesat brënda kështjellës (Kastro), në Himarën e vjetër me monumentet e saj të lashta dhe arkitekturën e saj të veçantë, në Spile me plazhin e saj që është qëndra e sotme ekonomike dhe historike, në Potamin, në Livadhin me detin e bukur dhe me plazhin e mrekullueshëm me hotelet e reja , në Zamari, Mihail, në Stefanel. Këtu mund të shihni shumë monumente dhe tempuj të lashtë. Himara ka edhe ndërtesa të ndryshme madhështore, që tregojn origjinën e saj fisnike.Himara është e mbuluar rreth e qark me kodra, të cilat janë te mbuluara me ullishte dhe pemë të ndryshme frutore ku shfaqin një pamje të mrekullueshme. Me vegjetacion tipik mesdhetar konsiderohet vendlindja e kultivimit të ullirit dhe agrumeve – ka mijëra portokalle, mandarina dhe limona – dhe çdo gjë është hartuar me shume kujdes dhe dashuri për tokën.Bashkia e re e Himarës kufizohet në veri me bashkitë Vlorë dhe Selenicë, në lindje me Bashkitë Tepelenë, Gjirokastër dhe Delvinë, në jug me Bashkinë Sarandë dhe në lindje me detin Jon. Kryeqendra e Bashkisë është Himara.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 Himara ka 7,818 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 27,049 banorë. Me sipërfaqe prej 571.94 km2, densiteti i popullsisë në bazë të censusit rezulton vetëm 13.7 banorë/ km2 ndërsa sipas regjistrit civil, densiteti është 47 banorë/ km2.
Njësitë administrative përbërëse janë: Himarë, Lukovë dhe Horë-Vranisht. Himara dhe Horë-Vranishti i përkasin rrethit Vlorë ndërsa Lukova i përket rrethit Sarandë. Të trija njësitë janë pjesë e Qarkut Vlore. Bashkia e re do të ketë nën administrim një qytet dhe 24 fshatra.
Portet kryesore të vendit që ofrojnë lidhje me tragete janë:
Nga Saranda dhe Himara ka delfin dhe traget nga Korfuzi. Korfuz – Sarandë (gjithë vitin) apo Himarë (në behar).
Durrësi lidhet me linja detare nëpërmjet porteve italiane që shërbejnë tragete nga Bari, Trieste, Ankona dhe Brindizi. Vlora lidhet me linja detare nëpërmjet porteve italiane që shërbejnë tragete nga Bari, Otranto dhe Brindizi
Linjat e lundrimit që kryejnë itenirar në Shqipëri janë si më poshtë:
ADRIATICA DI NAVIGAZIONE, ILLYRIA LINES, EUROPEAN SEA LINES, LA VIKINGA, VENTOURIS FERRIES, IONIAN CRUISE
~ Porti i Sarandes
+355 85222235
www.portisarande.com.al
~ Porti i Himares
+ 355 39322348
~ Porti i Korfuzit
+30 2661040002
~ Porti i Vlores
+355 03324521/29418
~ Porti i Durresit
www.apdurres.com.al
+355 52 222 028
~ Ruci Tours
+355 393 22 442 / +30 2109018629
~Discover Himara Travel Agency
+355 696674830
- Linjat Ajrore
Korfuz * (Nga Aeroporti i Korfuzit 2 orë me traget apo 1 orë me delfin).
Janinë* (Nga Aeroporti i Janinës me autobusz ne Kakavi dhe pastaj Kakavi – Himarë me taksi with taxi or bus 150 km).
Tiranë *(Nga Aeroporti i Rinasit me autobus ne Himarë, 215 km). Gjithashtu ofrohet shërbim taksi nga Rinasi për të gjitha destinacionet.
Linjat ajrore që shërbejnë vendin nga e gjithë bota janë:
ALBANIAN AIRLINES, SWISSAIR, ALITALIA, AUSTRIAN AIRLINES, OLYMPIC AIRWAYS, TURKISH AIRLINES, ADRIA AIRWAYS, MALEV, ADA AIR, HEMUS AIR
- Me autobuz
Qyteti i Himarës është kryeqëndra e krahinës së Himarës që shtrihet në banesat brënda kështjellës (Kastro), në Himarën e vjetër me monumentet e saj të lashta dhe arkitekturën e saj të veçantë, në Spile me plazhin e saj që është qëndra e sotme ekonomike dhe historike, në Potamin me plazhin e mrekullueshëm dhe me hotelet e reja, në Livadhin me detin e bukur, në Zamari, Mihail, në Stefanel. Këtu mund të shihni shumë monumente dhe tempuj të lashtë. Himara ka edhe ndërtesa të ndryshme madhështore, që tregojn origjinën e saj fisnike.
Himara është e mbuluar rreth e qark me kodra, të cilat janë te mbuluara me ullishte dhe pemë të ndryshme frutore ku shfaqin një pamje të mrekullueshme. Me vegjetacion tipik mesdhetar konsiderohet vendlindja e kultivimit të ullirit dhe agrumeve – ka mijëra portokalle, mandarina dhe limona – dhe çdo gjë është hartuar me shume kujdes dhe dashuri për tokën.
Transport i brendshëm me autobuz:
Tiranë – Himarë (itinerar i perditshëm) 275 km
Vlorë – Himarë (itinerar i perditshëm) 73 km
Vlorë – Qeparo (itinerar i perditshëm) 86 km
Tiranë – Sarandë (itinerar i perditshëm) 329 km
- Me Automobil
Nga Athina vazhdojmë në autostradën (Janinë -Kakavi – Sarandë – Himarë) me gjatësi të përgjithshme 550km
Nga Janina vazhdojmë në autostradën Janinë – Kakavi dhe Kakavi -Himarë me gjatësi të përgjithshme 150 km
Nga Tirane vazhdojme ne autostraden (Tirane – Vlore – Himare – Kakavi) me gjatesi te pergjithshme 215 km.
Ekzistojnë 11 kalime kufitare nga shtetet fqinje në Shqipëri:
Nga MALI I ZI: Hani i Hotit (Shkodra) Ulqini
Nga KOSOVA: Qafë Prush (Tropoja), Qafë Morinë (Kukës)
Nga FYROM: Bllata (Peshkopi), Qafë Thanë (Pogradec), Tushemisht (Pogradec)
Nga GREQIA: Kapshticë (Korçë), Kakavia (Gjirokastër) Mavromati (Sajiadha)
~ Aeroporti i Tiranes
www.tirana-airport.com
+355 42381800
~ Aeroporti i Korfuzit
www.corfu-airport.com
+ 30 2661038694
~ Aeroporti i Janines
www.hcaa-eleng.com
~ Ruci Tours
www.rucitours.com
~ Finikas Lines
www.finikas.lines.com
~ Discover Himara Travel Agency
+355 696674830
- Distancat kilometrike
Vuno 8
Vlora 73
Tirana 275
Shen Vasil 39
Sarande 54
Nivica 41
Qeparo 13
Palermo 7
Piqemi 25
Palasa 20
Lukova 32
Llogara 36
Kakavia 94
Himara 3
Ilias 12
Borsh 17
Athine 587
- Taksi
Zakonisht taksija pajtohet per aq njerez sa udhetojne bashke , keshtu qe cdo udhetar paguan vetem pjesemarjen e tij p.sh. 25% cmimet e meposhtme jane per komplet pajtimin.
Sarande-Himare 32€
Vlore-Himare 45€
Kakavije-Himare 60€
Disa numra te dobishem taksish:
0684180872
0692085964
0684099926
0682245678
0682052744
- Numrat e urgjencës
22355 BASHKIA
22296 QENDRA SHËNDETËSORE
22344 RAJON POLICIE
22348 ZYRA PORT
22203 RAIFFEISEN BANK
22906 ALPHA BANK
22000 TELECOM
Monumentet
Shpella e Porto Palermos
Shpella e Porto Palermos është e vendosur në afërsi të ish bazës së Nëndetëseve që është ende nën patronazhin e ushtrisë. Kjo gjithashtu është një shpellë karstike e krijuar nga aktiviteti gëlqerorë dhe gjatësia e saj është vetëm disa metra nga çdo drejtim. Hyrja është e dëmtuar rëndë dhe nuk ka pasur gërmime formale ose …
Tuneli i Porto Palermo
Ujësjellësi i Vranishtit
“Guri në Qiell” (Vranisht)
Varret e Jelimeve në Vumblo
Nekropoli antik që ndryshe emërtohet Varret e Jelimeve nga vendasit, është I vendosur në nje grykë në juglindje të fushës së Vumbloit, e cila formohet nga dy kodra qe ngrihen në anën lindore dhe perëndimore, përkatësisht kodra e Okolezës dhe ajo e Stavrulës. Varret janë të vendosura në këmbët e kodrës së rrumbullaktë të Okolezës …
Lisat e Pilurit
“Kalaja e Badhrës” (Borsh)
I përket periudhës së bronzit të vonë. Fortifikimi ndodhet poshtë rrugës automobilistike në dalje të Borshit, në një kodër me lartësi rreth 250 m mbi nivelin e detit. Ai rrethonte majën e kodrës, e cila dominonte mbi kodrat e buta përreth dhe mbi plazhet e Borshit e të Piqearsit. Muri prehistorik ka një gjatësi prej …
“Kisha e Shën Nikollës” (Kisha e Vasiliqisë)
Në fillim të istmit të Palermos gjendet kisha e Shën Nikollës e cila më parë ndodhej në zonën e Kalasë. Ali pasha ishte një figurë diktatore e egër por kishte nje adhurim të vecantë për kultet e krishtere dhe prandaj e ndërtoi kishën që prishi pak më tej. Ishte viti 1818 kur Pashai i Janinës, …
Kulla e Ali Pashës, Në Qeparo
Kulla e Ali Pashës ose kulla e Vlashajve ndodhet në fshatin Qeparo rreth 1 km në veri të tij. Ky ndërtim shquan për një përpunim të kujdësshëm, korniza karakteristike prej guri me motivet e njohura prej harkadash, si dhe kornizimi i dritareve me gurë të latuar rrisin vlerat e pamjeve të këtij ndërtimi.Nuk ka të …
“Kalaja e Karosit” (Qeparo)
“Ura e Gjipesë” (Ilias)
“Shpella e Pëllumbave” (Ilias)
Në veri të Himarës, anës detit në një plazh mes Jalit dhe Gjipesë, është një shpellë tjetër e jashtëzakonshme në të cilen mund të hysh vetëm nga deti. Mjedisi është i mahnitshëm dhe plazhi ideal për të notuar i vetëm. Kjo shpellë interesante sipas legjendave besohet se dikur ka qënë strehë për piratët, si dhe …
Kalaja e Iliasit
Kalaja e Iliasit apo e “Pirgut” ndodhet në krahun e djathtë të rrugës automobilistike Vlorë-Himarë, mbi kodrën në vendin e quajtur “Qafa e Pirgut”, pranë fshatit Ilias. Në sipërfaqen e kësaj kodre shihen gjurmët e një vendbanimi të lashtë, prej të cilit janë ruajtur disa trakte muresh rrethimi, të ndërtuara me gurë të papunuar të …
“Kanioni i Gjipese” (Ilias):
Manastiri i Stavridhit – Burim Jetëdhënës (Ilias)
Një degëzim nëpër një rrugë të pa asfaltuar brënda fshatit të con në Manastirin e Stavridhit (Burim i Jetëdhënës ). Ky manastir i përkushtohet Theotoqit dhe është ndërtuar në shekullin 14 mbi faltoren e lashtë të perëndisë Zeus dhe Artemisit, perendeshës së gjuetisë. Është tashmë traditë që në datën 15 të cdo gushti grumbullohen banore …
Kisha e Shën Spiridhonit (Vuno fshat):
Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Sipas të dhënave të studiuesve daton në vitin 1778. Kisha e Shën Spiridhonit në Vuno bën pjesë në nëngrupin e bazilikave me tavan të rrafshë, dhe ka përmasa të brendshme 19.80 x 11.40 m. Ajo përbëhet nga salla qëndrore dhe hajati që ndodhet në pjesën perëndimore.Ajo ndahet me …
Ura e Kolmidharit
Ura e Kolmidharit ndodhet pranë fshatit Himarë që të con në rrugë të vjetër për në lagjen Mihaili( 1 Maj). Ndërtuar në vitin 1878.
Shpella e Spilesë
Shpella e Spilesë miti vendos këtu shpellën e famshme të Cikllopit Polifemi në Odisea të Homerit. Kjo është më e madhja nga një seri shpellash dhe justifikon shkëlqyeshëm emrin e gjirit homonim dhe zonën në qendër të qytetit te Himarës. Shpellat janë të vendosura në bazë të një shkëmbi të ulët 100 metra nga vija …
Kisha e Kryeëngjëllit Mihail (Mëhillit)
Eshtë një nga kishat më të vjetra të Kalasë dhe është vendosur në pjesën veriore të kështjellës , në një nga dy lagjet e Himarës, Litzinadhes . Lagje tjetër është Tsaknates . Kryeengjelli Mihail , apo Mihaili është një nga kishat më të vjetra brënda mureve , e vendosur në veri të kalasë. Kisha është …
Kisha e Episkopisë
(Shën Sergit dhe Shën Bakut) – Kishë Bizantine që gjendet brënda mureve helenistike të kalasë së Himarës është ndërtuar në shekullin 12 .Ndërtesa e episkopisë dhe banesa e episkopit i ka themelet mbi një ndërtese të vjetër që në antikitet thuhet se ishte tempulli dhe faltorja e Apollonit. Është ndërtuar në vendin më të lartë …
Shpella e Piratëve
Është një shpellë karstike natyrore e bëre e famshme nga libri i Petro Markos dhe më pas nga filmi me të njëjtin titull.Gjendet në kodrinën ku është Manastiri i Shën Theodhorit. Vendosur në shkëmbej thikë, në një det shumë të thellë që merr “ngjyrën e verës”, shpella ruan vlera të rëndësishme turistike, që të sjellin …
“Kështjella e Sopotit” (Borsh)
Faza më e hershme e fortifikimit daton në periudhën e bronzit të vonë, ndërsa në fillimet e periudhës helenistike shek. IV-III p.e.s, që përkon me fazën e dytë, shëndrohet në një qendër qytetare të rëndësishme. Fortifikimi i kësaj periudhe zë një sipërfaqe rreth 2.80 ha dhe ndahet në tri hapsira, ku atë qëndroren e zë …
Manastiri i Shën Dhimitrit (MANASTIRI AGIOU DIMITRIOU)
Në fshatin e poshtem te Qeparoit ndodhet manastiri i Shen Dhimitrit, i bardhe dhe i rindertuar si dhe kisha me te njejtin emer. Është ndërtuar brënda një ansambli, ku ndodhet ndërtesa e shkollës dhe e personelit të kishës. Manastiri është ndërtuar në formën më të plotë rreth viteve 1730. Ikonostasi prej druri, me figura ëngjëjsh …
Palaio KIPARO (ose Ano KIPARO) – Qiparo i Vjetër( ose i Sipërm)
Kështjella e Panormit (Palermos)
Gadishulli i vogël i Palermos që lidhet me një istem prej 50 m me bregun e detit është një fortesë e vërtet natyrale mbi të cilën është ngritur kalaja e Ali Pashës që banorët vendas e quajnë thjesht Kastri. Në të vërtetë Kalaja e Ali Pashes, vepër e projektuar nga arkitekt ushtarak francez është ngritur …
Panagias MANASTIRI – DRYMADON
Në krye të fshatit, në pjesën dominuese, qëndron “Manastiri i Panaisë“. Kisha e Shën Marisë që ndodhet brënda teritorit të Manastirit i takon shekullit të XIII – X IV. Është shume i bardhë dhe shquhet për arkitektonikën e tij dhe pamjen e vecantë. Kisha është e tipit bazilikat me një kupolë dhe daton nga shekulli …
Manastiri i Shën Theodhori (MANASTIRI AGIOU Theodorou)
Midis fshatrave Latës (Ilias) dhe Dhërmi në një kodër me një peizazh mahnitës nga deti gjendet Manastiri i Shën Theodhorit. Manastiri është ndërtuar shekullin e 14-të mbi faltoren e lashtë të perëndisë Zeus dhe Artemisit, perëndeshës së gjuetisë, po përfundoi gati 500 vjet më vonë.Në vitin 1946 u mbyll nga regjimi komunist e mv vonë …
Manastiri i Athalocës (ATHALIOTISSAS MANASTIRI)
Në shpatet e malit mbi Himarë ndodhet manastiri I vjetër i Virgjereshes Athaliotissa,ku mund të ecësh vetëm në këmbë. Është ndërtuar në një kodër rreth dy orë në lindje të qytetit të Himarës. Athali siç i thonë ndryshe në Himarë është një vend pelegrinazhi i Zonjës së Bekuar. Kisha është ndërtuar në 1795 dhe pranë …
AGIOI PANTES (Të gjithë Shenjtorët)
Kisha është ndërtuar rreth vitit 1775 në hyrje të Kalasë. Kozma Aetolos predikoi në këtë kishë. Kur Shën Kosmai mbërriti në Himarë u habit që fshati kishte mbi 150 kisha. Çdo familje ka pasur kishën e vet dhe adhurimin e bënin veç e veç. Te vjetërit thoshnin se të dielave dhe festave degjoheshin 300 këmbana …
Shën Maria Kasopitra (PANAGIA KASOPITRA )
Një kishë bizantine me një ikonë e Panagia – Nëna e Krishtit – që besohet të jetë e mrekullueshme. Në periudhat e thatësirës e populli I Himarës i këndonin himne Ikones se saj dhe thuhet qe fillonin shira të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër… Kisha e Kasopitra Virgjëresha , që ndodhet në pjesën jugore …
Kalaja e Himarës
Qyteti i vjetër i Himarës, dhe Kalaja (Barbakas) në vetvete janë një monument i rëndesishëm që ka nevojë për mbrojtje që të mos pësojë dëme të pandreqshme.Kjo është një monument i 3.500 vjet të pranisë njerëzore në rajonin e Himarës. Në mesjetare, në here byzantine, ishte një qytet- kështjellë i vogël por i fuqishëm në …