TIRANË-Muaji i Shenjtë i Ramazanit ka qenë vazhdimisht në qendër të vlerësimit dhe nga politika e krerë të shtetit. Në vigjilje të Natës së Kadrit Presidenti Bujar Nishani ka shtruar iftar duke mbledhur personalitete të njohur të fesë, kulturës, politikës, ambasadore etj, ndërsa kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka përcuar një urim nga Turqia, ku ndodhej për vizitë zyrtare.
“Muaji i Ramazanit është një rit madhështor e kuptimplotë. Në këto ditë besimtarët ngrenë lart sakrificat. Me anë të agjërimit ju tregoni superioritetin e virtytit mbi vesin. Përmes kësaj sfide që bëni, ju bëni atë që më tepër se gjithcka i duhet njerëzimit, dëshmoni dhe forconi besimin tek Zoti”, tha Nishani në një fjalë të mbajtur para iftarit.
Kurse kryeministri i zgjedhur Edi Rama përmes Facebook dhe Twitter dërgon këtë mesazh urimi.
‘U uroj gëzuar të gjithë muslimaneve natën e plotësimit të Librit të Shenjtë!”.