• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GENTA Kaloçi- ARTI POETIK SI PRELUD I FILOZOFISE DHE…

November 10, 2013 by dgreca

Genta Kaloçi është nga ato autore, e cila e ka shndërruar artin e saj poetik në prelud të filozofisë jetë dhe mesazh të ndërgjegjies njerëzore./

Këndvështrim rreth Vëllimit Poetik “Nën petkun e vdekjes”

Esse nga Agron Shele/

Poezia është substrakt i ndjesisë më të thellë shpirtërore dhe si e tillë ajo ejkalon dhe fluidizon  emocione dhe ndjenja të papërsëritshme. E parë në këndvështrimin shumëdimesional të ndërtimit dhe strukturës së ngritur, mesazhit, formës (përmbajtjes) dhe gjetjeve do të kuptojmë menjëherë një poezi ndryshe, një poezi e ngritur mbi përvojë të madhe të analitikës dhe psikikës së fjalës, një poezi e konceptuar  aforikisht dhe për më tepër një poezi e sugjesticionit dhe teknikës më bashkohore sot. Që në titull autorja Genta Kaloçi vjen me anaforën e petkut, perdes hije që shoqëron jetën dhe nëpërmjet boshtit të saj poetik e sfidon këtë ndjesi, e kanalizon si një proçes që tjetërson dhe transformon, por kurrsesi që shkatërron. Ripërtëritja e jetës, përsosja dhe emancipimi shoqëror janë detabest i gjithë zanafillës krjuese të autores, ku sigurisht nëpërmjet vargëzimi partiturë fjalësh japin tablo të qarta, me shumë ngjyrime,  kontraste dhe përthyrje koloritësh në esencë dhe ide. Vëllimi poetik ka ndërthurjen dhe veçanësinë e  të shkruar art, ka simbiozën dhe modalitetin më bashkohor, ka filozofinë dhe përqasjen e kohezionit krijuar, ka psikologjinë dhe analitikën e proçesit  përjetues. Rrallë bie ndesh me kreatura të tilla krijuese, rrallë ndeshesh edhe me peotikë anaforike, ku mendimi sintetizohet në urtësi dhe urtësia në model  jetësor emancipues,  për atë që shkon dhe për atë që ringrihet. Shpesh ndeshemi me kritikën e veprës në forma strukturale por dhe figuracionit, kritikë që shkon për shtat me analizën e vargjeve ose të veprës në tërësi, por këndvështrimi më i thellë na çon në të tjera percepetime, të cilat fillojnë me vetëdijen, ndërgjegjien , dhe filozofinë ku mbështetet vepra letrare:

A nuk është ndjesia dhe bota shpirtërore ajo që na çon drejt idesë?

A ka ndërgjegjie të plotëformuar për të thyer mitizmat dhe konceptin kohë?

A ka një kontur të qartë ku duhet mbështetur risia?

Këto dhe mori të tjera pyetjesh gjejnë përgjigje në këtë vepër poetike, gjejnë frymën e objeksionit dhe diskutimit për natyrën se si janë sendërtuar, përbëjnë thelbin e koherencës së re letrare që po fryn dhe për më tëpër hedh tezat e  mënyrës më të re  shprehi  qoftë në formë qoftë dhe në përmbajtje.

Vëllimi poetik hapet me poezinë “Jeta”, këtë ekuacion dëshirash dhe dimbjeje, sikurse shprejet autorja, këtë sigmatizim dhe mundësi të dhënë,  dhe përse: për të lënë gjurmët e hapësirave të pakufi, njohje.

Spiritualizmi, si forma më e qartë e shprehisë shpirt, vesh me nuanca dhe kode gjithë këtë perfomancë krijimi , e zbret atë tek lexuesi me idenë e glorifilimit për të gjithë, dhe së fundi kjo ndjesi shprehëse shkëputet ngë vetja përt tu bërë pjesë dhe lançim i dritëthënieve më të larta mendim.

Harmonia peotike shëtit dhe ushqehet në të tjera lëndinaja muzash, në të tjera gjetje profarme dhe kontraste shoqërore, tek dobësia njerëzore, kjo e përshpirtshme ndjesi që e zhvesh njeriun nga metamorfozat madhështi, tek ndërgjegjia, si pjesë e proçesit të vetëdijes dhe pranimit të rregullave të vendosura nga po vetë ai, tek dija, ky proçes njohje dhe përnjohje që nuk njeh  kufij, tek hyjnorja, kjo përkryerje që e jep dhuntia e të qënurit njeri.

Është befasuese, grishëse , por dhe tërheqëse kjo  mënyrë tjetër e të krijuarit poezi, shkrirjes së saj në analogji percepetimi dhe ndërthurje idesh psikologjike botëkuptimi, këndvështrim që kapërcen nëpër qerthullat metafizikë dhe njohjes së thellë të elementëve sugjestionivë të karakterit dhe vetë universalitetit  në tërësi. Humbja, Vetmia, Hiri im, sjellin një përthyrje mendimi, i cili në fund bën përmbysjen e madhe të idesë fillestare, duke mbjellur shpresën e besimit, por dhe duke sfiduar realitetin momenetal gri!

Sigurisht që përbrenada këtij vëllimi zë vendin e saj edhe lirika, e cila vjen nëpërmjet detratimit mish dhe shpirt, vjen si proçes i ndjenjësisë më të bukur, vjen si ëndërr e bukur vere dhe zbret kumtrit të yjeve si shtojzovalle:

***

Ti dhe unë,

dy copa akulli

në saharën e epshit tonë.

***

Ti dhe unë,

dy shpirtra të dlirë

të humbur

në mëkatin përrallor.

I endur rret mrekullisë poetike të autores Genta Kaloçi, e cila ravijëzon nëpërmjet shpirtit etik, esencial, të lirë,  psikologjik dhe filozofik, nuk mund të mos vësh në dukje këto elementë thelbësore,  nuk mund të mos nënkuptosh risinë e re krijuese, nuk mund të mos veçosh apo hulmutosh veprën e saj  “ Nën pekun e vdekjes”, i cili me të gjitha ornamentet që e shoqërojnë , gjetjet, dhe risitë  që sjell,   i shtojnë edhe një gur më tëpër kalasë së madhe të Letërsisë Shqiptare.

Filed Under: Kulture Tagged With: Arti poetik, Genta Kaloci, si prelud i filozofise

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT