• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SI E SULMOI FAMILJEN PPSH ME SIGURIMIN ANTISHQIPTAR

February 22, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI-Melbourne-Australi/* 

1 Lule ne Qafe Bari

KAMPI I SHFAROSJES SË QAFË BARIT/

1 Qafe Bari

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit…”

1967 “REVOLUCIONI IDEOLOGJIK DHE KULTUROR”, kur tirani barbar i Popullit Shqiptar Enver Hoxha, shpalli botnisht “Luften e Kllasave” në Shqipni, pikrisht atëherë, “me pushkë e kazem” ai shkatrroi Familjen tradicionale, një nga skalitjet shekullore ma të persosuna në shkambijtë e kështjellave të Gjergj Kastriotit.

Shqiptarët po vertetojnë se kanë “kujtesen e dobët”… Po, nuk asht e largët ajo ditë kur të shkruhet “pa frikë dhe me shkronja të mëdha” se: “Një turk gjinokastre, paturpësisht me 30 MAJI 1969, naten per terr si gjithmonë, ka hjedhë në erë Kishen Katolike të Shek. XIII, të Shën Mërisë së Vaut të Dejës, pranë Shkodres… Pse aty ishte kunorzue i Madhi Gjergj Kastrioti Skenderbeu me Doniken… E me të cilen, u pat le Djali Gjon Kastrioti…”

Mbasardhësit e Ilirëve në Ballkan ishin bash Shqiptarët e Kastriotit. Ata, që shovenistët sllavë, grekë, turqë, italian e bullgarë me shekuj menduen shfarosjen e tyne, e per cilët shkruente Noli: “Vetem Malësorët e Veriut, mbetën katholikë me armë në dorë!”

E Ata Malësorë duhet të harronin “Formulen e Pagëzimit të Imzot Palë Engjullit”, Ata nuk duhet të dinin “me ba Kryq”! E Kryqat e gdhenun nder dyertë e Tyne shekullore duheshin rrafshue bashkë me Kullat e nalta të Maleve të Hotit të Dedë Gjo Lulit, të Asaj Grudës kreshnike, të Pukës së Mirakajve e deri poshtë tek Markagjonët e Mirditës… E pa harrue kurrë vrasësin e Bajram Currit, Gurakuqit e Isa Boletinit, vllazen të një gjaku. E nder djepat e sternipave të Tyne duhet të këndonte “internacionalen” zagari i kuq!..

Edhe Kryqat e Varreve dhe të Shenjave të pushimit ua thyene e ua dogjen zhari…

Nder rrugët kamsore të maleve shihej ndonjë mushk e mbas tij ndonjë Malsuer…

Shumica mori rrugët e pafund të Europës dhe t’ Amerikës, per mos me u kthye kurrma!

Ata që mbetën këtu… Provuen vdekjen nder malet e Tepelenës e fushat e Myzeqesë…

Djepat e Tyne ishin nen grumbujt e plehut e të llomit të kënetave të Maliqit e Taravicës.

Burreli, Spaçi, Qafë Bari, Vlona, Saranda e ku kishte kampe shfarosje, të ngarkueme me strajca tue fillue nga Nana ime, vraponin padijtë se ku e kanë djalin, vajzen e njeriun ma të vuejtunin e shtëpisë, që ndoshta, nuk do ta shkelte kurrma prakun e derës së oborrit!..

Gratë duhet të rrisnin fëmijët vetë, kur burrat ishin të burgosun… Të gjitha “të ndame”.

Fëmijët kishin një Prind… Vetem një Prind… E shumica e harruen pergjithmonë Baben!

Ajo që edukonte “Njeriun e rinj” dhe kujdesej per te, ishte “Nëna Parti”…

Vetem me 1 maji, në tribunen e Tiranës, shikonin edhe “Baben” që ua kishte ba gjamen!

E jeta vazhdonte… Rradhat e qumështit i prisnin çdo mengjes ora 2 ose 3 mbasmesnate!

Kjo ishte jeta e “lumtur” që solli PPSH dhe shoku Enver, e mbas tij edhe shoku Ramiz!

■E mbas tij… Nuk dij as sot ku mund të jetë fundi i këtij mjerimi per Popullin Shqiptar!

***

E kush ua vinte gishtin Atyne rrezikzezëve që prangoseshin derisa plakeshin në burgje?!

■“Arma e Sigurimit të Shtetit” që mbas vitit 1967, mvarej direkt nga Komiteti Qendror i PPSH, ose e thanun ma sakt: “Nga kriminelët Enveri, Nexhmija dhe Ramiz Alia”.

Orjentimi jepej nga naltë pak a shumë shoqnue me një “motivacion” të përgjithshëm.

■Në Arkivin e Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, në vitin 1998 kam pasë rasen me pa në kopertinen e një dosjes një listë emnore prej kater vetësh. Dy prej tyne ishin emna të njohun si kriminela të Sigurimit të Shtetit… Po emnat e tyne në kopertinen e asaj Dosje pse ishin!?… Me shtyni kurioziteti dhe pyeta një nga nëpunësit që e dijshe se nuk flet.

Ai më tregoi se: “Këta persona që njihen si oficera sigurimi prej kohe, dhe janë shumë të besueshëm per PPSH, me rasën e “Revolucionit kulturor të 1967”, janë ngarkuar per të studjuar disa nga Dosjet e vjetra të Sigurimit të Shtetit, per të vrejtur se nga ata të cilët janë dënuar në vitet e para 1945 – 1954, cilët “janë dënuar më pak se duhej” dhe tani mund të ridënohen prap, duke i akuzuar sigurisht me akuza të reja kunder PPSH…”

■Ju them të vërteten u shtanga, dhe po shikojshe në sy personin që po më shpjegonte… Mendja, më fluturoj tek im vëlla, i cili u arrestue prap në 1967 dhe, agjenti i sigurimit që e ka akuzue heren e parë, shoku i vet Pjerin Vata, ishte prap që po e akuzonte… dhe im vëlla u ridenue me 10 vjet burg…, të cilat i bani ditë në ditë nder kampe shfarosje, Spaç…

Pra, “agjenti i sigurimit” i viteve 1950, në bashkpunim me oficerin e sigurimit që në vitin 1967 po rishikonte mundësitë e arrestimit në perputhje me “Revolucionin Kultural”, e marrin tim vëlla dhe e torturojnë 11 muej, e ridënojnë, i shkatrrojnë familjen tue i njollosë pafaj edhe fëmijët me të ardhmen e tyne e, të gjithë far’ e fisin.., që ba e pa ba perfshihen në “Luften e Kllasave” dhe, perfundojnë ndoshta, edhe këta nder burgje e interrnime.

Po sa vetë u arrestuen dhe u interrnuen nga qytetet e ndryshme të Shqipnisë si im vëlla?!

■Vetem në burgun e Spaçit, më ka pas tregue Ai, se ishin afer 10 persona që nuk ishin të ndamë nga gratë e tyne, ndersa afer 800 të burgosun tjerë ishin të ndamë me gra.

Nuk po flas per vete dhe presionet e hetuesve Dhimiter Shkodrani e El-ham Xhika, per me lëshue deklarata fallco kunder vllaut tim, mbasi desht vetem Zoti dhe me shpetoi prej atyne katilave nga një tmerr i vertetë, pa u njollosë me poshtersi e turp per gjithë jeten.

As nuk bahet fjalë me u dijtë ndonjëherë tmerri dhe e verteta e atyne vendeve! Piksynimi i Sigurimit të Shtetit ishte shkatrrimi i Familjeve dhe angazhimi i sa ma shumë vetave në organet e spijunazhit, sigurisht, tue i shnderue dhe vue në sherbim të së keqes…

■Tue fillue nga komunistët e “thjeshtë” nder ndermarrje e kooperativa e deri tek ata me funksione të randsishme, të gjithë paperjashtim do të “ndihmonin Revolucionin” me ma të shemtuemet informacione, që prangosnin cilindo që prekte interesat e PPSH, (që në të vertetë cenonte kolltukët e dy katilave të pashpirtë e nder). Elementi ma i rrezikshem ishte çdo informator tue fillue nga brigadjerët, pergjegjsat e reparteve, shefat e kuadrit, dhe kryetarët e lagjeve, që vetem në Shkoder kushedi sa vetë i kanë çue në pushkatim, me informacione dhe shpifje që kanë firmue nder degat ushtarake e të mbrendshme.

■Mbas vitit 1967, çdo njeri sa dilte nga shtëpia “do të shikonte mbrapa”, “a po e ndjekë kush?..”, një cilësi që deri atëherë ishte vetem e të burgosunve politik, që ishin lirue nga burgjet e vogla dhe po jetonin nder burgjet e mëdha ku, “ndertohej socializmi”!

  • Pjesa e IV, Vijon me Pjesen V

Melbourne, 22 Shkurt 2017

Filed Under: Histori Tagged With: Familaj shqiptare, PPSH, Sigurimi antishqiptar

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT