• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kisha ortodokse serbe tronditet nga skandali seksual

April 23, 2013 by dgreca

Nga Daisy Sindelar/

Kisha Ortodokse Serbe formalisht e ka shkarkuar nga detyra një peshkop të njohur 74 vjeçar, për shkak të skandalit seksual, në kuadër të të cilit janë përfshirë orgji dhe dhunime të djemve dhe vajzave të mitura. 
Ky peshkop është Vasilije Kaçavenda, që ka shërbyer në qytetet Tuzlla dhe Zvornik në Bosnjë e Hercegovinë.Para një muaji ai ishte tërhequr nga detyra e tij kishtare, për shkak të dyshimeve në rritje se kishte shfrytëzuar pozitën e vet për organizimin e orgjive të shpeshta dhe kishte dhunuar djem dhe vajza të mitura.
Kisha Ortodokse Serbe e ka miratuar dorëheqjen e tij, pasi këtë javë janë publikuar videot në të cilat ai duket të jetë përfshirë në aktivitete seksuale me djem të rinj.
Vendimi i Sinodit të Shenjtë të kësaj kishte që ta pranojë dorëheqjen e tij duket se është pranimi i parë i pakënaqësisë në Kishën Ortodokse Serbe me akuzat e tmerrshme, që më tepër do t’i përkisnin një gjykate të perandorit Caligula se sa Dioqezës Ortodokse.
Bojan Jovanoviq, ish studenti i teologjisë në Bijelinë të Bosnjë Hercegovinës, ku ishte selia e Dioçezës së peshkopit Kaçavenda, thotë se ai e kishte parë një numër të orgjive të organizuara nga peshkopi 74 vjeçar, në të cilat kishin marrë pjesë edhe klerikët e tjerë dhe biznesmenë.
Jovanoviq thotë se zoti Kaçavenda personalisht kishte kërkuar nga ai që të gjejë fëmijë të rinjë për qëllime seksuale.
“Ata u përpoqën disa herë që të më vinin në situatë të komprometuar, ose të më tërheqin në mesin e grupit të tyre. Peshkopi, po ashtu, ka sugjeruar se unë duhet ta përdori shkollën ku kam dhënë mësim për t’i sjellë atij fëmijë deri në moshën 10 vjeç, por natyrisht se unë kam refuzuar”.
“Unë, po ashtu, isha dëshmitar kur murgjit, nga manastiret e tjera, i sillnin studentët e teologjisë, të cilët do ta kalonin natën me peshkopin. Një mëngjes, njëri prej tyre më thirri dhe më luti që ta hapja derën e dhomës së peshkopit, në mënyrë që ai të mund t’i merrte gjërat e tij”, tha Jovanoviq.
Peshkopi Kaçavenda kishte tërhequr interesimin e opinionit me stilin luksoz të jetës dhe lidhjet me liderët e kohës së luftës Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.
Disa njerëz tashmë janë paraqitur me akuza kundër peshkopit, përfshirë edhe një vajzë myslimane, e cila tha se Kaçavenda e ka detyruar atë të kalojë në fenë e krishterë dhe pastaj e ka dhunuar atë kur ajo ishte 16 vjeçare.
Në vitin 2010, thashethemet u forcuan kur u paraqitën fotografitë në të cilat peshkopi merrte poza afër stripterit të njohur beogradas, Dejan Nestoroviq, i cili kishte pranuar se ka pasur marrëdhënie personale me Kaçavendën.
Por, kultura e heshtjes brenda kishës nuk mbijetoi shumë gjatë. E përditshmja beogradase Blic kishte raportuar se i ka parë videot pornografike, që duket se e paraqesin peshkopin Kaçavenda, të angazhuar në seks oral dhe aktivitete të tjera seksuale me të rinj në lokacione të ndryshme.
Tash Kaçavenda, i larguar nga Kisha, mund të ballafaqohet me akuza të shumta në gjykatë.
Avokati nga Bijelina, Dushko Tomiq, thotë se ai ka mbledhur dëshmi nga shumë njerëz që pretendojnë se ishin abuzuar seksualisht nga peshkopi.
Në mesin e këtyre dëshmive gjenden edhe ato të dy klerikëve, dhe të nënës dhe gjyshërve të një personi, Miliq Bllazanoviq, student i teologjisë, i cili si 16 vjeçar nuk kishte mundur të avanconte nga Kaçavenda, dhe më vonë kishte vdekur nën rrethana misterioze në një manastir të izoluar.
Avokati Tomiq thotë se vendimi për largimin e Kaçavendës nga shërbimi duhet të jetë vërejtje edhe për anëtarët e tjerë të Kishës Ortodokse Serbe dhe elitës politike se askush nuk është mbi ligjin.
“Kur i lexova të gjitha informacionet dhe të gjitha raportet nga njerëz të ndryshëm, që ai i kishte abuzuar, nga njerëzit që ai u kishte shkaktuar aq shumë vuajtje, unë isha i shokuar si besimtar ortodoks dhe si njeri; si mundet ky person të jetë ende i pranishëm në jetën publike”.
“Kaçavendea ishte bërë politikan, dhe të mos harrojmë, se ai është gjeneral i armatës së Serbisë, të mos harrojmë se ai është shok i ngushtë me Millorad Dodikun, president i Republikës Serbe në Bosnjë, dhe me shumë biznesmenë dhe ndërmarrës me ndikim. Të gjithë ata tash kanë probleme të mëdha”, tha avokati Dushko Tomiq.
Kaçavenda i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për keqbërje dhe është kërcënuar me padi ndaj atyre që e kishin “njollosur dhe përgojuar”.
Duke e pranuar dorëheqjen e tij, Kisha nuk e ka përmendur fjalën skandal, duke thënë se peshkopi vetëm po tërhiqej për shkaqe shëndetësore.
Por, rënia e tij e qartë nga pozita, me gjasë do t’i forcojë kritikët e Kishës Ortodokse Serbe, e cila tashmë ka pësuar një varg të skandaleve me abuzim seksual të klerikut tjetër, peshkopit Pahomije, i cili ishte akuzuar për abuzim seksual të katër të miturve në periudhën 1999-2002.
Kisha Ortodokse Serbe me seli në Beograd, e ka mbajtur heshtjen strikte ndaj të gjitha akuzave për abuzim seksual, ndërsa patriarku Irinej, zëshëm i ka kundërshtuar planet për marshin e homoseksualëve në Beograd, duke thënë se një ngjarje e tillë do të ishte një “hije morale” në vendin e tij.
Qëndrimi i tillë i kishës ka nxitur krahasime fatkeqe me mënyrën se si Vatikani i ka menaxhuar skandalet e veta me abuzimet seksuale.
Sociologu nga Beogradi, Mirko Gjorgjeviq, thotë se udhëheqja e Kishës Ortodokse, tash një kohë të gjatë, mendon se është e paprekshme, edhe nëse në dritë dalin dëshmi të shumta.
“Kisha jonë u përpoq t’i fuste gjërat nën qilim. Në rastin e peshkopit Pahomije, shteti thjeshtë po pret që e gjithë situata të vjetrohet, megjithqë mendohet se fenomeni i pedofilisë në Kishë dhe shoqëri është shumë i përhapur”.
“Problemi është se në vendin tonë, me përjashtim të disa rasteve të dukshme, opinioni është në gjum ose i frikësuar, dhe nuk ka guxim të ballafaqohet me këto probleme”, thotë Gjorgjeviq.
Peshkopi Grigorije nga Zahumle në Hercegovinë, njëri nga pesë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, ka kërkuar kujdes në gjykimin e gjërave, duke thënë se hetimet e Kishës për këtë çështje “nuk mund të bëhen shpejtë”.
“Sugjerimet e mia për besimtarë janë që të mos gjykohet askush derisa e vërteta të dalë në shesh. Kur të mësojmë se cila është e vërteta, sipas fesë sonë, dhe ky është paradoks i religjionit tonë, ne nuk duhet ta urrejmë personin, por duhet ta duam atë dhe të lutemi për të. Por, gjykata do ta bëjë punën e vet”, tha peshkopi Grigorije. (f. bujupi)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kisha Orthodokse, Serbe, skandal seksual

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT