• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SKËNDËEBEU I KORCËS PREK ËNDRRËN NË CHAMPIONS LEAGUE

July 23, 2013 by dgreca

SKENDERBEU-NEFTCI 1-0/

Golat: Nuredin Orelesi 117′/

Formacionet:
SKENDERBEU: Shehi, Gvozdenovic, Radas, Arapi, Ademir, Orelesi, Shkembi, S.Lilaj (Tomic 83′), G.Lika (Morina 77′), J.Sefa (Abazi 57′), Pejic. Trajner: Mirel Josa
NEFTCI: Stamenkovic, Silva, Mitreski, Bertucci, Cardoso (Sadygov 36′), Shukurov, Imamverdiyev (Abdullayev 72′), Ramos, Flavinho, Wobay, Platje (Yunuszade 91′). Trajner: Böyükağa Hacıyev
Gjyqtarë: P. Gil, P. Sadczuk, M. Borkowski (Poloni)
Kartonë të verdhë: Arapi 33′, Abazi 60′, Pejić / Imamverdiyev 7′, Mitreski 53′, Yunuszade 96′, Ramos
Karton i kuq: Mitrevski 90+2′.

Skënderbeu preku endrren dhe premtimi u be realitet. Ekipi simpatik përfaqëson në mënyrën më të mirë Shqipërinë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trainer Josa pat thene se kërkonte nga futbollistët që të ishin të qetë në fushë, ndërsa pat pohuar se nuk u trembet azerëve. “Kemi një javë që përgatitemi. Pak a shumë e njohim si skuadër Neftçin dhe mund të them që është e rrezikshme. Rezultati 0-0 nuk na bën ne favoritë, por na jep shumë optimizëm për të zhvilluar lojën tonë. Fundja, kur luan me një skuadër, e cila është e pasur nga ana financiare, je më i lirë të luash dhe të shprehësh aftësitë e tua, si luajtën me ne azerbajxhanasit. Nëse bazoheni te seanca e djeshme stërvitore, mund të them se kemi bërë disa ndryshime në formacion. Pejiç nuk do të jetë më i vetëm në sulm, por do të ketë edhe mbështetjen e G.Likës dhe Sefës. Normalisht që duhet të ndryshojmë diçka për ta bërë ekipin më sulmues, por përsëri skuadra duhet të jetë shumë e vëmendshme, por jo që të mbrohet afër portës. Neftçit nuk i trembem, pasi skuadra jonë nuk ka çfarë të humbë. Përkundrazi, ne kemi një farë besimi ne vetvete dhe do të jemi shumë të kujdesshëm në veprimet mbrojtëse, por jo që të mbrohemi shumë mbrapa, sepse i japim shumë hapësirë skuadrës së Neftçit. Ne duhet të jemi shumë rigorozë në mesin e fushës dhe duhet të fillojmë shumë shpejt aksionet tona sulmuese”,- ka thënë Josa.

Po si rrodhi ndeshja? Nuk kanë mjaftuar 90 minuta lojë për të përcaktuar të kualifikuarin për më tej, gjithsesi, sepse goli nuk ka dalë në dritë. Ka vuajtur shumë formacioni i Josës në këtë drejtim, duke qenë edhe mjaft i pafat, sidomos në kohën shtesë, dy herë nga 15 minuta, kur Pejic është bërë protagonist i dështimit para portës kundërshtare, ndërsa portieri serb i Neftcit ka qenë hero i vërtetë. Nëse azerët po mendonin si të shkonin deri te penalltitë, duke qenë të detyruar të luajnë për mjaft minuta me një lojtar më pak, pas daljes me të kuqe të Mitrevskit, kanë gabuar në llogari. Ka qenë Nuredin Orelesi, ai që ka ngritur peshë një stadium të tërë, të mbushur plot me tifozë, teksa ka realizuar pas shumë e shumë përpjekjesh e gabimesh në finalizim, duke u dhënë të tijve një kualifikim historik. Gjithcka ka ndodhur në minutën e 117-të, kur mesfushori i Skënderbeut, i asistuar bukur nga Morina, ka lëshuar një predhë fluturimthi dhe topi i devijuar paksa edhe nga një mbrojtës mik ka puashuar në rrjetën azere. Nuk ka minuta në dispozicion Neftci për të bërë ndonjë gjë, kështu që loja mbyllet me rezultatin 1-0, duke i dërguar azerët në shtëpi të skualifikuar, ndërsa korcarët do të luajnë në turin e tretë ndaj Shakter Karagandi.
Kujtojmë se korçarët regjistrojnë pesë ndeshje në Champions, nga të cilat ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Ky është edicioni i tretë radhazi që juglindorët marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë. Debutimi historik i bardhekuqve ka qenë dy vite më parë kundër Apoel Nikosias. Në atë kohë, ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro humbi me rezultatin 2-0 në Korçë, ndërsa ndeshja e kthimit përfundoi 4-0 për qipriotët. Në edicionin e kaluar, korçarët fituan ndeshjen e parë ndaj Debrecenit në shtëpi, 1-0, por u mundën në transfertë 3-0.

SKENDERBEU-NEFTCI 1-0

Golat: Orelesi 117′
SKENDERBEU: Shehi, Gvozdenovic, Radas, Arapi, Ademir, Orelesi, Shkembi, S.Lilaj (Tomic 83′), G.Lika (Morina 77′), J.Sefa (Abazi 57′), Pejic. Trajner: Mirel Josa
NEFTCI: Stamenkovic, Silva, Mitreski, Bertucci, Cardoso (Sadygov 36′), Shukurov, Imamverdiyev (Abdullayev 72′), Ramos, Flavinho, Wobay, Platje (Yunuszade 91′). Trajner: Böyükağa Hacıyev
Gjyqtarë: P. Gil, P. Sadczuk, M. Borkowski (Poloni)
Kartonë të verdhë: Arapi 33′, Abazi 60′, Pejić / Imamverdiyev 7′, Mitreski 53′, Yunuszade 96′, Ramos
Karton i kuq: Mitrevski 90+2′

 

Filed Under: Sport Tagged With: kalon ne turin e dyte, Skenderbeu i korces

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT