• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Për amerikanët, tradhëtar, gënjeshtar, hajdut, për Europianët propozohet për çmimin Nobel për Paqe

February 3, 2014 by dgreca

Nga BEQIR SINA, New York/

BENSONHURST – BROOKLYN NY : Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai Serbisë Ivica Dacic dhe baronesha Catherine Ashton fillimisht ishin ata që u propozuan për Çmimin Nobel për Paqe. Pas nominimit që kjo treshe mori nga Kongresi Amerikan, edhe Grupi i Aleancës Progresiste e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, i ka dërguar Komitetit të Nobelit një propozim të tillë. Në dokumentin e nominimit të cilin e publikoi edhe media shqiptare, Kryetari i Grupit te Eurodeputetëve, Hannes Swoboda, ka dhënë arsyet e nominimit.

Por, mbas tyre javën e kaluar ka qenë Edward Snowden, i cili është në mesin e 259 kandidatëve në listë për të fituar çmimin Nobel për Paqen. Kandidatura e tij – është bërë e mundur falë dy paralamentarëve të krahut të majtë politik Europian, norvegjezëve Snorre Valen dhe Baard Vegar Solhjell. Sipas dy legjislatorëve norvegjëz rrjedhja e informacioneve nga Snowden në lidhje me programin e përgjimeve globale amerikane, “dhanë një kontribut të madh në transparencën e stabilitetit global”.
Dhe kështu Çmimi i Nobeltë për Paqen – duket se po shkon në … drejtim të Edward Snowden , i cili për Amerikanët, nga një fitues i çmimit “Whistleblower” ” kaloi në një “Tradhtar! në një spiun rusë –
Por le të flasim pak për Çmimin Nobel për Paqe sipas analistëave amerikan : “Në vitin 2009, ishte Presidenti i Barack Obama mbasi kishte qenë në zyrën Ovale – Shtëpinë e Bardhë, më pak se gjysmë viti , kur ai fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit 2008, ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe: për ” përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për forcimin e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve “, sipas Fondacionit Nobel . Çka, megjithëatë kaloi në polemika të shumta – në qarqet e ndryshme botërore, sidomos atyre analitike e politike.

Edhe këtë vitë propozimet kryesore për çmimin Nobel për Paqe, po kalojn në polemikat nga më të fortat duke filluar prej atyre; si ajo për Kryeminsitrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të Serbisë Ivica Dacic dhe baroneshës Catherine Ashton.

Mirëpo, ajo që ka hapur debate të shumta; është propozimi i dy politikanëve norvegjez të cilët kanë emëruar ish axhentin NSA për rrjedhën e informacionit Edward Snowden – për të njëjtin çmim . Ata janë Bard Vegar Solhjell dhe Snorre Valen të Partisë Socialiste nga Majta e Norvegjisë, e cila njoftoi të mërkurën se kishin nominuar Snowden e SHBA, për çmimin Nobel për Paqe. Ata e vlerësuan rrjedhjet e tij për informacionet “për ngritjen e një perde” mbi teknikat moderne të mbikqyrjes .

Por, sipas dy norvegjezve Solhjell dhe Valen ” Nuk ka dyshim se veprimet e Edward Snowden mund të kenë dëmtuar interesat e sigurisë të disa kombeve në afat të shkurtër . Ne nuk mund të falëm  domosdoshmërisht, apo për të mbështetur të gjitha “shfaqjet” të tij , “thanë ata në deklaratën e tyre duke njoftuar emërimin . ” Ne jemi , megjithatë , të bindur se debati publik dhe ndryshimet në politikën që kanë ndjekur në prag të rrejedhjeve të informacioneve, të Snowden – kanë kontribuar në një mënyrë më të qëndrueshme dhe paqësore në botë “, sipas tyre.

Ata shtuan se veprimet e ish- kontraktorit të IT-së Snowden, kanë ” çuar në rivendosjen e besimit dhe transparencës si parim kryesor në politikat globale të sigurisë . Vlera e tij nuk mund të mbivlerësohet . ” ka theksuar Bard Vegar Solhjell dhe Snorre Valen të Partisë Socialiste nga Majta e Norvegjisë.

Gjithësesi, duke qenë të nominuar për çmimin Nobel të Paqes me një vlerë 1.200.000 dollarë amerikanë, nuk do të thotë, se ai ka për t’a marrë atë. Ai është shumë larg në të vërtetë për të fituar atë, në teori . Mbasi, ju ose unë ose dikush tjetër , analistë, politikanë ose parashikues të këtyre çmimeve mund ta dimë se “kush është në rrugë për ta marrë çmimin Nobel për Paqe”. Por, se çdo njeri mund të jetë një kandidat ashtu si janë 259 të tillë për çdo vit si kandidatë, dhe ata ka të drejtë ti shpallë çdo organizat apo insitucion prestigjoz .

Por, duke ditur edhe faktin se Çmimi Nobel i Paqes, pothuajse mbas atij për Letërsi, është i konsideruar një nga më të diskutueshmet nga të, të gjitha fituest e Çmimit Nobel ( Gandi nuk e fitoi atë , për shembull ), nuk është për t’i besuar shumë emrimit të dy norvegjezëve për Snowden .
Ndërsa, kësaj rradhe krahasimi i Edward Snowden me fituesin e Çmimit Nobel për Paqe Nelson Mandela do të jetë, njësojë si kur të kishim krahasuar “Houdinin me Jezu Krishtin”, thonë disa analistë amerikanë, me të marrë vesh se Bard Vegar Solhjell dhe Snorre Valen të Partisë Socialiste nga Majta e Norvegjisë kan përcaktuar Snowden për këtë çmim  .

Megjithatë, kjo është një kujtesë, për Perendimin se sa serioze ka qenë sulmet e së majtës Europiane ndaj SHBA, në Europën Lindore dhe Juglindore, sidomos në atë të Moskës. Edhe kur vjen puna tani tek ajo e çështjeve të mbikqyrjes amerikane dhe se si Snowden është atje i mbrojtur nga Moska dhe personalisht ish KGB-ja, Presidenti Putin.

Dhe këtu shihet qartë se “A është Edward Snowden duke punuar me rusët ? pra një Kim Phillb i Shekullit të XXI-të.
Por, emërimi i Çmimit Nobel të Paqes – është gjithashtu një kujtesë e hipokrizisë të së majtës Europiane, kur dihen veprimet e Snowden, të cilat ata vetë i kanë ekspozuar, deri dje . Norvegjia ka qenë pjesëmarrëse aktive në mbikëqyrjen NSA , për të mbledhur rreth 33 milion regjistrime të telefonisë mobile për agjencinë IT . Snowden gjithashtu është e mbrojtur nga presidenti rus Vladimir Putin , një lider me një rekord nga më të keq, sidomos, me atë të drejtave të njeriut dhe kundërshtarëve të vet politik, saqë nga rivalët e tij ai është i krahasur me diktatorët botërorë .

Snowden – ka qenë i nominuar për çmime të tjera më parë , dhe ka fituar edhe një çmim Sam Adams për Integritetin në Inteligjencën , dhënë nga një grup i oficerëve të CIA-s në pension . Dhe sipas analistëve amerikan ai duke qenë i nominuar për Çmimin Nobel për Paqe,  nuk ka gjasa për të ndryshuar mendime për veprimet e tij . Dhe, ata që besojnë se ai e dëmton sigurinë kombëtare, ka të ngjarë të vazhdojnë ta bëjnë këtë , ndërsa ata të cilët mendojnë se ai bëri për botën një shërbim të madh – do të shohin çmimin si provë se ata kishin të drejtë – “të paktën deri në ndonjë sulm të ardhshëm terrorist ” dhe të zhgënjhen me fenomenin e ri të spiunazhit të quajtur Edward Snowden i cili është në mesin e 259 kandidatëve në listë për të fituar çmimin Nobel për Paqen ose një Kim Phillb i Shekullit të XXI-të .

Rrjedhjet e informacionit Snowden ndoshta kanë për të bërë atë të famshëm  – Por një Nobel do ta bëjë atë të pavdekshëm ! kështu kan menduar ndoshta dy norvegjezët Bard Vegar Solhjell dhe Snorre Valen të Partisë Socialiste nga Majta e Norvegjisë kan përcaktuar Snowden për këtë çmim
Sipas analistëve amerikan, zbulimet e fundit Snowden – do të shërbejnë si një kundërshtim të drejtpërdrejtë me ata që pretendojnë se ai është një fitues i çmimit “Whistleblower”. Por, më shqetësuese sipas tyre janë deklaratat e tij për sigurinë kibernetike të SHBA . “Si një punonjës NSA , Snowden, ka qenë i betuar për të mbrojtur sekretet amerikane, apo Jo! . Ai është tani duke u ofruar këto sekrete shtetrore, atyre në Rusi dhe  Kinë , një vend që mban pjesën më të madhe të borxhit të përgjithshëm të SHBA . Një vend – që ka një ndikim të madh në Korenë e Veriut , e cila ka shantazhuar se ka për të shkatërruar SHBA me bombën atomike,. Kina është një vend që ka “hacked” sekretet e SHBA, thonë analistët politik amerikan, të korporatave dhe ushtarake ; dhe një vend që ka manipuluar monedhën e saj në dëm të dollarit amerikan “.

Pra, së fundi jo nuk është se si Snowden e sheh veten se “kush ka qenë dhe kush është sot!?”. Në mendjen e tij , thotë nje politikan amerikan, ” ai është një crusader i së vërtetës , një engjëll hakmarrës, i cili nuk ka kursyer edhe publikun amerikan nga një shtypje Orwelliane e paparë ende kudo”.

Ndoshta Mbikëqyrja e SHBA – tani duhet të fillojë me Snowden – i cili thonë amerikanët është një hajdut i njohur , një gënjeshtar dhe një tradhtar !!!

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: europianet-Nobelist, per ameriaknet tardhetar, Snowden

Putin: Nuk lejojmë që Snowden të dëmtojë raportet tona me SHBA-në

July 17, 2013 by dgreca

Raportet Rusi-Amerikë janë shumë më të rëndësishme sesa çështja Edward Snowden!/
Por, megjithatë Snowden ka shkaktuar tensione mes dy superfuqive, pasi Rusia refuzon ta ekstradojë tek autoritetet amerikane.
Megjithatë, presidenti rus, Vlladimir Putin, duke folur para gazetarëve nga qyteti lindor Chita, mbrojti të drejtën e Moskës për të pasur një politikë të jashtme “të pavarur” pasi Shtetet e Bashkuara përsëritën thirrjen e tyre që t’i dorëzohet Snowden.
“Lidhjet tona bilaterale (Rusi-SHBA), sipas meje, janë shumë më të rëndësishme sesa grindjet rreth punës së shërbimeve të sigurisë”, tha Putin.
Moska zyrtare, madje, edhe ka paralajmëruar ish-kontraktorin e Agjencisë Kombëtare Amerikane të Sigurisë që Rusia nuk do të tolerojë asnjë aktivitet të tij, i cili do të dëmtonte raportet me Shtetet e Bashkuara.
Snowden ka mbetur i ngujuar në aeroportin e Moskës Sheremetyevo, që nga 23 qershori, kur është larguar nga Hong-Kongu nga frika se do të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara.
Të martën Snowden ka kërkuar azil të përkohshëm në Rusi.
Ndërsa autoritetet ruse i kanë ndaluar Snowdenit që të publikojë çfarëdo dokumenti tjetër të shërbimeve sekrete përderisa është në tokën ruse.
“Kemi paralajmëruar zotin Snowden se çfarëdo aktiviteti nga ana e tij, i cili mund të dëmtojë raportet Rusi-Shtete të Bashkuara është i papranueshëm për ne”, ka thënë Putin të mërkurën.
Informatat që Edward Snowden u ka dhënë medieve ndërkombëtare flasin për një vëzhgim të paprecendentë të Shteteve të Bashkuara në telefoni mobile dhe internet.
Programet e mbikëqyrjes që kanë përdorur autoritetet, kanë shkaktuar një debat të gjerë në Amerikës rreth ligjshmërisë së masave të tilla dhe kufirit që duhet të ketë qeveria në jetën private të njerëzve.
Raportet për programet dikur sekrete, kanë shkaktuar fërkim edhe në raportet e Washingtonit me një numër të shteteve aleate, përfshirë ata kryesorët në Evropë.
Në fillim të këtij muaji gazeta britanike “The Guardian” ka cituar informata të marra nga Snowden, që thonë se Washingtoni ka spiunuar 38 ambasada dhe zyre të përfaqësive evropiane, si ato të Japonisë, Turqisë, Francës, Italisë dhe Greqisë.
Javën e shkuar, ndërkaq, magazina gjermane “Der Spiegel” ka raportuar se cak i spiunimit ishin edhe zyrat e BE-së në Washington, New York dhe Bruksel, dhe se përveç këtyre, edhe komunikimi në Gjermani është mbikëqyrur.
Për shkak të gjithë kësaj rrëmuje, presidenti rus, Vlladimir Putin, dëshiron që Edward Snowden të largohet sa më parë nga Rusia, pasi atij i kanë ofruar azil disa shtete të Amerikës Latine.
Kreu i Komitetit për Mbikëqyrje Publike, në kuadër të Ministrisë së Brendshme, Anatoly Kucherena, i cili edhe po ndihmon Snowdenin me kërkesën e tij për azil të përkohshëm në Rusi, tha të mërkurën se rasti i amerikanit të arratisur do të zgjidhet për pak ditë.
“Mendoj se Snowden do të largohet nga aeroporti në ditët e ardhshme. Edhe pse, megjithatë, disa dokumente ende kërkojnë kohë për t’u proceduar, por mendoj se e tërë kjo punë do të mbarojë brenda javës. Pastaj do të shqyrtohet çështja e dhënies apo jo të azilit të përkohshëm për zotin Snowden”, tha Kucherena.
Të martën mbrëma, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, përsëriti që Snowden duhet t’iu dorëzohet autoriteteve gjyqësore amerikane, pasi ai akuzohet për vjedhje të dokumenteve shtetërore dhe rrjedhjen e informatave sekrete në publik.
“Qëndrimi ynë është që Snowden duhet të dëbohet (nga Rusia) dhe të kthehet prapa në Shtetet e Bashkuara, dhe se atij nuk duhet t’i lejohet që të hipë në fluturime tjera përveç atij që është i nevojshëm për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Ai nuk është aktivist i të drejtave të njeriut. Ai nuk është disident. Ai akuzohet për publikim të dokumenteve sekrete”, tha zëdhënësi Carney.
Sido që të jetë, Ministria Federale Ruse për Migracion, tha se procedurat e rishikimit të aplikacioneve për azil, mund të zgjasin deri në tre muaj, para se të vendoset nëse Snowden do të marrë azil të përkohshëm.(Kortezi: Radio Evropa e Lirë)

Filed Under: Featured Tagged With: marrdheniet me SHBA, Putin, Snowden

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT