• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Goditje për pluralizmin dhe demokracinë

March 3, 2023 by s p

Sokol Paja/

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Tiranë rreth situatës në Partinë Demokratike në Shqipëri është një vendim kritik për demokracinë, pluralizmin dhe kohezionin politik në Shqipëri. Në një kohë që shqiptarët presin një opozitë të fortë dhe të bashkuar për të luftuar të keqen që i qeveris prej afro një dekade, ky vendim gjyqësor shkatërron në themel juridiksionin mbi partitë politike dhe veprimtarinë e lire të partive politike në një shoqëri e shtet demokratik. Ky vendim gjykate përbën një ditë të keqe për drejtësinë dhe demokracinë në Shqipëri. Padrejtësisht opozita dënohet nga një gjykatë që çështjen lehtësisht mund ta kishte gjykuar muaj më parë. Loja gjyqësore me rishqyrtim në shkallën e parë të çështjes nuk bën asgjë tjetër veçse i zgjat jetën keqqeverisjes në pushtet, korrupsionit, gjynjëzimit të shtetit para krimit, shpopullimit të Shqipërisë, varfërisë së Shqipërisë e shqiptarëve dhe mbi të gjitha shkatërron pluralizmin politik në Shqipëri. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit në Tiranë është shkatërrues për opozitën pasi vjen në kufijtë e skadimit të afatit ligjor për t’ua regjistruar si subjekt politik në Zgjedhjet Lokale të 14 Majit. Të pengosh opozitën të regjistrohet në zgjedhje është minim i demokracisë. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për një opozitë gjithëpërfshirëse, të fuqishme, konkuruese, të bashkuar me alternativa e zgjidhje që përmirësojnë jetesën e shqiptarëve, kthejnë sundimin e ligjit, garantojnë liritë dhe të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha ndalin plagën kombëtare të shpopullimit të Shqipërisë. Opozita është mision, është ndërgjegja morale e kombit, është oksigjen i demokracisë.  

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

DIELLI ME SHQIPTARËT NË STRASBOURG

March 1, 2023 by s p

Fllanxa Veshi Mirashi profesore e gjuhës angleze në Universitetin e Strasbourgut në degën Infirmatikë dhe Komunikim, në një rrëfim ekskluziv për Diellin e Vatrës në New York, dhënë Editorit Sokol Paja, shpjegon me detaje punën edukative e patriotike për mësimin e gjuhës shqipe në Strasbourg dhe aktivitetet sociale e kulturore në dobi të komunitetit shqiptar në Strasbourg të Francës.

ORGANIZIMI I SHQIPTARËVE NË STRASBOURG TË FRANCËS

Si vullnetare në organizatën humanitare Caritas prej gati 8 vjet, kam qenë dëshmitare e kërkesave të shumta të shqiptarëve për të mësuar gjuhën frënge, për ndihmë financiare për të ndjekur studimet në Strasbourg, për tu regjistruar në bibliotekat e qytetit etj. Krejt të ndryshme nga kërkesat e kombësive të tjera. Kam filluar të jap mësimin e frëngjishtes vajzë kosovare Valbonë Rexhepaj, dhe shumë shpejt, më pas u bënë dy, pastaj tri, katër e me rradhë… aktualisht është një grup ndërkombëtar, për herë të parë në historinë e mësimdhënies në Caritas. Unë nuk mund të ju jap një numër të saktë për numrin e shqiptarëve që ndodhen në Strasbourg por shikoj që sapo të dalësh në rrugë, dëgjojmë të flitet shqip. Një vatër shumë dashamirëse për ne është Kisha Metodiste Protestante e Strasbourgut, e cila që nga shtatori 2017 na ka mundësuar kursin kolektiv të frëngjishtes vetëm për ne shqiptarët. Aty, përveç mësimit, kemi organizuar me bashkatdhetarët tanë festat e 28-29 Nëntorit, Vitin e Ri, ditëlindje dhe gëzime familjare. Në oraret e mësimit me të rriturit, kisha ka ngritur një grup animatorësh që të përkujdesen për fëmijët tanë që mësimi të zhvillohet pa shqetësime. Kjo për mua është mënyra më e përshtatshme që ne të mbajmë njohje dhe lidhje miqësie midis nesh. Fëmijët tanë rrinë tok duke komunikuar domosdo në gjuhën shqipe. Gjatë festave tona ne gatuajmë, këndojmë, kërcejmë dhe flasim shqip. Nëpërmjet njeri-tjetrit njohjet tona janë zgjeruar dhe gati njihemi të gjithë. Kjo është një mrekulli. Kjo vater e vogëlushëve tanë shqiptar, do të mbetet në vend-takimi dhe argëtimi për ne të rriturit, pensionistët e ardhshëm shqiptar.

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË STRASBOURG

Të gjitha aktivitet e lartpërmendura zhvillohen në gjuhën shqipe, në kushte të vështira. Shqiptarët që vijnë në mësim janë prej vitesh rishtas në vëhstirësi të ndryshme në pritje të integrimit këtu në Francë. Të gjithë aktivitetet që përmenda unë jam në ekip me një grup intelektualësh kosovar dhe shqiptar (Isuf Halimi, Ermra Prroni, Mirela Gjura, etj). Jemi duke punuar për krijimin një Shoqerie Franko-Shqiptare. Eshtë ky një projekt me qëllim që të kërkojmë edhe subvencione nga shteti për një program konkret. Qëllimi i shoqërisë është : kristalizimi i një bërthamë kulturore e patriotike shqiptare në Strasbourg dhe rrethinat e tij. Kemi ide të qarta për hapjen e një shtëpie muze në periudhat e festave kombëtare që te mbajmë gjallë kulturën tonë për pasardhsit tanë dhe për ta prezantuar atë në shoqërinë franceze. Ne perspektivë të afërt, hapjen e një akademie në gjuhën shqipe. Ku do të bëjmë të mundur që të rriturit në forume periodike të njihen me historinë, gjeografinë, kulturën, e Shqipërisë Etnike. Duke parë se si këtu familjet shqiptare shpërbëhen e shkatërrohen përballë vështirësive duke çorjentuar komplet edukimin e fëmijëve, kam për objektiv një program në sociologji (problemet në familjet tona mos barazia gjinore në cift është e kuptueshme që nuk njohim ligjet), etnografi, folklor, guzhinë, punë dore, përkthim, muzikë, valle, informatikë, animacione, jurisprudence (duke parë sa minorenë shqiptar ka në burgjet këtu), për fëmijët tanë gjuhe shqipe etj. Akademi ku secili të gjej motiv dhe arsye që të vijë.

FRËNGJISHT DHE SHQIP PËR SHQIPTARËT SI MUNDËSI INTEGRIMI NË FRANCË

Aktualish kursi i frëngjishtes frekuentohet nga më shumë se 60 familje, të cilët kanë plot fëmijë, shyqyr Zotit. Prindërit kanë kërkuar mësimin e gjuhës shqipe për to. Me 26 Nëntor 2022 kishte prezent më shumë se 150 familje. Mësimi igjuhës shqipe është urgjencë, si në kohën e Rilindjes sonë Kombëtare pas kësaj hemorragjie të pandalshme kombëtare. Ikim nga Shqipëria për një mijë e një arsye që i kemi akumuluar prej kohësh por sot kur komunikimi është i mundur nuk ka pse të qëndrojmë të shprëndarë dhe të përçarë. Të parët tanë e derdhën gjakun lumë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të kërcënuar ndër vite na vendet fqinje dhe Fuqitë e Mëdha të kohëve të ndryshme, dhe siguruan ekzistencën e shtetit Shqiptar, ne momente më vendimtare të historisë. Sot në historinë moderne te asimilimit, ku jemi ? Cilat janë detyrat tona që bashkësia shqiptare jasht kufijve të mos asimilohet? Domosdoshmërisht, duhet që të komunikojmë, të dëgjojmë njeri-tjetrin, dhe që të mirëkuptojmë njeri-tjetrin, të ndihmojmë pa kushte njeri-tjetrin, të lëmë mënjanë xhelozitë dhe lavdërojmë njeri-tjetrin. Vetëm kështu do mbetemi shqiptarë në këtë botë me ritme të shpejta ; ku harrohen lehtë gjuha e nënës dhe shpërbëhen, shkërmoqen e zhduken kombe. Kështu pavarësisht se ku jemi fizikisht, ne jemi të gjithë bashkë. Për forumet dhe programet e mësipërme, kapacitetet njerzore dhe intelektuale janë. Bashkëpunëtorët e mi dhe unë vijmë nga mjedise mësimdhënie e akademike.

MËSIMI SHQIP SI FORMË KUNDËR AISMILIMIT

Për mësimin e gjuhës shqipe këtu nuk është vështirë se fëmijët tanë flasin akoma shqip. Problemi është se fëmijët e harrojne shpejt gjuhën e nënës, ndaj duhet sa më shpejt që ta ruajmë e ta kultivojmë atë sepse vitet që kalojnë nuk janë në favor. Si dhe të lindurit këtu të dëgjojnë dhe të rriten në mjedise shqipfolëse. Siç e shikoni, vatra shqiptare këtu është e re por me një perspektive të qartë të shëndoshë patriotike. Ju falenderoj nga zemra në avance për leximin e këtij shkrimi relativisht të gjatë. Ju falenderoj pafundësisht për veprimtaritë tuaja partiotike në emër të shqiptarisë. Ju ndjekim me admirim. Fjala bën hatanë dhe fjala bën kalanë. Ndaj le ta ruajme fjalën shqip. Një aktivitet i shkëlqyer ishte festa e pavarësisë së Kosovës. Mbi 600 bashkë-atdhetarë, burra, gra, fëmijë, të moshuar, të rinj e të reja ishin prezent. Mund diskutojmë në një moment tjetër për këtë rast. Në aq pak aktivitete që bëjmë e në mungesa të mëdha, dhe interesi për aktivitete social-kulturore, dhe sidomos mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët ishte shumë i madh.

KUSH ËSHTË FLLANXA VESHI MIRASHI?

Unë jam vajzë dibrane. Kam kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Histori dhe Gjoegrafi në vitet 1991-1995. Kam ndjekur formimin e mësuesisë dhe animimit këtu në Francë që nga mbërritja ime këtu, 2015- 2023. Aktualisht unë jam profesore anglishteje në Universitetin e Strasbourgut në degën Infirmatikë dhe Komunikim. Kam punuar si gazetare për gazetën « Koha Jonë », përkthyese për shoqërinë « Mitsubishi » etj. Paralelisht kam punuar 15 vjet mësuese në Gjimnazin « Ibrahim Rugova » në Tiranë. Kam dhënë mësim të gjitha lëndët shoqërore dhe anglisht. Pra programi i tyre për mua nuk është fare problem. Jap gjuhën frënge që në 2015, këtu në Strasbourg për shqiptarët dhe jo vetëm.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

VATRA NDEROI LEGJENDËN E FUTBOLLIT SHQIPTAR RAMAZAN RRAGAMI

February 26, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 26 Shkurt 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, në përkujdesjen e veçantë të degës së Vatrës Ridgewood nderoi me mirënjohje në 1 vjetorin e vdekjes Ramazan Rragamin, legjendën e futbollit shqiptar. Me pjesëmarrjen e shumtë të patriotëve shqiptarë në New York, kryetarëve të shoqatave shqiptare në New York e më gjërë, të autoriteteve më të larta të Vatrës e vatranë të shumtë, ceremonia e nderimit në Selinë Qëndrore të Vatrës e riktheu në mendjen e zemrën e çdo shqiptari Zan Rragamin. Nën interpetimin në instrumental të himneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Republikës së Shqipërisë nga artisti Lekë Negri, në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha deklaroi se: “Zan Rragami shkroi me germa te arta emrin e tij ne historine e futbollit shqiptar. Ne do ta kujtojmë dhe do ta nderojmë gjithmonë kontributin që ai ka dhënë për futbollin shqiptar. Perjete mirenjohes per çfare i dha futbollit ne Shqiperi Ramazan Rragami. Brezat do ta kujtojne si referencë historie, model suksese dhe krenarie”. Zotit Ramazan Rragami (Pas vdekjes) Vatra i dha mirënjohje me motivacion: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në futbollin shqiptar, për ndihmën e dhënë në themelimin e degës së Vatrës së Ridgeëood, për angazhimin dhe kontributin në promovimin e vlerave më të larta kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka në mesazhin e dërgur me këtë rast të lexuar nga Editori i i Diellit ndër të tjera cilësoi se: “Një vit pas largimit të tij nga jeta, i gjithë komuniteti i futbollit, qyteti që e lindi dhe e rriti dhe është krenar për të, miqtë e shumtë, shokët, familjarët, unë personalisht, e ndjejmë thellë mungesën e tij. Por siç ndodh gjithmonë kur flitet për legjendat, ky boshllëk plotësohet nga kujtimet e panumërta që ai ka lënë. Nga sukseset dhe histori plot lavdi, që në vërtetë janë një pjesë e historisë së futbollit shqiptar”. Gazetari Ylli Dosku kryetar i degës së Vatrës në Ridgewood në fjalën e tij theksoi se: “sot jemi mbledhur për të nderuar një legjendë të futbollit shqiptar dhe qytetit të Shkodrës Ramazan Rragamin. Nderimet dhe vlerësimet nuk i kanë munguar kurrë për kontributet si futbollist e trainer, por ne jemi këtu për ti dhënë nderimin si ambasador i shkëlqyer i kombit tonë në 4-5 vitet e fundit kur jetonte mes Kanadase dhe Amerikës, por më shumë në Queens New York”. Muhamet Omari solli për të pranishmit episode sportive në qytetin e Shkodrës nga periudha e artë e Vllaznisë dhe kombëtares kur luante Ramazan Rragami, ndërsa Bashkim Musabelliu anëtar i kryesisë së Vatrës solli në kujtëse bisedat me Ramazan Rragamin në New York dhe cilësitë e tij të veçanta si njeri i rradhë, si sportist dhe patriot. Në përfundim të ceremonisë djali dhe vajza e Zan Rragamit, Stela e Petriti përshëndetën e falenderuan organizatorët e komunitetin shqiptar për respektin e treguar dhe i dhuruan Vatrës një libër mbi jeten e vepren e Zan Rragamit pergatitur nga Fadil Kraja. Petri Rragami falenderoi në emër të familjes duke thënë se: “Nderimi, kujtimi dhe respekti juaj për babain tonë e bëjnë atë të paharruar dhe të përjetshëm në kujtimet tona. Mirënjohje përjetë”. Takimi u mbyll me biseda të ngrohta vëllazërore në pëkujtim epokës së artë të Vllaznisë, kombëtares së futbollit dhe të legjendës së gjallë të futbollit shqiptar Ramazan Rragami.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

KOSOVA 15 VJET SHTET, FESTË MADHËSHTORE NË NEW YORK

February 17, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 16 Shkurt 2023 – 15 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës bashkoi në një festë madhështore në New York dhjetëra patriotë shqiptarë, aktivistë të shquar të komunitetit, diplomatë, drejtues të organizatave e shoqatave patriotike në Amerikë, gazetarë e veprimtarë të komunitetit shqiptar në përkujtim të ngjarjes më të shënuar të popullit e shtetit të Kosovës, pavarësia. Në fjalën e mirëseardhjes Ambasador Blerim Reka ndër të tjera tha se: “Kjo Republikë siç e dini është një rrugëtim i gjatë, me shumë sakrifica gjeneratash e brezash për çka i përkulem gjithë atyre bijve e bijave të kombit që këtë e bënë realitet me mund dhe sakrifica, me mençuri dhe me dije, por mbi të gjitha me luftën çlirimtare të UÇK-së dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zoti e bekoftë Kosovën dhe Zoti e bekoftë Amerikën” tha në mesazhin e tij Ambasador Reka. Ambasador Lisa Carty përcolli për të gjithë të pranishmit në festë fjalët e ngrohta të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara Ambasador Linda Thomas-Greenfield. “Ne emër të Ambasadores Greenfield, të misionit në UN, të shtetit tonë, ju përcjellim urimet më të ngrohta popullit e shtetit të Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë” tha në mesazhin e saj Ambasador Carty ku ndër të tjera theksoi rëndësinë dhe rrugëtimin e shtetit të Kosovës deri në pavarësi. Mbrëmja vazhdoi nën tingujt e muzikës klasike, koktejl dhe biseda mes miqsh që përkujtuan me respekt dhe nderim betejat dhe sakrificat për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Rroftë përjetë Republika e Kosovës.

Nder dhe lavdi luftëtarëve, çlirimtarëve, dëshmorëve dhe heronjve të lirisë.

Mirënjohje përgjithmonë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

KRYEPARLAMENTARI I KOSOVËS Z.GLAUK KONJUFCA, DREKË NDERIMI DELEGACIONIT TË VATRËS NË DITËLINDJEN E 114-TË TË DIELLIT

February 15, 2023 by s p

Sokol Paja/

Prishtinë, 15 Shkurt 2023- Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufca në shenjë nderimi, respekti e vlerësimi shtroi një drekë falënderimi për delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA në ditëlindjen e 114-të të gazetës “Dielli”. Ky vlerësim i ngrohtë vjen në një ditë shumë të shënuar për Republikën e Kosovës, Federatën Vatra, gazetën Dielli, e krejt shqiptarinë anembanë globit: 15 vite pavarësi e shtetit të Kosovës. Në drekën vëllazërore të falënderimit, nën përkujdesjen e veçantë të Kryeparlamentarit Konjufca morën pjesë: kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, nënkryetari z. Alfons Grishaj dhe pjesëtarët e delegacionit zyrtar: Mondi Rakaj, Dr.Pashko Camaj, Besim Malota, Tony Kastrati, Pr. Dr. Pajazit Hajzeri, Edi Kola dhe Xhevdet Berishaj. Çdo shqiptar është krenar për arritjet, sukseset dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Diplomacia Parlamentare e shtetit të Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit z.Glauk Konjufca ka shënuar një stad dhe nivel shumë të arrirë në përpjekjet për demokracinë, shtetin e së drejtës, diplomacinë, konsolidimin dhe imazhin e shkëlqyer të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Urimet më të përzemërta për gazetën Dielli. Është pjesë shumë e rëndësishme e historisë sonë dhe të shqiptarëve të Amerikës. Edhe sot i lexoj me ëndje shkrimet e gazetës Dielli. Do isha shumë i lumtur të kem kopjen e plotë të botimeve të Diellit. Mirënjohje, vlerësime dhe urime për punën e shkëlqyer” deklaroi në mesazhin e urimit Kryetari i Parlamentit z.Glauk Konjufca, drejtuar Editorit të Diellit. Në drekën vëllazërore z.Konjufca shprehi vlerësimin më të lartë për Federatën Vatra e gazetën Dielli për kontributin në çështjen kombëtare dhe sidomos për Pavarësinë e Kosovës dhe sfidat me të cilat përballet Kosova e kombi shqiptar. Gëzuar përjetë Pavarësia e Kosovës, mirënjohje përgjithmonë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT