• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SRTATEG E MJESHTËR I MADH I MENDIMIT USHTARAK

January 18, 2018 by dgreca

GJERGJ KASTRIOTI- SKËNDERBEU, SRTATEG E MJESHTËR I MADH I MENDIMIT USHTARAK /1 asllan ok

Nga Asllan BUSHATI/*

Në kuadër të 17 Janarit, 550 vjetorit të largimit nga jeta të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, të kremtimeve që bëhen ne te gjithe trojet shqiptare në kujtim të kësaj dite të shënuar, më lejoni të paraqes para jush fare shkurt,  disa mendime vetëm të karakterit ushtarak.Drejtimet strategjike nga erdhën pushtuesit turq në trojet shqiptare  (për lehtësi të të kuptuarit po përdor emërtimet e sotme)  jane: Së pari: Stamboll, Edirne, Manastir, Dibër, Mat, Shkodër, Gjiu i  Kotorrit. Ky është njëkohësisht  edhe boshti i goditjes kryesore  në të cilin përfshihen kryesisht hapsirat e zotrimeve të  Kastriotëve. Këtë drejtim e favorizonte  edhe rruga Egnatia që kalonte herë në to e herë fare pranë tyre.  Nisur nga këto fakte  shumica e betejave të Skënderbeut janë zhvilluar në kuadrin e këtij drejtimi shtrategjik. Por lypset të theksohet se pjesë e  këtij drejtimi përfshihet  edhe  hapsira e banuar nga shqiptarët në zonën: Follorinë- Fllamoros- Kapshticë,( që sot janë jashtë kufijëve shqiptar), si dhe  Fusha e Korcës, Pogradeci, Elbasani, Durrësi , Kruja e Kurbini.

Drejtimi i dytë nëpërmjet të cilit u realizu pushtimi i pjesës jugore  të trojeve shqiptare  është : Stamboll, Edirne,Selanik, Athinë, Gjiu Artës, Janinë, Berat. Nëpërmjet  të cilit  më së pari është pushtuar Camëria,  dhe më pas bregu i Jonit  Konispol- Himarë,  drejtimi Kuc- Vlorë;   drejtimi Gjirokastër- Tepelen-Fier dhe ai më qëndrori Janinë –Konicë- Berat. Por ky i fundit (Berati) është sulmuar edhe nga një segment i drejtimit kryesor pra  nga drejtimi: Elbasan –Berat  kur ai  ra në rrethim dhe u dorëzu.

Dhe drejtimi i tretë  nga u pushtuan trojet veriore është : Stamboll, Edirne, Preleb, Shkup, Hani Elezit, Guci. Pjesë e këtij boshti  janë nën drejtimet: Gjilani, Prizreni, Gjakova, Peja, Plava e Gucia. Kurse Prishtina, Mitrovica  e Zona e Dukagjinit janë pjesë e drejtimit Hani Elezit- Gryka e Sanxhakut.

Historia e luftrave dhe ajo e artit ushtarak,i  kanë analizuar me shumë  hollësi të gjitha betejat e Skënderbeut kundër turqëve. Ata  janë një thesar i madh përvoje dhe për nga vecantitë nuk kanë të krahasur  me betajat e mesjetës të vendeve të tjera.  Medoemos që në të ardhmet duke  u studiuar arkivat e kësaj peridhe ,do të dalin në dritë më shumë se deri tani edhe më mirë vlerat e Skënderbeut si strateg e mjeshtër i madh i artit ushtarak, si gjeneral  i madh i kohës me famë europiane e botërore. Por, unë në këtë prezantim të shkurtër do të ndalem shumë shkurt  vetem në tre beteja që sollën tri sinteza të reja në artin e të luftuarit.

Fillimisht për  Betejën e Torviollit. Ajo nisi si betejë e zakonëshme ku u vunë përballë kuadrate të mëdha ushtarake  turke e shqiptare. Turqit kishin epërsi të madhe në numër . Kurse forcat shqiptare të komanduara nga Skënderbeu, ishin më të pakta dhe ishin rreshtuar si më poshtë: në  vijën e parë  kishte (tre-katër rrjeshta),  shpatarët të paisur me shpata e prazmore. Pas tyre  vinin tre-katër rreshta  të tjerë  me ushta e thika të mëdha (kama) , që alteroheshin e shpatarët dhe pas tyre disa rrjeshta  harktarësh të  paisur me shigjeta dhe shpata ose sopata me bisht te gjate. Ushtria  ishte rreshtuar në tre skalione dhe pas tyre kishte edhe forca  rezervë për të përballuar të papriturat e betejës. Në anën e djathtë rreth një kilomerët nga fushbeteja ishte perqëndruar grupimi i kalorsisë i komanduar nga Karl Topia. Në anën e majtë pak më larg se i pari (plotësisht në fshehtësi),  ishte vendosur grupimi kalorësve të Moisi Golemit.

Beteja filloi e ashpër dhe pas katër orë luftimesh , Skënderbeu, tërhoqi skalionet e qendrës pak prapa, për ta mashtruar armikun sikur kishte pësuar humbje të rënda dhe  se po tërqiqej gradualisht. Në fakt ky  ishte një kurth taktik për ti futur turqit në  një ” xhep  në formë patkoi”. Ashtu u bë , turqit u mashtruan dhe ai fillimisht i goditi në krah me kalorsinë e Karl Topijës dhe  më pas nga e shpina me grupimin kalorsiak të Moisi Golemit. Pas këtyre dy lëvizjeve taktike, turqit ranë në rrethim të plotë  dhe pas tetë orë luftimesh,  humbën  katastrofisht betejën e parë me Skënderbeu.

Mësimi i madh që doli nga kjo betejë për artin ushtarak ishte se  tërheqia  taktike e shoqëruar me sulm në krah dhe më pas edhe në shpinë, është vdekje prurëse. Kështu betejën mund ta fitojë edhe një ushtri më e vogël në numër nëse ajo komandohet nga një mjeshtër i taktikës ,sic ishte i madhi Skënderbe.

Një betejë tjetër shumë simbolike ishte ajo kundër Ballaban Pashës, të cilin Skënderbeu e njihte mirë  që në fëmijëri  në karakter dhe në mendësi si eprorë i lartë ushtarak turk. Nisur nga këto e lejoi atë të ecte i pa shqetësuar  me një ushtri të stërmadhe  gati njëqind mijëshe nga Manastiri, Kërcova, Dibra, Gryka e Radikës, Bulqizë, Klos , Suc, Perlat, Rrubik dhe kur arriti në Skuraj (aty ku takohet lumi i Matit me Fanin), e sulmoi  dy orë para agimit në katër pika të kolonës me tetë grupime forcash. Dhe konkretisht: Gallatë- Skuraj dhe  Rrubik- Skuraj, pastaj Rrëshen- Ulëz dhe Baz, Bushkash- Ulëz. Në qendër  e sulmoi nga Burgajet-Suc dhe Burrel- Suc dhe në pjesën fundore  Gurrat- Klos dhe Guri i Bardhë –Klos. Agimi e gjeti ushtrine e Ballaban Pashës  të coptuar në katër pjesë  dhe në prag të muzgut Ballabanin të zënë rob , betejën të humbur dhe ushtrinë të shkatërruar.

Mësimi që doli  nga kjo betejë për historinë e artit ushtarak është se kush kryen sulmin natën  të  kombinuar me atë në pritë ,ka përparësi edhe kur raporti i forcave është me diferencë të madhe në disfavor , sic ndodhi me Ballaban Pashën 10 me 1.

Së fundi beteja e Albulenës (Uji i bardhe- Llixhat).

Hamza Kastrioti (nipi  Skënderbeut), u emruar nga Sulltani në krye të një ushtrie tetëdhjetë mijëshe,  me qëllim për të shkatërruar përfundimisht rrezistencën shqiptare  të organizuar nga Skënderbeu. Ai i pa shqetësuar ndoqi rrugën Egnatia dhe u vendos në kushte fushore midis lumejve Mat dhe Ishëm dhe në thellesi  rrëzë kodrave të vijës Milot, Fush-Krujë. Duke mos ndeshur në asnjë rezistencë, ai mendoi se ushtria e Skënderbeut ishte shkatrruar dhe urdhëroi ti jepej një ditë pushim  ushtrisë  për të larë rrobat dhe  kryer shërbime të tjera  vetiake. Por Skënderbeu në fshehtësi të plotë  kishte përgatitur qe me pare, një ushtri  dhjetë mije vetash (tetë mijë këmbësor dhe dy mijë kalorës) dhe e grupoi te gjithe ne faqen perendimore te Malit Skenderbeg ne vijen :Skuraj- Gallatë-Vinjollë-Gardhnoc- Cudhi. Pikërisht këtë ditë pushimi,në mes të ditës ai i sulmoi forcat turke nga  drejtimet :Skuraj-Milot-derdja e Matit; Daul- Lac- Fush Kuqe;Gardhnoc-Livadhe- Mamurras –Gjiu Patokut dhe Shkretë- Fush Krujë – Derdhja e Ishmit. Midis Lacit e Mamurrasit është një kodër përballë fshatit Sanxhak aty ishte shtabi dhe haremi i Hamzajit i cili i zu rob i pari dhe pastaj gjithë ushtri brenda pesë orësh u shpartallu dhe u largu në panik drejt këthimit në Stamboll.

E reja që solli beteja e Albulenës në artin ushtarak, ishte befasia, e cila e realizuar mirë dhe  në kohë të përshtatëshme e shpërfillë dhe ndryshimin e madh në raportitin e forcave. Në këtë rast ai ishte 8 me 1 në favor të turqëve , por që betejën e fitoi Skënderbeu.Parë jo vetëm nga këto tri beteja që përmenda shkurt më lart, por në tërësi  të gjitha luftimet e Skënderbeut, në gjykimet e shumë historianëve dhe studiuesve të artit ushtarak , ai cfaqet si një strateg dhe mendimtar i madh i fushës së luftës. Kjo na bën nderë të madh  ne si komb, por edhe na obligon që në frymën e veprës së tij, të ecim , të mendojmë , veprojmë e po të  jetë nevoja  edhe të luftojmë me  mendimin ushtarak të kohës.

* Mbajtur ne Simpoziumin e organizuar nga Kisha “Zoja e Shkodres” dhe Federata Pan-Shqiptare e Amerikes”VATRA,  më 17 Janar 2018

 

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, I MENDIMIT USHTARAK, SRTATEG E MJESHTËR I MADH

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT