• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bugajski: Bllokimi i institucioneve dëmton stabilitetin e Kosovës

October 30, 2015 by dgreca

Analisti i Ballkanit, Janusz Bugajski, thotë se bllokimi i institucioneve nga opozita në Kosovë, vë në rrezik stabilitetin e vendit. Por zoti Bugajski, studiues në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane, fajëson edhe qeverinë që nuk ka diskutuar dhe shpjeguar hapur hollësitë e marrëveshjeve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Bugajski thotë se gjendja e krijuar në Kosovë u jep argumente atyre që thonë se ajo është një shtet i dështuar. Në bisedën me kolegen Keida Kostreci, analisti Bugajski analizon edhe situatën e përgjithshme në rajon dhe ndikimin që po përpiqet të ushtrojë Rusia.
Zëri i Amerikës: Zoti Bugajski, Kosova sapo ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian që në të ardhmen afatgjatë do të sjellë përfitime për vendin dhe qytetarët e tij. Por çfarë tregon fakti që kjo arritje u la në hije nga tensionet politike mes opozitës dhe qeverisë dhe përplasjeve në parlament?
Janusz Bugajski: Mendoj se tregon nivelin e lartë të zhgënjimit si në shoqërinë e Kosovës por edhe përçarjet e thella politike që po ndodhin në Kosovë. Është pothuajse e njëjta gjendje që kam parë në Shqipëri gjatë viteve: polarizim, dyshime, mosbesim. Dhe për fat të keq opozita në Kosovë po bën një lojë që do të thoja se në të ardhmen afatgjatë e dëmton stabilitetin e vendit dhe e kam fjalën për bllokimin e institucioneve, madje jo vetëm bllokim por sabotim të institucioneve, që në një farë mënyre i diskrediton këto institucione, diskrediton çdo parti politike në sytë e publikut dhe kjo është më e keqja që mund të bësh. Institucionet duhet të funksionojnë pavarësisht nga kundërshtimet ndaj politikave të qeverisë dhe debate duhet të bëhen brenda strukturës së institucioneve, pra në parlament. Do të thoja që në një kohë kur Kosova po shënon përparim drejt Bashkimit Evropian, bllokimi i parlamentit, e frenon, e dëmton dhe e vonon atë proces.
Zëri i Amerikës: Le ta zbërthejmë këtë që po thoni ju: ju po flisni për mënyrat se si opozita po e shpreh kundërshtimin ndaj qeverisë. Në fillim le të diskutojmë për metodat që do të sugjeronit ju për t’i shprehur këto kundërshtime dhe më pas për argumentet që ata kanë…
Janusz Bugajski: Debati për marrëveshjen me Serbinë duhet të bëhet i hapur në parlament sado që të zgjasë, të bëhet në arenën publike. Nuk e ka fajin vetëm opozita. Unë mendoj se qeveria ka faj që nuk ia ka shpjeguar publikut, parlamentit, hollësitë e këtyre marrëveshjeve dhe se çfarë do të sjellin ato. Kjo krijon dyshime, akuza se qeveria po fsheh diçka, se ky mund të jetë hapi parë drejt ndarjes, ose një strukturë e ngjashme me atë të Bosnje-Hercegovinës. Kjo lejon shumë hapësirë për spekullim. Unë do të doja të shihja një debat të hapur dhe publik në parlament, por edhe në media.
Zëri i Amerikës: Shkaku i krizës është kërkesa e opozitës për t’u tërhequr nga këto marrëveshje me Serbinë dhe Malin e Zi. A mendoni se këto kërkesa janë të arsyeshme?
Janusz Bugajski: Të kesh një mendim të tillë për marrëveshjet, është diçka e arsyeshme. Nëse Kosova nuk përfiton prej tyre, sigurisht qeveria duhet t’i ndryshojë, t’u rikthehet atyre. Por ne nuk e dimë nëse Kosova do të përfitojë prej tyre, nëse ato nuk diskutohen dhe shpjegohen hapur. Opozita duhet të shpjegojë se pse është kinder chattier marrëveshjeve në arenën publike. Nuk mund thjesht të bllokojë një institucion ku mund të diskutohen këto çështje. Problemi që kam unë është se nëse bllokohet institucioni, bllokohet edhe debati dhe si rezultat nuk ka përparim. Përveç kësaj bllokohen edhe ligje të tjera siç janë hapat e rëndësishme për MSA-në. Parlamenti duhet të funksionojë që të mund të miratojë ligje të ndryshme që të bëjë përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Zëri i Amerikës: Por këto marrëveshje janë arritur pas një procesi me Bashkimin Evropian dhe Serbinë, ka pasur negociata delikate, shumë takime. Nëse hap këtë debat, mund të krijohet përshtypja se mund të ketë ndonjë shteg për ndryshim, por ndoshta kjo mundësi nuk ekziston sepse Bashkimi Evropian mund të thotë jo. A është ky një skinnier realist?
Janusz Bugajski: Opozita pretendon se marrëveshja nuk është diskutuar kurrë në parlament dhe sipas Kushtetutës, sipas procedurave, duhet të diskutohet në parlament, para se të nënshkruhet çfarëdo lloj marrëveshjeje. Ky është problemi që kam unë me qeverinë. Problemi që kam me opozitën është se si mund të kesh një diskutim kur bllokon pikërisht institucionin ku duhet të bëhet diskutimi. Me siguri që ka një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje dhe unë shpresoj që me nismën e presidentes Jahjaga, ata të arrijnë në një marrëveshje që të glen dhe ta bisedojnë këtë çështje hapur dhe në mënyrë të arsyeshme. Dhe mendoj që duhet të angazhohen edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol më të madh për t’u shpjeguar kosovarëve se pse nëse kjo është e vërtetë, pse kjo marrëveshje është pozitive për Kosovën, pse do ta çojë vendin përpara. Është e qartë që ne, që administrata amerikane nuk e sheh këtë marrëveshje si ndarje të Kosovës, përkundrazi do të kontribuojë për legjitimitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Por kjo duhet të shpjegohet. Në këtë moment jemi në fazën e sloganeve, në vend të thelbit.
Zëri i Amerikës: Ju e përmendët që ekziston frika e ndarjes dhe kthimit në një Bosnje të dytë, por nga perspektiva juaj a përbën kjo marrëveshje ndonjë rrezik, a e njihni ju përmbajtjen e saj? E kam fjalën për stabilitetin.
Janusz Bugajski: E njoh mirë marrëveshjen. Nuk shoh ndonjë mundësi në këtë moment se mund të kthehet në një Bosnje tjetër. Në Kosovë ka një balancë krejt të ndryshme të popullsisë. Popullsia shqiptare e Kosovës është një shumicë dërrmuese. Popullsia serbe është pakicë, diçka nën tetë për qind. Në Bosnjë bëhet fjalë për tre kombe që e konsiderojnë veten shtetformuese. Në Kosovo nuk ka një kombësi që është shtetformuese, por nuk ka një ndarje si në Bosnje qoftë administrative ose përsa i taken identitetit. Pakicat kanë të drejta, sipas plant Ahtisaari, sipas Kushtetutës. Çështja është nëse Asociacioni i Komunave serbe mund të kthehet në ndonjë strukturë administrative që mund të bllokojë qeverinë qendrore, që mund të bllokojë Kosovën si shtet integral. Një gjë e tillë duhet të parandalohet shprehimisht: që çfarëdolloj asociacioni të jetë, nuk mund të kthehet në një njësi të veçantë apo rajon autonom brenda Kosovës. Kjo duhet të bëhet absolutisht e qartë.
Zëri i Amerikës: Mosmarrëveshjet janë thelluar sidomos nga aktet e dhunës në parlament, gazi lotsjellës …
Janusz Bugajski: Sigurisht që kjo e ka polarizuar atmosferën. Unë isha atje (në Kosovë) së fundmi dhe pa dyshim është një atmosferë e polarizuar. Edhe thjesht të përpiqesh t’i bësh njerëzit të debatojnë për çështje të thjeshta, sheh një pasion, një zemërim të madh. Dhe kjo nuk krijon një përshtypje të mirë për Kosovën në shkallë ndërkombëtare. Do të thoja madje, që kjo u jep material atyre që thonë se Kosova nuk është një shtet i vërtetë, është një shtet i dështuar. Dhe këtë e dëgjoj gjithnjë e më shpesh në rajon: Ndoshta ky shtet nuk funksionon siç duhet po nuk pati mbështetjen e ndërkombëtarëve. Dhe kështu u jep argumenta nacionalistëve serbë dhe imperialistëve rusë.
Zëri i Amerikës: Opozita thotë që nëse qeveria nuk tërhiqet nga marrëveshjet, zgjidhja e vetme do të ishin zgjedhje të parakohëshme. A mendoni se kjo do të ishte zgjidhja e duhur, zgjidhje e mundshme?
Janusz Bugajski: Zgjidhja më e mirë do të ishte kthimi në parlament, të ndiqet kushtetuta, të debatohen çështje të rëndësishme si kjo marrëveshje dhe t’i kthehen punës. Unë nuk besoj tek bojkotimi i institucioneve demokratike. Zgjedhje të parakohëshme, nëse të gjithë bien dakord, në rregull, por ndonjëherë zgjedhjet janë një mënyrë për t’i zvarritur gjërat, pa zgjidhur asgjë. Herët a vonë, shumica duhet të formojë një qeveri koalicioni, duhet të ulesh në parlament, të diskutosh dhe miratosh ligje, politika dhe të ecësh përpara. Kjo nuk po ndodh dhe është shumë negative për Kosovën.
Zëri i Amerikës: Le t’i hedhim tani një vështrim rajonit, vendeve fqinjë. Në Mal të Zi ka pasur protesta të opozitës dhe siç e dini, kriza politike në Maqedoni është thelluar. A shihni këtu ndonjë lidhje me atë që po ndodh në Kosovo, më shumë në kuptimin e kontekstit rajonal?
Janusz Bugajski: Nuk më duket se ka ndonjë dorë konspirative prapa gjithë këtyre protestave, siç po përpiqen ta paraqesin disa. Por shikoj disa elementë të përbashkët në secilin vend të cilët nuk mund të injorohen. Dhe këto janë: Korrupsion i gjerë, gjendje e vështirë dhe stanjacion ekonomik ( mjaft të shohësh sesa shqiptarë nga Shqipëria app Kosova po përpiqen të line vendin me valën e fundit të emigracionit ), mungesë besimi tek institucionet politike (dhe kjo nuk ka ndihmuar në Kosovë), në disa rate, edhe abuzime nga ana e qeverisë, siç kemi parë në Maqedoni, bazuar tek akuzat e opozitës. Të gjithë kata faktorë së bashku ndërkohë që rajoni nuk po livid me shpejtësinë e duhur drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe njerëzit po vuajnë ekonomikisht, krijojnë një situatë ndezëse që mund të përdoret, shfrytëzohet nga pal të ndryshme, si nga faktorë radikalë të brendshëm por edhe nga disa fuqi të huaja dhe këtu hyn në lojë Rusia. Siç e dini, kryeministri Gjukanoviç ka deklaruar – dhe unë mendoj se ka të drejtë – se ka një element rus në disa nga këto protesta, domethënë për Rusinë, Mali i Zi është pothuajse si një vijë e kuqe. Mali i Zi është i angazhuar të hyjë në NATO dhe ndoshta në takimin e lartë të Varshavës vitin që vjen, do ta marry ftesën. Një gjë e tillë, do të ishte e papëlqyer për Rusinë. Russia e ka kritikuar Gjukanoviçin dhe Potgoricën ashpër. Dhe siç është shprehur ai (Gjukanoviç) ka lëvizje, palë të shumëllojshme që po përpiqen të destabilizojnë qeverinë. Ka edhe faktorë të tjerë, si për shembull në Bosnje-Hercegovinë ekziston rreziku i referenedumin për ndarje, për pavarësi nga Republic Serbe që jo vetëm do të destabilizonte Bosnjën, por mund të tërhiqte edhe Serbinë dhe Kroacinë në konflikt. Mendoj se Bosnja dhe Maqedonia janë pikat më të debut të radiant. Besoj se Kosova, nëse zgjidh situatën politike, është një shtet mjaft homogjen, ka mbështetje të madhe ndërkombëtare. Në Macedonia, kombinimi i korrupsionit, abuzimi i politikës dhe intensifikimi i tensioned etnike krijon një situatë jashtëzakonisht të ndezur. Siç e dini, popullsia shqiptare po bëhet gjithnjë e më e pakënaqur me ngecjen në Macedonia, për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë për emrin që do të thotë mosmarrëveshje për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.(VOA)

Filed Under: Interviste Tagged With: Bugajski: Bllokimi, i institucioneve dëmton, stabilitetin e Kosovës, VOA

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT