-Populli turk nuk ka paragjykime për figurën e Skënderbeut, mund të ketë individë/
– Përgatita veshjet me simbole, ku shqiponja tre dimensionale ka në një krah Ismail Qemali, në krahun tjetër Skënderbeu, në mes Shqipëria e bashkuar.– Këto punime i kam punuar vet, janë më shumë se 100 punime kryesisht portrete patriotësh/
– Populli turk ka një fjalë që më ka pëlqyer gjithmonë “Të duash nuk je i detyruar, por të respektosh po”. /
– Ishte një veshje që bëri një tërheqje shumë të madhe tek vizitorët, nga populli dhe mediet turke ku e shprehën “veshja që tregon historinë e Shqipërisë si një libër”/
– Vetëm për përgatitjen e shqiponjës që ka përmasat 3 m gjerësi dhe 3.20 gjatësi u përdor 8 kg material për tu qëndisur/Nga Albert Z. ZHOLI/
Stela është një stiliste dhe koleksioniste që ka më shumë se 20 vjet që jeton dhe punon në Turqi. Ajo ka hapur disa ekspozita me veshje tradicionale popullore shqiptare të punuara me dorë, ku mbizotërojnë portretet e personaliteteve tona kombëtare në shekuj. Këtë radhë ajo në Stamboll dhe Ankara do të hapë një ekspozite tepër specifike më shumë se 100 punime, ku këto veshje do të pasqyrojnë historinë e kombit shqiptar me anën e simbolikës. Vetëm për përgatitjen e shqiponjës që ka përmasat 3 m gjerësi dhe 3.20 gjatësi u përdor 8 kg material për tu qëndisur
Një projekt interesant si erdhi si ide?
Nga profesioni kreatore që kam më kanë tërhequr shumë veshjet popullore shqiptare, kanë një larmi mahnitëse ngjyrash modelesh. Çdo krahinë ka kostumet karaktetistike të saj. Kur po punoja një ditë pashë një video që fliste për xhubletën. E kisha parë si veshje por nuk e njihja me shumë hollësi. Koleksionistja tregonte lulet e xhubletës kësaj veshje që është një thesar i vërtetë i popullit tonë i trashëguar deri në ditët e sotme. Ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte thënia “Femrat bënin në të historinë e tyre”. Kjo ishte ajo thënie që më dha idenë… Një veshje shekullore ku bëhet fjalë për një histori 4000 vjeçare dhe konsiderohej veshja e perëndive. Atëherë përse mos të bëja historinë e Shqipërisë në të? Fillimisht doja të hyja në librin e rekordeve duke përgatitur veshje me 2000 motive, por kushtet që ndodhesha ishin pak të vështira për sigurimin e tyre, pasi jetoj në Turqi. E nisa edhe e-mailin në Londër por ishte i vështirë sqarimi pasi është një libër më shumë për gara se sa vlerash artistike.. . Për 6 muaj u mora me kërkimin e motiveve, çfarë do përdorja dhe njëkohësisht isha ne kontakt të vazhdueshëm me një mikun tim profesor i degës së etnografisë në universitetin e Prishtinës z. Bashkim Lajqi, pa ndihmën e të cilit nuk do ishte e mundur sigurimi i motiveve origjinale të kostumeve popullore.
Ku do bëhet prezantimi i kësaj veshjeje, ekspozitë?
Prezantimi do të zhvillohet në Ankara dhe Stamboll, kjo është ideja. Por le të ecim, rruga do na tregojë vetë.
Përse këtë prezantim kaq dinjitoz do ta bëni vetëm në Turqi?
Prezantimi në Turqi pasi unë këtu ndodhem, këtu jetoj, punoj dhe këtu është duke u punuar I gjithë materiali. Është i vështirë transporti i saj në vend tjetër pasi do një organizim vërtet serioz qoftë edhe për transportin pasi përmasat janë vërtet të mëdha. Performanca në tërësi ka një gjatësi prej 10 m dhe gjerësi 5m, e cila është komplet e mbushur me portrete të historisë që i përkasin popullit shqiptar në shekuj. Po ashtu ka motive karakteristike të veshjeve popullore. Vetëm për përgatitjen e shqiponjës që ka përmasat 3 m gjerësi dhe 3.20 gjatësi u përdor 8 kg material për tu qëndisur…Për veshjen përdora 30 m copë. Për përgatitjen e portreteve, rruazat janë përdorur në sasi të madhe. Është një investim serioz kohor dhe financiar .
A mendoni se do të ketë paragjykime për figurën e Skënderbeut në Turqi?
Sigurisht që jo. Unë kam 20 vjet që jetoj në Turqi. Populli turk nuk është popull me paragjykime të tilla aq më tepër çfarë ka ndodhur para 500 vjetësh. Në të është edhe portreti i Ali Pash Tepelenës. Populli turk ka një fjalë që më ka pëlqyer gjithmonë “Të duash nuk je i detyruar, por të respektosh po”. Dhe kjo është mëse e vërtetë. Po e respektove të respekton, pasi kjo është kultura e këtij vendi. Paragjykimet për Skënderbeun unë vetëm nga shqiptarët i kam dëgjuar por jo nga populli turk. Në vitin 2013 në panairin ndërkombëtar të kulturës në Izmir, mora pjesë me koleksionin e veshjeve me simbole, ku midis tyre ishte edhe shqiponja tre dimensionale që e përgatita për 100 vjetorin, ku në një krah ishte Ismail Qemali dhe në krahun tjetër Skënderbeu, në mes Shqipëria e bashkuar. Ishte një veshje që bëri një tërheqje shumë të madhe tek vizitorët, nga populli dhe mediat turke ku e shprehën “veshja që tregon historinë e Shqipërisë si një libër” . Në atë veshje ishin ndërthurur edhe himni i flamurit dhe emblema e Besëlidhjes Shqiptare më 1444. Pra, nuk pata asnjë lloj problem, përkundrazi i vlerësuan dhe i konsideruan si vepra arti. Po ta konsiderosh dikë armik ai armik bëhet, po ta konsideroni mik, po, mik do bëhet është kaq e thjeshtë. Unë bëj vepra arti, jo nacionalizëm ekstremist. S’ka kuptim. Shqiptarët paragjykimet e tilla për të kaluarën duhet ti lënë pas dhe të shikojnë përpara si vepron bota. Izraeli me Gjermaninë kanë marrëdhënie të mira kur as 100 vjet s’janë mbushur nga masakrat e Hitlerit, athere përse ne të kemi frikë se mos na paragjykojnë për heroin tonë Kombëtar që ka jetuar para 500-vjetëve? Nuk ka logjikë.
Si do ta organizoni këtë projekt?
Ky projekt është ı ndarë në 4 faza ku mendohet të përdoren rreth 100 figuracione nga arkeologjia, legjenda, historia, kultura. Këto do jenë të ndërthurura në një veshje të vetme nga e cila erdhi edhe ideja e këtij projekti. Veshja quhet XHUBLETA. Por çfarë është xhubleta? Një veshje tepër e lashtë në histori që është shfaqur para 2000 vjetësh. Veshje që ka qenë e përdorshme në zonën e Ballkanit deri në Kretë. Kjo veshje ka mbetur e izoluar vetëm në zonën e Shkodrës. Është veshje me një stil tepër konservativ dhe tepër të mahnitshëm..Bashkë me pelerinën të jep përshtypjen e kalorësve të kryqëzatave ,apo pamjet e perëndeshave të lashta. Në pamjen e pare jep përshtypjen e një kambane kishe. Në të janë ndërthurur simbole tepër mistike të cilat janë trashëguar brez pas brezi por që sot s’mundem dot ti deshifrojmë këto mrekulli (thesar i trashëguar nga lashtësia në këtë veshje mistike). Sfondi qëndron i zi sikur ndërthuren me kodet universale me një stil tepër të pasur artistik. Dikur femra shqiptare në këtë veshje me an te simbolikës pasqyronte dhe historinë e saj familjare. Por, për fat të keq këto thesare të pazëvendësueshme kulturore janë varrosur sipas traditës. Kur varroseshin femra e varrosnin bashkë me këtë veshje. Këto veshje pasqyronin në të dy dimensionet pra dy botët jetën e sotme dhe të përtejme ndoshta e si dhe jetën pas vdekjes ndoshta edhe kjo ishte një nga arsyet që femra shqiptare varrosej bashkë me këtë veshje. Është një veshje që mora frymëzimin për këtë thesar kulturor dhe shumë pak të njohur nga vet shqiptarët.
Në themel të kësaj ekspozite çfarë ideje do të përcjellësh tek vizitori?
Këto punime i kam punuar vet. Janë më shumë se 100 punime Në këto veshje vendosa të pasqyroj historinë e kombit shqiptar me anën e simbolikës. Ashtu sı femrat shqiptare kanë qëndisur në tërë historinë e tyre. Për realizimin e kësaj veshje janë ndarë ne 4 faza. një fazë është përgatitja e 35 figuracioneve ku do jenë Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza, Luftëtari ı Kosovës Adem Jashari, simbolika e lirisë sı dhe Mic Sokoli mbi top. Alı Pash Tepelena. Heroi legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeu, rilindësit Migjeni, Fan Noli ı cili jo vetëm Shqipërisë por edhe ka lënë thesar të madh literaturës botërore. Është luftëtari Çerçiz Topulli. Kurse nga periudha e mitologjisë është hyjnia e zonës së Çamërisë “TANAGARA” është “PANI” hyjnia e blegtorisë e cila ka qenë ne zonën e Butrintit. Do jetë “Kafka” mistike Ilire që sot ndodhet në dorën e një koleksionısteje në SHBA. Do jetë “DEA e Butrintit” një nga thesaret kombëtare simbol i femrës shqiptare. Është legjenda e shqiponjës, e cıla e nxori njeriun ne dimensionin e sotëm. Legjenda e lashtë e periudhës se kreshnikeve MUJI DHE ZANAT. kurse nga pjesa e folklorit do jen te pasqyruara veshje te zonave te ndryshme te Shqipërisë. Bashke me këtë si vallet dhe instrumentet popullore pasi edhe vet veshja e XHUBLETES s’mund të ketë kuptim pa lahutën dhe pa kullat e lashta te cilat janë simbole trimërie simbole trashëgimie te një kulture shumë të lashtë. Këto figuracione do jenë të lidhura me njëra tjetrën në formën figurative të “DNA” të cilat tregojnë rrjedhën e shekujve të ndërthurur në një veshje përreth një flamuri ı cili është një simbolik e mistershme të cilës i thonë shqiponjë por mënyra e transmetimit të tij është po aq mistik sa ky popull dhe qëndron në një ngjyrë të kuqe me shumë e ngjyrës së kuqe universale. Dhe më interesantja është se me shekuj ndryshon lëvizjen e krahëve të saj. Prandaj në këtë veshje do jetë me një madhësi 9 metër katror por akoma nuk është e qartë pasi përmasat e këtij simboli mund të ndryshojnë. Përgatitja e këtij simboli me këtë përmasa kaq të mëdha duke menduar se do qëndiset me dorë do ketë fazën e dytë të përgatitjes së këtij model projekti me vlera të mëdha artistike dhe historike. Faza e 3 do jetë përgatitja e pjesës së historisë ku do jenë të rreshtuara njëra pas tjetrës periudhat historike Pellazgët, Ilirët, Arbërit, deri tek shqiptarët, e sotëm dhe festimet e 100 vjetorit. Në këto pjesë do jenë të pasqyruara simbole të trashëguara nga historia gjetje arkeologjike si dhe simbolet e vet veshjes së xhubletës të cilat janë tepër mistike, gjë që tregojnë një prejardhje të një kulture tepër të lartë artistike si dhe informative të cilat ı krahasoj edhe me formën e piramidave dhe trashëgimet e pasqyruara në muret e saj. Përgatitja e fazës së 4 është qepja e kësaj veshjeje dhe montimet e këtyre figuracioneve të përgatitura. Në bel do jetë e pajisur me një brez të pasuruar me simbolikën ilire sikurse edhe pelerina ku do jenë luftëtar ilirë si dhe priftërinj të cilët mbajnë simbolikën e vjetër ilire, 2 gjarpërinjtë të cilët e kanë konsideruar si ekuilibri ı jetës dhe ylli me 10 cepa simboli i kultit ilir. Për më tej, Dielli ı cili është mbajtur nga Aleksandri ı Madh më pas. Ky simbol ka historinë 12 mijë vjeçare. Kurse kapuçi ı pelerinës do jetë simbolikë e helmetave ilire ku është dashi në të dyja anët. Kjo veshje ka një ndërthurje tepër të madhe simbolikash, ku janë të pasqyruara vlera e 3 muzeumeve .
Sa ditë do të zgjasë ky aktivitet?
Nuk do zgjasë shumë vetëm një ditë pasi po diskutohet të jetë pjesë e festimeve të ditës së flamurit të organizuar nga ambasada shqiptare në Turqi.