VATRA, STRATEGJI PËR DËNIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT DHE EDUKIMIN E INFORMIMIN E TË RINJËVE NË DIASPORË/
Kryesia e Vatres po diskuton një projekt dokument, i cili do t’u bëhet i ditur degëve për mendime e sugjerime, që do të përmbajë strategjinë ë Vatrës për vitet e ardhshme në drejtim të rëndësisë që ka për diasporën njohja e diktaturës dhe krimeve të komunizmit.Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto ka organizuar takime me ish të burgosur e të përndjekur politik të diktaturës komuniste. Të Mërkurën me 27 dhjetor 2017 Kryetrai Mishto u takua me ish të burogusrit pilitik Lek Mirakaj dhe Pëllumb Lamaj.
Të Enjten me 21 dhjetor, Kryetari i Vatrës, z. Dritan Mishto, u takua në Vatër me një grup vatranësh ish të përndjekur politik të diktaturës komuniste në Shqipëri: Dine Dine, vatran prej rreth 3 dekada, Eqerem Mujo, vatran, dhe Lek Mirakaj, anëtar i Këshillit të Vatrës. Z. Dine Dine, anëtariI Këshillit të Urtëve, i dhuroi kryetarit të Vatrës kopjen e romanit të tij “Mbi Varkën e Kreontit”, të sapo botuar dhe të promovuar në Tiranë, ndërkohë që Eqrem Mujo dhuroi botimet “Kuvend Letrash me Miq” të Mustafa Krujës, dhuratë për bibliotekën e Vatrës nga Eugjen Merlika.
Takimi u kthye në një bashkëbisedim rreth krimeve të komunizmit dhe punën e pamjaftueshme të shtetit , politikës dhe shoqërisë shqiptare për zbardhjen e krimeve të komunizmit, për mekanizmat e funksionimit të diktaturës, për mosinformimin e brezit të ri me krimet e komunizmit etj. Kryetari i Vatrës tha se duhet të punojmë në mënyrë më të kualifikuar për edukimin antikomunist të brezit të ri.Edhe promovimi i afërm i këtij romani në Vatër do të kthehet në një debat konstruktiv për edukimin antikomunist të të rinjëve, të cilët janë pak ose aspak të informuar.
- Dritan Mishto e përgëzoi autorin e romanit”Mbi Varkën e Karontit” Dine Dine, që ka sjellë një pjesë të realitetit, që ai vetë e ka përjetuar dhe premtoi se Vatra do ta përkthejë romanin në gjuhën angleze dhe do ta shpërndajë atë në komunitet për të informuar brezin e ri dhe do ta dërgojë në libraritë amerikane.
Biseda u filmua nga Robert Papa I TV Fokus.(korresp i Diellit)