• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takime në Washington: Kosova, partneritet të ngushtë

September 2, 2020 by dgreca

-Ministri Selimi: Për fuqizimin e sistemit të drejtësisë mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikan/

Washington, 2 Shtator 2020-Gazeta DIELLI/ Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, sot me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një takim me Bruce Swartz, nga Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së, përgjegjës për Zyrën për Çështje Ndërkombëtar, si dhe për OPDAT dhe ICITAP, me të cilat Kosova ka partneritet të ngushtë prej shumë vitesh.

Në takim me z. Swartz, ministri Selimi ka folur për progresin që është arritur në drejtësi, si dhe reformat e ndërmarra në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit. Për këtë, si shumë të rëndësishme e ka cilësuar mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë në Kosovë, duke sjellë përvojën direkte të gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë tek ata kosovarë.

Ministri Selimi ka vlerësuar asistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe veçanërisht mbështetjen e pakursyer për reformat e ndërmarra me qëllim të konsolidimit të sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Selimi ka veçuar përkrahjen e USAID, programeve OPDAT dhe ICITAP me të cilat Ministria e Drejtësisë ka realizuar plane konkrete të veprimit nga fusha e drejtësisë, duke shtuar se i gjithë investimi amerikan në këtë proces, ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Nga ana tjetër z. Swartz ka vlerësuar marrëdhënien e shkëlqyeshme që SHBA ka me Kosovën dhe ka theksuar se çdo projekt i cili kontribuon në fuqizimin e sundimit të ligjit do të ketë përkrahjen nga shteti i tij.

Duke e falënderuar për këtë takim, ministri Selimi tha se Republika e Kosovës, miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kultivojë si vlerën më të çmuar të saj.

Filed Under: Komente Tagged With: Ministri Selimi, Takime në Washington

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT