• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takimet Rama-Thaçi-Vuçiç sjellin vetëm fatkeqësi!

April 3, 2018 by dgreca

– …Takimet Rama-Thaçi-Vuçiç dhe marrëdhëniet e tyre të ngushta me Erdogan ndjellin fatkeqësi për popujt e rajonit, veçmas për shqiptarët. Kjo është arësyeja kryesore pse ne na duhet t’i themi jo më veçmas dyshes Rama-Thaçi. Nga  Enver Bytyçi /

Në historinë e diplomacisë dhe politikës në botë shënohen dy llojë kontaktesh politikanësh: Në njërën anë takime, biseda dhe tryeza të politikanëve që sjellin progres me vizione, ide e programe zhvillimi, në anën tjetër takime e biseda që ndjellin fatkeqësi. Madhësia e progresit ose humbnera e fatkqesësive varen nga përmasat dhe roli në hapësirat gjeopolitike të liderëve politikë që angazhohen në vendimmarrje. Tashmë nuk është sekret të thuhet se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, sa herë takohen me njëri-tjetrin na sjellin fatkeqësi. Me mburrje presidenti i Kosovës u shfaq para dy javësh, me ç’rast lansoi në media lajmin e takimeve të tij në Uashington dhe në Bruksel me homologun e tij serb. Epilogu ishte realizimi dhe zbatimmi i skenarit të arrestimit të Gjuriq në veriun e Mitrovicës, duke provokuar komunitetin ndërkombëtar, destabilizimin e vendit dhe më pas edhe ricopëtimin e territorit të Kosovës. Sot Hashim Thaçi është parë të drekojë në një lokal të Tiranës me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Nuk kanë qenë bashke në ndonjë wikend, as në ndonjë ceremoni festive e gëzimi familjar, Janë takuar tinzash dhe kanë biseduar pa dhënë asnjë informacion se përse takohen në ditë javë e në orar pune presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë. Po të ishte për vizitë zyrtare, kjo do të realizohej vetëm me ftesë të presidentit të Shqipërisë. Atëherë çfarë i bëri bashkë dy emrat protagonist të të dy vendeve tona?! Çfarë përgatitet të ndodhë pas këtij takimi?! Ndjesia e parë lidhet me shfaqjen e ndonjë fatkeqësie tjetër si ajo e arrëstimit të Gjuriq në veri apo apo ajo që ndodhi me ekstradimin e gylenistëve të shkollave turke të Kosovës për në Turqi. A do të ndodhë e njëjta gjë në Shqipëri?! Ndoshta tashmë kjo ka ndodhur edhe tek ne. Por publiku nuk është informuar, sepse në vendin tonë qytetarët nuk informohen, duke qëndruar në terr informativ për çdo gjë. Ndërsa Rama imiton djallin, Hashim Thaçit i pëlqen të imitojë gjarpërin. Pra, të helmojë këdo që nuk i bindet vullnetit të tij politik e personal. Të dy kanë të përbashkët cilësinë e punës në klan, organizimin klanor, në formën e oligarkisë. Në këtë mënyrë ata shtojnë pasurinë dhe duke shtuar pasurinë forcojnë pushtetin. Sa herë u rrezikohet pushteti mblidhen fshehtas e bisedojnë për masat që duhet të marrin dhe riorganizimin e klanit. Pjesë e klanit, ose oligarkisë, janë drejtuesit e medias dhe sipërmarrësit e mëdhenj besnikë. Me këto dy instrumente mundësojnë pasurinë dhe mbrojtjen e saj. Por për këtë qëllim përdorin edhe instrumentet e shtetit, policinë, prokurorinë dhe shërbimin sekret. Njësoj si diktatura! As më shumë, as më pak! Edhe në ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe në Kosovë aleatë politikë u shpallën instrumentët e dhunës, policia, shërbimi sekret dhe prokuroria. Hashim Thaçi erdhi sot në Tiranë , takoi Edi Ramën dhe mori me vete gjithashtu porositë e këtij të fundit: Cilat janë ose mund të jenë këto porosi: 1. Në Kosovë të sulmohet kryeministri Haradinaj, të eleminohet ai politikisht. Eshtë pikërisht ajo që kërkoi Rexhep Taip Erdogan. Në Prishtinë tashmë duket qartë se ballafaqohen ashpër midis tyre dy rryma: Ajo e presidentit dhe ajo e kryeministrit. Qëndrimeve politike të kryeministrit i ka dalë në mbrojtje Departamenti i SHBA-ve. Qëndrimet politike të presidentit i përshendet dhe mbështet presidenti turk, Erdogan. Edi Rama ka qenë, është dhe do të mbetet në këtë linjë. Ndaj dhe anuloi takimin me kryeministrin grek Tcipras. 2. Presidneti Thaçi i ka kërkuar kryeministrit Rama që dhe ky i fundit të grabisë dhe ekstradojë për në Turqi disa “armiq” personalë të Erdoganit, me qëllim që vepra e ndyrë e Thaçit të relativizohet. Që shqiptarët në Kosovë të thonë: – Ja nuk është vetëm Kosova, por edhe Shqipëria po i ekstradon gylenistët në Turqi! Nëse Rama do ta hedhë këtë hap, do të përfitojë dyfish: Edhe nga presidenti i Turqisë, edhe nga presidenti i Kosovës. Pse jo, para gjithashtu. 3. Por të tre këta si dhe Aleksandër Vuçiç do të kenë gjithashtu një përfitim tjetër: Do ta mbajnë rajonin nën tensionin e konfliktit e të luftës dhe kësisoj do t’u japin europianëve dhe amerikanëve mesazhin se “Thaçi, Rama, Vuçiç e Erdogan kanë çelësat e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Ballkan”. Kjo përpjekje e këtyre liderëve politikë autoritarë sjellin përfitime vetëm për oligarkitë që ata kanë formësuar dhe instaluar në shtetet respektive. Për të gjitha këto arësye takimet Rama-Thaçi-Vuçiç dhe marrëdhëniet e tyre të ngushta me Erdogan ndjellin fatkeqësi për popujt e rajonit, veçmas për shqiptarët. Kjo është arësyeja kryesore pse ne na duhet t’i themi jo më veçmas dyshes Rama-Thaçi. Tiranë, 03.04.2018

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Bytyci, Takimet Rama-Thaçi-Vuçiç. sjellin vetëm fatkeqësi!

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT