• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nis takimi në Bruksel, Thaçi optimist për marrëveshje për telekomin

July 24, 2013 by dgreca

Nga Zijadin Gashi/

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, kanë nisur në Bruksel një raund të ri negociatash nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Para takimit me homologun e tij nga Serbia, kryeministri Thaçi ka shprehur optimizmin e tij se do të arrihet marrëveshje për çështjen e telekomit, si dhe ka paralajmëruar se do të qartësohet çështja e zgjedhjeve lokale dhe pjesëmarrja e serbëve në komunat veriore.
Madje, Thaçi ka shprehur besimin e tij se marrëveshje mund të arrihet edhe për çështjen e energjisë, edhe pse në këtë temë palët nuk kishin arritur përparime të mjaftueshme, siç ishte rasti me telekomin.
“Unë shpresoj që sot do të arrijmë marrëveshjen sa i përket energjisë dhe telekomunikacionit. Kanë diskutuar ekipet teknike dhe profesionale, por sot besoj në nivel politik do të përmbyllim këtë proces të rëndësishëm”.
“Është me rëndësi që zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit ka filluar së implementuari në shumë segmente, por natyrisht që duhet të bëjmë edhe më tepër. Ndërsa do të bisedojmë edhe për qartësimin e tërë procesit të zgjedhjeve të 3 nëntorit ku kam besim të plotë që edhe serbët e veriut do të jenë pjesë e këtij procesi”, ka deklaruar Thaçi.
Kryeministri Thaçi ka përmendur disa nga hapat pozitiv, sipas tij që Serbia dhe Kosova po ndërmarrin për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.
Inkurajimi i serbëve në veri nga ana e Serbisë për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje dhe Ligji për amnistinë, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, janë veçuar nga Thaçi si dy zhvillime me rëndësi në drejtim të implementimit të marrëveshjes.
“Është me rëndësi që edhe Serbia i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, ndërsa Kosova do t’i kryejë të njëjtën kohë të gjitha obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore. Kosova ka përmbyllur procesin e Ligjit mbi Amnistinë në Parlament gjë që do t’u ndihmoj edhe serbëve që të jenë më të sigurt për t’u integruar në të gjitha institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë, edhe Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, pak para takimit Thaçi- Daçiq ka thënë se telekomi dhe energjia janë pika të diskutimit, por jo të vetmet.
“Sot do të takohen edhe grupet punuese për telekom dhe energji. Unë pres që për këtë temë të flasin edhe zonja Ashton dhe të dy kryeministrat”, ka thënë Kocijançiq.
Sipas saj, takimi në nivel të kryeministrave ka si qëllim diskutimin rreth nivelit të zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Sot në Bruksel ata do të bisedojnë rreth implementimit të marrëveshjes së prillit dhe për të parë se si të shkohet tutje. Ne kemi edhe planin e zbatimit dhe do të shohim se çfarë është arritur deri më tani dhe çfarë është e nevojshme të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm me qëllim që ai plan të zbatohet në tërësi”, ka deklaruar Kocijançiq.
Takimi i sotëm Thaçi – Daçiq me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton është i 14 me radhë.
Përveç çështjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet e lira dhe pjesëmarrjen e serbëve nga veriu, palët mund të dakordohen më në fund në lidhje me marrëveshjen për telekomin.
Sipas asaj që deri më tani është paralajmëruar, një vend anëtar i Bashkimit Evropian nga vjeshta e këtij viti mund të aplikoj tek ITU-ja për kodin +383, të cilin më pas do t’ia falte Kosovës.
Por, çështje problematike deri vonë ishte kërkesa e Beogradit që Serbia të kishte një operator të saj brenda Kosovës, qoftë ai edhe virtual. Sidoqoftë, pritet të shihet se cila do të jetë zgjidhja që mund të prezantojnë dy kryeministrat në fund të takimit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Takimi i Brukselit, Thaci optimist

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT