Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, atë të AAK-së dhe të NISMA-s/
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarët e partive politike parlamentare, zotëri Visar Ymerin, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Ramush Haradinajn, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe zotëri Fatmir Limajn, kryetar i NISMA për Kosovën, për të biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe mundësitë e daljes nga situata e krijuar.
Takimi i Presidentes Jahjaga me udhëheqësit e partive politike parlamentare, që cilësohen si opozitë në Kuvend, është zhvilluar në kuadër të nismës për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend.
Jahjaga takon drejtuesit e Listës Srpska dhe pakiceve tjera
PRISHTINË, 20 Tetor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Listës Srpska, të drejtuar nga Aleksandër Jabllanovic.
“Edhe ky takim u zhvillua në kuadër të nismës për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend”, thekson njoftimi derguar nga Presidenca kosovare.
Presidentja Jahjaga priti edhe përfaqësuesit e pakicave tjera në Kosovë, të Grupit 6 +, me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale politike në vend dhe mundësitë e daljes nga situata e krijuar.
Në takim morën pjesë: Mahir Yağcılar nga KDTP, Rasim Demiri nga VAKAT, Danush Ademi nga PDAK dhe Jolgji Shala nga KNRP.