• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KËRKOHEN MË SHUMË SHKOLLA SHQIPE NË MËRGIM

October 2, 2017 by dgreca

-Nxënësit nga diaspora vizitojnë Ministrinë e Diasporës, kërkojnë më shumë shkolla shqipe në mërgim/Ministri Gashi me nxenesit nga diaspora1

-Bashkërendim me institucionet përkatëse nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia për shkollat shqipe në diasporë/

1 ok shkolla diaspora

PRISHTINË, 2 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe i  Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pritur një delegacion me 45 nxënës dhe mësimdhënës kosovarë nga Gjermania që e vizituan ministrinë.Duke qenë në të kaluarën vetë pjesë e diasporës, zëvendëskryeministri Gashi foli para nxënësve për rolin e tyre në të ardhmen në raport me Kosovën dhe për punët që Ministria e Diasporës ka para vetes në shërbim të kosovarëve që jetojnë jashtë atdheut.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar për t’u dhënë më shumë rëndësi ideve dhe projekteve tuaja. Nevojat e diasporës kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit tuaj, shkollat në gjuhën shqipe dhe forcimi i kësaj lidhjeje ndërmjet nesh është prioriteti ynë”,- ka thënë ndër të tjera zëvendëskryeministri Gashi.

Nga ana tjetër, mësuesit nga diaspora kërkuan më shumë mbështetje institucionale për shkollat shqipe në mërgim.

Ndër kërkesat bërë ministrit ishte edhe bashkërendimi institucional me shtetet nga vjen diaspora në fushën e arsimit, për t’i shtyrë proceset e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe për nxënësit kosovarë që jetojnë jashtë.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Dardan Gashi e ka siguruar delegacionin nga Gjermania se, në bashkërendim me institucionet përkatëse nga Republika e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë, do të bëjnë më shumë për mbarëvajtjen e shkollave shqipe në diasporë./b.j/

Filed Under: Emigracion Tagged With: Shkollat e Diaspores, takimi ne Ministri

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT