….Prej muratorit të antikuitetit e deri te krijuesit e kohërave moderne, prej Mimarit e deri te Sokoli, talenti i arkitektit Shqiptar vazhdon të pasuroj thesarin botëror./
Teksti dhe Fotografija: Ilir Rizaj/
Vala e re e arkitektëve të talentuar Shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në vende Perendimore është duke u shtuar çdo ditë. Eshtë kjo një dukuri jo e papritur, nësë kemi parasysh se arkitektët kryesorë në Perandorine Otomane kan qenë me prejardhje nga mjedisi jonë, me Mimar Sinanin në krye, që njihet si një nga krijuesit më gjenial në këtë lami.
Arkitekti Sokol Malushaga jeton dhe vepron në New York, është bashkëpronar me Eduard Malushin në Ari Group, kompani arkitektonike-ndërtimore që është e specializuar në projekte ultra-luksoze në Manhattan.
Sokoli ka studjuar arkitekturën në Cooper Union, një nga kolegjet më të respektuar në botë. Punimi që lidhet me tezën e tij të diplomës (1997), është zgjedhur të shfaqet në Cooper Union në ekspozitën Arkiva dhe Objekti – Virtuale dhe Fizike, ekspozitë që ka për qëllim t’i bëj homazh pedagogëve të këtij institucioni, duke prezentuar projektet e studentëve të tyre të 50 vjetëve të fundit.
Prej një numri shumë të madh të studentëve, janë zgjedhur vetem 35 teza të diplomës për këtë ekspozitë. Punimi i Sokolit, që ka si subjekt koncepin e murit dhe tullës, shfaqet në mesin e projekteve nga disa prej arkitektëve dhe pedagogëve të sotëm me fame botërore, që kane studjuar në Cooper Union, si Daniel Libeskind, Diane Lewis, Elizabeth Diller e të tjerë.
Sipas Sokolit, projekti i tij është një studim i kufijve që definohen me prezencën e mureve dhe ri-ndërtimin e tyre të vazhdueshëm: kufijtë e një dhome, shtëpije, rruge dhe qyteti gjithmonë janë definuar me mur…muret jane të gjalla, kanë rrënjë, që te ngritet muri, një sacrificë është bërë.
Sokol Malushaga ia kushton këtë projekt vendlindjës së tij Pejës, duke theksuar në vazhdim se Peja është njohur si qytet i zejeve të shumta, një prej tyre edhe tullë-mbaruesve, kështu që rrjedhimisht tulla dhe muri e simbolizojnë dialogun mes të vjetrës dhe te resë, që mundesojnë struktura qe kurrë nuk kryhen.
Prej muratorit të antikuitetit e deri te krijuesit e kohërave moderne, prej Mimarit e deri te Sokoli, talenti i arkitektit Shqiptar vazhdon të pasuroj thesarin botëror.