…ky duhet të jetë shqetësimi i parë i dy qeverive(Shqipëri-Kosovë),si dhe i diasporës dhe shoqatave shqiptare kudo në botë, para se të merremi me sukseset e show-et tona, që në shumicën e tyre janë demagogji e mashtrim, reklama qeveritare./
Në një deklaratë të para disa ditëve, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, zoti Duncan Norman, ka ngritur alarmin për numrin e madh të fëmijëve shqiptarë të pashoqëruar që ndodhen në Britaninë e Madhe.
“Është një numër i madh fëmijësh të braktisur në Britani, që shkon deri në 400. Bëhet fjalë për fëmijë nën moshën 15 vjeç të pashoqëruar nga prindërit apo të afërm, që kryesisht vijnë nga rajoni i Kukësit. Po përpiqemi të gjejmë mundësinë për t’i rikthyer këta fëmijë, në një ambient më të sigurt në Shqipëri”, thotë ambasadori britanik. Sipas Shërbimt Rajonal Social Shtetëror, vetëm gjatë vitit 2016 janë riatdhesuar nga Britania e Madhe 15 të mitur kuksianë.
“Është lajm i mirë për ne si shërbim social që të 15 fëmijët e pashoqëruar janë pranuar pranë familjeve të tyre. Arsyet ekonomike janë ato që i shtyjnë këto familje të dërgojnë fëmijët jashtë duke i bërë të rrezikuar”, thotë Besart Mataj, Drejtor Rajonal i Shërbimit Social Shtetëror në Kukës. Kukësi ka një numër të konsiderueshem emigrantesh në Britani, krahas qarqeve te tjera.
PS:E pra, ky duhet të jetë shqetësimi i parë i dy qeverive, diasporës dhe shoqatave shqiptare kudo në botë, para se të merremi me sukseset e show-et tona, që në shumicën e tyre janë demagogji e mashtrim.
Shënimi im, SH.K.