• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dosja e Mbyllur e Studentit të Brezit të Republikës

December 11, 2016 by dgreca

“Dosia e studentit  nr. 97 ” u mbyll për të dëshmuar përjetësinë  e tij . Në të u shënua: “Ishte i devotshëm, një besimtar i pastër, i qeshur, optimist, një djalosh komplet. E donte jetën, por s’e kurseu atë. E dha për një çështje të madhe që e donte më shumë, për lirinë e populli të vet.Allahu e pranoi shehid në radhët e veta”!./

2-ushatri-i-uck1-imam-fadil-rashiti4-dosja-studentore-e-fadilit5-indeksi-i-fadilit3-studenti

Nga Elez Osmani, New York*/

Gati për ditë takoheshim ne lokalet e fakultetit, ku unë bëja detyrën e sekretarit. Kur kalonte aty pari, gjithmonë e kishte shprehi të ndalej për të ndezur nga një cigare dhe me një sens të shquar e komentonim situatën dhe realitetin e atyre ditëve, që ishte tragjik dhe natyrisht e përjetonim rëndë. Në fund shtonte: Ika se kemi shumë detyra! Në Vjeshten e parë ’98 Fadilin e takova edhe një herë, në Tiranë. Nuk e dija se do të ishte takimi i fundit.

Unë isha në një mision tjetër nga ai,por që na i bashkonte qëllimet. Ishte ditë e premte dhe posa e falëm namazin e Xhumasë, në xhaminë Et’hem Beu, duke dalur dy djem më kapen për krahu dhe të gëzuar shtuan: ku je profesor? U befasova por u gëzova kur i pashë. Ishte Fadili  me shokun  e tij Emrushin.

I pyeta:- Çka bëni ju këtu? Më thanë: ti e din se nuk kishim njohuri të mjaftuara ushtarake, ndaj kemi ardhur që ta mësojmë “balistikën” dhe do të kthehemi  përseri në frontet e luftës, por më të përgatitur. Pimë nga një kafe së bashku dhe u ndamë duke u përshendetur  me një përqafim të përmallshëm.

Imam Fadili ishte i rregullt në mësime. Ligjëratat i ndiqte rregullisht dhe i dëgjonte me vëmendje. Viti i fundit sikur ia ndryshoi këtë rregull. Ndryshoi edhe qëndrimin e tij.  Jeta  e ndasive politike në Kosovë nuk e hamendi. Vështrimi i embël i syve të tij turbullohej para ngjarjeve dhe dhunës policore. Natyra e qeshur nuk kishte se si të pajtohej me atë ambient mbytës dhe ai dashur e pa dashur reagonte sikur i tërë brezi i tij, brezi i republikës. Ky ishte shqetësim i sinqertë, i trazuar me entuziazmin e moshës, që në thelb shprehte dëshirën fisnike të brezit të ri, për të mirën e atdheut. Një ditë të bukur pranvere më tha: Provimet e fundit do t’i shtyj për afatet e tjera. Koha më s’pret… Atdheu kërkon ushtarë. Zhvillimeve verbale politike po ua zënë vendin aksionet  luftarake. .. në Drenicë, Deçan, Gjakovë, Klinë, Malishevë, Podujevë etj… janë thirrja e atdheut.

Mungesa e tij dëshmoi se ai mori rrugën e lirisë me shumë shokë. Kalitja në bankat e fakultetit më të ri të Kosovës(për kohën), pajisja me mendime për rolin e luftëtarit,  i lidhën ngushtë  me njëri-tjetrin këta djem. Kur plasën demostratat studentore ishte ndër organizatorët e parë dhe ishte në ballë të tyre . Këtë ndjenjë e formuan edhe në kontakte me moshatarët e tyre të fakulteteve të tjera. Kudo ishin tok. Në protestë, në aktivitete, në përgatitje.

Ai gëzonte një dashuri dhe respekt të madh tek kolegët dhe te pedagogët në F.S.I. Profesorët  theksojnë se ishte i urtë, i zellshëm, i rregullt. Mësonte me shumë vullnet, kishte kujdes të madh për çdo punë dhe seriozitet në mësim. Kjo u hetua që në medresenë “Alauddin”. Aty u shqua për zgjuarsi e vullnet, etje për dituri e prirje për shkencat fetare- filozofike.

I ri në moshë, por me një ideal të pastër në zemrën e tij që shprehte   besim e dashuri të pa fund për popullin dhe ardhmërinë e tij, i ndërruan kahjen jetës .

Fadil Bajrush Rashiti u lind më 25 janar 1975 në fshatin Petrovë në rrethin e Shtimes. Pasë përfundimit të Medresesë filloi punën si imam i fshatit. Si i ri u bë i dashur për rrethin e tij. Në nderkohë, në vitin 1994 u regjistrua në FSI në Prishtinë. Një ditë imam Fadili u përshëndet me familjen  e tij, me xhematin  e tij. Neve na kishte dhenë të kuptojmë më parë qëllimin  e tij. Kështu  pezulloi ndjekjen e ligjëratave  dhe dhënjen e provimeve për t’ju bashkuar luftëtarëve të lirisë radhëve te UÇK.Atij i kishte hije uniforma e fetarit por tashmë  ajo e ushtarit i shkonte më bukur.Fllimisht u angazhua në Krojmirë të Drenices pastaj në rrethin e Shtimjes, në Zonën Operative të Nerodimjes. Me brigadën e tij 161 “Ahmet Kçiku” ishin të  sukseshëm në betejat më të vështira, si ajo në grykën e Cërnalevës, në Jezercë e sa e sa beteja tjera. Por këta trima, kishin detyrat më të vështira se çdo ushtar tjetër. Ata pos luftimeve duhej siguruar edhe armatimin më krahët e tyre, duke e bartur nga Shqipëria, dhe e sillnin.

Ditët kalonin dhe ai me shokët e tij luftonte gjithandej.

14 Dhjetor 1998. Dimër. Boka rreth Gjakovës ishte e tëra në borë. Acar i madh kishte mbërthyer tërë anën e Hasit. Ai, me shokët ishte në detyrë. Vinin në Kosovë të mbushur më forcë, me optimizëm e besim. Duke mbartur armë dhe municion më krahët e tyre ata ecnin në errësirën e thellë të natës. Vendi vinte i zhveshur dhe i sheshtë. Armiku bënte punën e tij. Ushtria serbe kishte zënë pusi. Tri prita u kishte ngritë, të njëpasnjëshme. Mundësi për t’u mbrojtur ishte e vogël.Ushtarët e lirisë nuk dorëzoheshin.Ata që i panë, tregojnë se heronjtë përpiqeshin të çanin rrethimin me zjarrin e armës së tyre të thjeshtë, atë që e bartnin me krahët e tyre, kundrejt një armatë të tërë, të armatosur me mjetet më të rënda luftarake, moderne. Krismat dëgjoheshin dhe flaka dukej që larg. Nga Krusha mund të shihje flakët e luftës tek Lkeni i Hasit. Dëshmitarë të asaj nate të tmerrshme thonë se lufta zgjati mbi 7 orë. Ai ra së bashku më 36 trima të tjerë.

Vdekja heroike e tyre bëri bujë të madhe. Shtëpitë e tyre (edhe në ato rrethana) u bënë vendet më të vizituara. Këto ishin  të Pame gjithëpopullore, dhe ndryshojnë nga pamjet(ngushëllimet) e tjera .

Shëmbëlltyra e tyre u shëndërrua në një simbol të atdhedashurisë, të rezistencës, në një flamur të bashkimit të kombit. Shpirti i tyre u ngrit në përjetësi, prej nga rrezaton dritë shprese për shqiptarinë. Ndërsa në Fakultetin e Studimeve Islame  “Dosia e studentit  nr. 97 ” u mbyll për të dëshmuar përjetësinë  e tij . Në të u shënua: “Ishte i devotshëm, një besimtar i pastër, i qeshur, optimist, një djalosh komplet. E donte jetën, por se kurseu atë. E dha për një çështje të madhe që e donte më shumë, për lirinë e populli të vet.  Allahu e pranoi shehid në radhët e veta”!.

*Boto Dielli Special, 28 nentor 2016-Artikulli u publikua ne Faqe 81

Filed Under: Mergata Tagged With: Dosja e Mbyllur e Studentit, Elez Osmani, të Brezit, të Republikës

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT