Nga Arben LLALLA*/
I nderuar Peshkop i Bylysit, ASTI!/
Shpatullat e tua janë të vogla që të kundërshtojnë faktet e vërteta për të cilat dhe vetë Zoti përkulet. Ju, Peshkop Asti, po tregohen dinak, ku tjetër reagim dërguat në një media elektronike në Maqedoni, dhe tjetër reagim në gazetën Gazetën DIELLI në SHBA. Ju thoni se ish-Kryepeshkopi i Greqisë, Serafimi nuk ishte anëtar i Vllazërisë të Teologëve ZOI-JETA, por pranoni se ai kishte grindje të vazhdueshme me profesorin e teologjisë z.Anastas Janullatosin. Ju nuk na sqaroni nëse kanë njohje të vjetra Kryepeshkop Anastasi me Mitropolitin Sebastiano, për këtë lidhje janë të interesuar lexuesit dhe jo për ishte apo nuk ishte anëtar Serafimi tek JETA-ZOI.Në shkrimin tim, kam sjellë të dhëna me bazë të shëndoshë, si më poshtë:
Në fund të viteve 1950, Kryepeshkopi, Anastas Janullatosi, Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, Mitropoliti Stagon dhe Meteoron, Serafeim Stefanu, Kryepeshkopi i SHBA, Dhimitris Trakattelis, dhe shumë figura të larta kishtare ishin anëtarë të organizatës Vllazëria e Teologëve “JETA”. Në vitin 1960, Kryepeshkopi Anastasio, Mitropoliti i Konicës Sebastiano, u shkëputën si fraksion nga Vllazëria e Teologëve “JETA”, dhe themeluan Vllazërinë e Teologëve “SHPËTIMTARI”. (http://paraekklhsiastikes-organwseis.blogspot.com/2009/10/blog-post_23.html)
Ishte Patriarkana e Stambollit që rehabilitoj disa figura të Vllazërisë së Teologëve “SHPËTIMTARI”, duke ju mundësuar që të bëhen kryepeshkop si: Anastas Janullatosi u dërgua Kryepeshkop në Shqipëri, në SHBA,u emërua Dhimitris, etj. (gazeta greke TO VIMA, 14/05/2000)
Pra, pretendimet e mia ngrihen me burime-citime dhe jo shpifje. Sa për atë që keni shtuar në fund se prof.Anastasi më 1989, si kryetar i Asamblesë të Këshillit Botëror të Apostullimit dhe Ungjillëzimit” në San Antonio, Teksas në SHBA, ai ka futur hundët në punët e brendshme të një shteti tjetër, pra në ato vite Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Ka bërë shkelje të Kushtetutës së një vendi shtetas i cili jam unë që në lindje, ndërsa Prof. Anastas Janullatos nuk ishte dhe nuk është shtetas. Nga kjo i privohet e drejta e kritikës për zbatimin e Kushtetutës së atyre viteve. Kritikën ndaj Shqipërisë komuniste për mohimin e besimeve fetare, prof. Peshkop, Anastasi e paska bërë me prapavijë karrieriste, me qëllim që ai të propozohej Kryepeshkop i Shqipërisë. Dhe ashtu ndodhi pas një viti Patriarkana e Stambollit e caktoj dhe i dha titullin Mitropolit në mënyrë jodemokratike, pa zgjedhje me votash. Ju e dini shumë mirë se Kryepeshkopi i Shqipërisë z.Anastas Janullatosi nuk ka fituar asnjëherë titujt fetar me meritë si Mitropolit dhe Kryepeshkop. Këtë ju e deklaroni në reagimit tuaj duke thënë: Patriarkana Ekumenike i caktoi si detyrë Anastasit veprën e ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për arsye të përvojës së tij të madhe, prestigjit të tij ndërkombëtar dhe shpirtit vetësakrifikues.
E pra, Peshkop i Bylysit, këtë kam shkruar edhe unë që Kryepeshkopi Anastas, i ka titujt e dhuruar nga Patriarkana e Stambollit dhe jo të fituara me vota demokratike. Sa ofendues shkruani për Kryepeshkopin e Shqipërisë: Patriarkana Ekumenike i caktoi si detyrë Anastasit. I drejtoheni në emër sikur ta kishit nëpunësin tuaj dhe jo shef.
Ju, Peshkop Asti, na thoni për biografinë e njohuritë Kryepeshkop Anastasit, por nuk na tregoni që ai ka qenë në shkollën DEA, të oficerave (1952-1954), në Siru, për zbulim dhe kundërzbulim, taktika për Shqipëri. Ai ishte studenti më i shkëlqyer, me inteligjentë të lartë. Për herë të parë ishit Ju Peshkop Asti që hodhët me gjysmë zëri se Anastas Janullatosi, mund të ketë origjinë shqiptare prej 14 shekujsh, e pra, ai e di që unë e di saktë se Kryepeshkopi nga babai është arvanitas dhe nga mëma çame, nga Preveza. Unë si historian dhe publicistë nuk merrem me anën e kulturës së tij greke, por të gjakut-ADN. Do të ishte mirë që Kryepeshkopi të pranonte origjinën e tij, ashtu siç e kanë pranuar Teoforos Pangallos e shumë politikanë të tjerë.
Në përfundim të reagimit tuaj, Ju Peshkop Asti më akuzoni pa fakte sepse fakte nuk keni, por vetëm bëni akuza politike. Kjo është një metodë e vjetër klasike që përdoret për t’ju mbyllur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Prandaj unë ju ftoj në debat publik, në çdo kohë, në çdo vend juve dhe Kryepeshkop Anastasin për të vërtetuar me fakte ato që unë kam botuar ndër vite për biografinë e fshehur të Kryepeshkopit të paftuar, por të imponuar nga koha dhe rrethanat e vështira që kalonte kombi shqiptar në fillim të viteve 1990.
*Historian