NGA SUBI ÇAKO-BOSTON/

Tani nuk përbën me lajm për rezultatet e larta të nxënësve dhe studentëve shqiptarë ne Amerikë. Por është më shumë se I tille fakti që Elda dhe Markelos janë të përzgjedhurit e parë nga qyteti West Roxbury në Boston, për të vazhduar Boston Latin School( “SUMUS PRIMI – NE JEMI TË PARËT “)
Kjo është një shkollë e provimeve publike në Boston, Massachusetts. Është themeluar më 23 Prill 1635, duke e bërë atë shkollën më të vjetër publike në Amerikë dhe shkollën më të vjetër ekzistuese në Shtetet e Bashkuara.Kurrikula e saj ndjek atë të lëvizjes shkollore latine të shekullit të 18-të, e cila i mban klasikët bazën e një mendjeje të arsimuar. Katër vjet latinisht janë të detyrueshëm për të gjithë nxënësit që hyjnë në shkollë,nje baze e rendesishme per
Boston Latin School.Ajo ka diplomuar amerikanë të shquar në fushat e politikës (lokale dhe kombëtare), fesë, shkencës, gazetarisë, filozofisë dhe muzikës. Nga 56 burrat që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, pesë ishin arsimuar në këtë shkollë si Adams, Franklin, Hancock, Hooper dhe Pain!
Boston Latin School hap portën me kënaqësi dhe i falenderon ata si nxënësit e parë në bazë të mesatares që ata kanë sjellë tek kjo shkollë.
Bindën veten, bindën të gjithë ne, se asnjë gjë nuk është e pamundur, mjafton të besojnë tek aftësitë e veta dhe të punojnë shumë .
“Congratulations” i uron Eldës dhe Markelos Boston Latin School. “Suksese” i urojnë familja, mësuesit dhe të gjithë shokët.
Nuk është privilegj , është shpërblimi i punës së tyre këmbëngulese .
Emri I saj , Elda.Lindur dhe rritur në Amerikë nga dy prindërit e saj ,Petriti dhe Nexhmija.
Një fëmijë që është fat ta kesh. Me atë qetësinë dhe urtësine e saj të bën për vete.Nuk ka nevojë ajo t’i rrish mbi kokë që të bëjë mësimet apo detyrat e saj .I pëlqejnë shumë edhe lodrat,muzika e shetitjet.E gjen kohën për të gjitha.
Flamuri shqipëtar dhe simbolet e tjera kombëtare në shtëpinë e saj janë pjesa që edhe ajo kujdeset për to.Ëndra e saj është që të bëhet një doktoreshë e madhe qe t’ju shërbejë njerzëve dhe shqipëtareve gjithashtu.
Emri i tij, Markelos.
Lindur dhe rritur në Athinën e lashtë nga dy prindërit e tij Fatosi dhe Edlira. Është një nga ata fëmijet shqipëtarë të diasporës që na bëjnë të ndihemi shumë krenarë.
Temperamenti dhe talenti që zotëron që në moshë shumë të vogël e bëjnë këtë fëmijë nga më të dashurit në shoqërinë shkollore ,në ambjentet sportive dhe kulturore ku ai ka një aktivitet shumë të pasur. U stimulua shumë herë nga shkolla 6- vjecare publike ne Athinë. Pasioni për pianon, gjuhët e huaja dhe futbollin nuk u bënë aspak pengesë për programin mësimor.
Historia e emigrimit për ne ,tashmë është e njohur. Fëmijët ndjekin lëvizjet e prindërve për një jetë më të mirë. Rasti i Markelos ndryshon. I duhej familjes të ndjekë një rrugë shumë të largët për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse vet Markelo kërkon një arsimim më të mirë. “Dua të studioj në shkollat më të mira të Amerikës ” thotë ai.
Prej dy vitesh studioi në një nga shkollat publike në Boston, Massachusetts (Joyce Kilmer Upper School). Ju deshën vetëm pak ditë që të prezantohej, të njihej me ç’do njërën-in, me ç’do gjë ,në një ambjent ku gjithëçka është e huaj dhe e pa njohur për të. Një strukturë arësimore krejt e ndryshme për Markelon. Një jetë e re fillon me sfida dhe vështirësi por gjithësesi,ishte një vendim i marrë prej tij ,duke patur mbështetjen e familjes.
Shumë shpejt edhe këtu fitoi dashurinë e nxënësve dhe tërhoqi vëmendjen dhe interesin e mësuesve duke ja bërë më të lehtë dhe më të bukur jetën e sapo nisur në qytetin e Bostonit. Po kaq shpejt arriti me notën më të lartë dhe fitoi të drejtën e studimit prej 4 vitesh në shkollën e parë publike dhe nga më cilësoret në Amerikë
Dëshira e tij është të studjojë për Astronomi e ku i dihet një ditë mund ta shohim në ekipin e NASA.