• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY, POR TË DY SHQIPËTARË

July 9, 2021 by dgreca

NGA SUBI ÇAKO-BOSTON/

C:\Users\subi\Desktop\186302559_10221027526661825_234399947085743714_n.jpg

       Tani nuk përbën me lajm për rezultatet e larta të nxënësve dhe studentëve shqiptarë ne Amerikë. Por është më shumë se I tille fakti që Elda  dhe Markelos janë të përzgjedhurit e parë nga qyteti West Roxbury në Boston, për të vazhduar Boston Latin School( “SUMUS PRIMI – NE JEMI TË PARËT “)

         Kjo është një shkollë e provimeve publike në Boston, Massachusetts. Është themeluar më 23 Prill 1635, duke e bërë atë shkollën më të vjetër publike në Amerikë dhe shkollën më të vjetër ekzistuese në Shtetet e Bashkuara.Kurrikula e saj ndjek atë të lëvizjes shkollore latine të shekullit të 18-të, e cila i mban klasikët bazën e një mendjeje të arsimuar. Katër vjet latinisht janë të detyrueshëm për të gjithë nxënësit që hyjnë në shkollë,nje baze e rendesishme per 

Boston Latin School.Ajo ka diplomuar amerikanë të shquar në fushat e politikës (lokale dhe kombëtare), fesë, shkencës, gazetarisë, filozofisë dhe muzikës. Nga 56 burrat që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, pesë ishin arsimuar në këtë shkollë si Adams, Franklin, Hancock, Hooper dhe Pain!

     Boston Latin School hap portën me kënaqësi dhe i falenderon ata si nxënësit e parë në bazë të mesatares që ata kanë sjellë tek kjo shkollë.

Bindën veten, bindën të gjithë ne, se asnjë gjë nuk është e pamundur, mjafton të besojnë tek aftësitë e veta dhe të punojnë shumë . 

“Congratulations” i uron  Eldës dhe Markelos Boston Latin School. “Suksese” i urojnë familja, mësuesit dhe të gjithë shokët. 

Nuk është privilegj , është shpërblimi i punës  së  tyre këmbëngulese .

C:\Users\subi\Downloads\IMG_66651001.jpg
C:\Users\subi\Desktop\186546414_10221027493661000_3439192296007163021_n (1).jpg

Emri I saj , Elda.Lindur dhe rritur në Amerikë nga dy prindërit e saj ,Petriti dhe Nexhmija.

Një fëmijë që është fat ta kesh. Me atë qetësinë dhe urtësine e saj të bën për vete.Nuk ka nevojë ajo t’i rrish mbi kokë që të bëjë mësimet apo detyrat e saj .I pëlqejnë shumë edhe lodrat,muzika e shetitjet.E gjen kohën për të gjitha.

Flamuri shqipëtar dhe simbolet e tjera kombëtare në shtëpinë e saj janë pjesa që edhe ajo kujdeset për to.Ëndra e saj është që të bëhet një doktoreshë e madhe qe t’ju shërbejë njerzëve dhe shqipëtareve gjithashtu. 

C:\Users\subi\Desktop\185342385_567416780905248_5920369949047899546_n.jpg
C:\Users\subi\Downloads\20210524_205537 (1).jpg

Emri i tij, Markelos.

Lindur dhe rritur në Athinën e lashtë nga dy prindërit e tij Fatosi dhe Edlira. Është një nga ata fëmijet shqipëtarë të diasporës që na bëjnë të ndihemi shumë krenarë. 

Temperamenti dhe talenti që zotëron që në moshë shumë të vogël e bëjnë këtë fëmijë nga më të dashurit në shoqërinë shkollore ,në ambjentet sportive dhe kulturore ku ai ka një aktivitet shumë të pasur. U stimulua shumë herë nga shkolla 6- vjecare publike ne Athinë. Pasioni për pianon, gjuhët e huaja dhe  futbollin nuk u bënë aspak pengesë për programin mësimor. 

Historia e emigrimit për ne ,tashmë është e njohur. Fëmijët ndjekin lëvizjet e prindërve për një jetë më të mirë. Rasti i  Markelos ndryshon. I duhej familjes të ndjekë një rrugë shumë  të largët për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse vet Markelo kërkon një arsimim më të mirë. “Dua të studioj në shkollat më të mira të Amerikës ” thotë ai.

     Prej dy vitesh studioi në një nga shkollat publike në Boston, Massachusetts (Joyce Kilmer Upper School). Ju deshën vetëm pak ditë që të prezantohej, të njihej me ç’do njërën-in, me ç’do gjë ,në një ambjent ku gjithëçka është e huaj dhe e pa njohur për të. Një strukturë arësimore krejt e ndryshme për Markelon. Një jetë e re fillon me sfida dhe vështirësi por gjithësesi,ishte një vendim i marrë prej tij ,duke patur mbështetjen e familjes.

Shumë shpejt edhe këtu fitoi dashurinë e nxënësve dhe tërhoqi vëmendjen dhe interesin e mësuesve duke ja bërë më të lehtë dhe më të bukur jetën e sapo nisur në qytetin e Bostonit. Po kaq shpejt arriti me notën më të lartë dhe fitoi të drejtën e studimit prej 4 vitesh në shkollën e parë publike  dhe nga më cilësoret në Amerikë

Dëshira e tij është të studjojë për Astronomi e ku i dihet një ditë mund ta shohim në ekipin e NASA.

C:\Users\subi\Pictures\Markelos 8 deegre\DSC_3727.JPG

Filed Under: Opinion Tagged With: Subi Çako, Te Dy Shqiptare

Artikujt e fundit

  • Dalip Greca – Emër i Pashuar
  • Dalip Greca, një emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare
  • Dalip Greca, një profesionist dhe patriot i madh
  • Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë
  • Lamtumirë kolegu ynë Dalip Greca
  • IN MEMORIAM, DR. GJON BUÇAJ
  • Ikja e Dr.Gjon Buçaj e Dalip Grecës, komuniteti humbi dy patriotë të përkushtuar
  • Një prej atij brezi…
  • I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ
  • DR. GJON LEK BUÇAJ, NË SYTË E NJË MIKU TË VJETËR
  • Requiescat in pace Dalip Greca! Pushofsh në paqe mik e koleg i çmuar!
  • Vajtojmë njeriun fisnik e patriot Dalip Grecën
  • U PREHËSH NË PAQE E PËRJETËSI DR. GJON BUCAJ
  • Mbaj zi për mikun tim, Dalip Greca
  • IKU DUKE SHKRUAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT