• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mesapia e mesapëve të Ilirisë

June 22, 2013 by dgreca

“Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi”.( Hakkı Paşa, (1862–1918) Ambasador Otoman në Itali)/

  • Ne Foto: Harta; Sa ishim dhe sa jemi? Dhe sa do të mbesim?/
  • Shkruan: Fahri XHARRA/

 -Prandaj nuk ishte gjë e rastit që ishin ndaluar zbulimet arkeologjike në trojet shqiptare të asaj kohe, më thoshte një mik,

– E jo vetëm zbulimet arkeologjike ,por edhe gjuha edhe historia e edhe uni ynë ishte i ndaluar -ia plotësova mikut

Jemi në Luginën e Itrias (Italia Jugore) . Trulli , murët e gurit ,një fshat i vjetër Mesdhetar , kështjella , katedrale, manastire, mullinj nëntokësor , podrume, festivale ,  vallëzime të traditës: kjo është Itria dhe Lugina e saj. E mbushur me trupa ullinjsh në tokën e ahtëpive të bujqëve ( masseria) , të cilat janë fortesa të vogla nga guri.Këtu janë plazhet e gjata me rërë të imtë, dunat dhe rezervatet  e mbrojtura naturale. Këtu janë gjurmët e civilizimit të lashtë Mesap , shtëpitë e vogla me prej guri me kulm konik- Trulli ,këto gjurmë prezente gjerë e gjatë Luginës e që e kanë një bukuri mahnitëse.  Këtu është vera dhe kultura e verës me rrënjët e saj që nga civilizimi Mesap, një populli autokton  mesap që është vërtetuar me gjetjet arkeologjike në këto anë.

Shkojmë dhe shetisim nëpër Mesapi dhe shofim kulturën dhe civilizimin Mesap. Në mes të qytetëzave Monopoli dhe Savalletri është parku Arkeologjik më mbetjet dhe rrënojat e Egnazias.  Kjo fushë arkeologjike prej 40 hektarësh e cila në vete e ka qytetin e vjetër të rëndësishëm Mesat , Gnathis që daton  13 shekuj para Krishtit . Banimet e para të njerzëve datojnë më herët në Kohën e Bronzit , të nërtuara nga Ilirët- Japigët., i cili në shekullin 8-prK u pushtua nga Mesapët dhe kështu deri me zhvillimin , forcimin dhe agresimin e Romakëve në shek.e 3-të park qendroi si qendër Ilire.

Shumë mbetje të kohës së Romës por edhe ato Mesape janë edhe sot mirë të ruajtura. Mbetjet e  kohës së Mesapëve janë muret otigjinale mbrojtëse të Mesapëve të cilët e rrethojnë këtë 40 hektatrësh si dhe nekropolin Muret janë të gjata dhe 7 m të larta.Nëpër këtë park janë gjetur shumë themele nga guri i shtëpive të vjetra si dhe rrugët e shtruara me gurë , varrezat dhe  e dekoruara me një stilt ë lartë.

Cilët ishin Mesapët?

Ostuni është i njohur si qyteti bardhë. Qendra historike e qytetit është në një bregore që duket si diçka ëndrrave , me shtëpi gjeometrike të  ngjyrosura në të bardhë. Qyteti i Ostunit banohej që nga koha Paleolitike dhe i ka gjurmët e ruajtura mië të civilizimit Mesap dhe Japig. shihen gjurmët të dyshemeve vezake që nga koha e Antikës   si dhe muret mbrojtëse që e rrethojnë qytetin.

Kush ishin Japigët,Daunët dhe Pucetët?

Origjina ilire e Mesapëve shihet nga mbetjet e shkrimeve ilirike si evidencë gjuhësore ku shihen karakteristikat Ilire në emrat personal ( antoponomi) dhe emrat e vendeve (toponomi).Është shumë e qartë se Mesapët janë pasardhësit e Ilirëve të shtrier nëpër tërë gjatësinë e brigjeve të Adriatikut e që vërtetohet nga shumë autorë klasik. Gjuha Mesape ,thesht ishte gjuhë Ilire.

“Hecateusi i Miletusit rreth vitit 500 prK shkroi për Legjendën agronautëve dhe na tregoi që grekë nuk dinin asgjë për mbrendinë e Ilirisë.Hans Krahe,filologu Gjerman i specilizuar me dekada të tëra në gjuhën Ilire,  shkruan se gjuha Mesape në juglindjen e Italisë ishte gjuhë Ilire. (Në librin e tij „Die sprache der Illyrier“.) Kurse Theopompus i I Chiosit shkruante se Liburnët e ndërtuan qyetin Adria në Itali . Shumë shkencëtarë, edhe e argumentojnë që emri Adriatik ka ardhur nga Liburnët”(By Edwin E. Jacques)” . Liburnët  ishin zotëruesit e Adriatikut !

Gjuha Mesapishte është një gjuhë e “fikur”  indoeuropina e e Italisë julindore, e cila dikur flitej në regjionin e Apulias, Mesapishtje flitej nga fiset ilire të Japigëve , Mesapëve ,Daunëve dhe Peucetëve. Gjuha është “ruajtur” në nja 300 mbishkrime që datojnë nga

shekujt 6-1 paraKrishtit . Mesapishten e zhduki pushtimi Romak.

Edhe pse origjina e Mesapëve ende diskutohet , origjina e tyre Ilire nuk hishet poshtë .  Qyteti Hyria u formua në shek i 8- të prK , dhe pati shumë sulme  për pushtim ,  e njohur është mbrojtja nga Japigët në vitin 473 duke falënderuar kalorësinë  e përsosur  të tyre.Qytetet Mesape ishin të pavarura njëri nga tjetri.

Disa fjalë bindëse të Mesapishtës që kanë lënë gjurmë edhe sot dhe spjegohen vetëm me anën e Shqipes. Brindizi (qyteti) – Brin ,Brinë , Menzana-Mëz. Pie – numri pesë,Bilia -bijë, bija. , Ma -Më , Mos etj

Julius Pokornye gjenë etnonimin Messapii nga Mesapia , të interpretuar kështu ”Vendi në mes ujërash” Mess- nga Proto-Indoeuropianishtja “medhyo “ dhe “apia” nga po ajo proto- gjuhë e vjetër  *ap- ujë* .

Pra Mesapët ishin një popullu që e popullonin në kohërat e kaluara historike ,gadishullin juglindor apo ” thembrën” e Italisë.dhe e njohur në të kaluarën me emra të ndryshëm Kalbria, Mesapia, Japugjia. Qyetet kryesore ishin Uzentum (modern Ugento), Rudiae (modern Lecce), Brundisium (modern Brindisi) dhe Hyria.Pastaj qytetet tjera; Alytia (Alezio),Aoxentum (Ugento)Brention/Brenteseion (Brindisi),Cavallino, Manduria

Hodrum/Idruntum (Otranto),Hyria/Orria (Oria),Kaìlia (Ceglie Messapica)

Mesania (Mesagne),Neriton (Nardò),Rudiae (Lecce),Mios/Myron (Muro Leccese)

Thuria sallentina(Roca Vecchia)

Arkeologet e gjejne harten më të vjetër te botës perendimore që e deshmon lashtesinë ilire.Harta daton 500 vjet prK,e gjetur mu në Mesapi , e bërë nga Mesapët. Kjo e tregon edhe një dëshmi  të të parëve tanë.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Fahri Xharra, Mesapia e Mesapeve, te illirise

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT