*Duke përshëndetur në kongresin e epirotasve të diasporës, që mbahet në qytetin e Prevezës, Pavolopoulos ka deklaruar se “të drejtat e minoritetit etnik grek duhet të respektohen absolutisht nga Shqipëria fqinje, ashtu siç u shkon për shtat qytetarëve që jetojnë në shtetin e të drejtës”./
*Replikë xhentilmente presidentit të Greqisë/
Në foto deputeti i LSI Vangjel Tavo, Vasil Bollano, Thomas Stefos me presidentin e Greqisë Prokopis Pavlopulos./
“Atdheu im, një mural i mbajtur prej shtyllave franceze, shqiptare, vllahe e turke. Kushdo që i përmend, shkon drejtë e në burg”. (Nobelisti Odysseas Elytis)
Nga Arben LLALLA/Kryetari i Republikës së Greqisë Prokopis Pavlopulos në takimin e Këshillit të Panfederatës së Epiriotasve të Botës që po mbahet në Prevezë të Çamërisë nga data 27-29 Korrik deklaroj me një gjuhë kërcënuese se Greqia nuk do tolerojë shkeljen e të drejtave të minoritetit grekë në Shqipëri. Kjo deklaratë e z.Pavlopulos ka tonet e saja emocionuese gjatë takimit të diasporës së Epiriotasve ku të pranishëm janë edhe disa figura të njohura të minoritetit grekë të Shqipërisë.
Prokopis Pavlopulos gjatë gjithë karrierës së tij politike si deputet i partisë së djathtë Demokracia e Re ka mbështetur elementët ekstremistë të minoritetit. Ai si deputet ka marrë pjesë në disa aktiviteteve të organizatave ekstremiste greke që promovojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë (Autonomia e Veriut të Epirit) prandaj deklarata kërcënuese e presidentit të Greqisë në takimin e Prevezës nuk duhet të merret shumë seriozisht, por si një deklaratë e dhënë në çastet e emocioneve të forta për të prekur shpirtin e emigrantëve ekonomikë të Greqisë.
Greqia është i vetmi vend në botë që mohon ekzistimin e minoriteteve ku në këtë vend anëtarë i BE dhe NATO-s jetojnë të fshehur minoriteti, shqiptar (i njohur nga Marrëveshja e Lozanës), turk, pomak, bullgarë, sllavo-maqedonas, vlleh, hebrenj, rome. Greqi që tenton ti mbajë leksion Shqipërisë për të drejtat e minoritetit grekë, shtyp pa mëshirë çdo qytetar të saj që nuk beson në besimin ortodoksë dhe që deklarohet me kombësi jo greke. Nga viti 1950-2017 Greqia u ka hequr shtetësinë greke rreth 150 mijë qytetarëve të saj të cilët kanë lindur, janë shkolluar, kanë kryer shërbimin ushtarak atje dhe jetonin prej mijëra vitesh në tokën greke, por vetëm se këta qytetar grekë deklaruan se nuk kanë kombësi greke, por shqiptare, bullgare, turke, sllavo-maqedonase, etj.
Presidenti i Greqisë Pavlopulos reagoj edhe për prishjen e disa objekteve të ndërtuar pa leje vend e pavend në bashkinë e Himarës, por ky presidentë harron se Greqia jo vetëm ka sekuestruar pronat e shqiptarëve që nga viti 1946, por edhe shemb çdo ndërtim të qytetarëve të saj për realizimin e projekteve shtetërore afatgjate.
Mos duhet z.Prokop tju afrojmë të dhëna zyrtare se sa objekte ka prishur dhe prish Greqia? Ju lutemi z.Presidentë lërini kërcënimet dhe britmat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut sepse Shqipëria është kampione në ruajtjen e identitetit të minoriteteve, është i vetmi vend në botë që lejoj liritë fetare.
Racizmi ndaj minoriteteve në Greqi
Greqia nuk ka pasur mesjetë, rilindje, luftë për rezistencë ndaj pushtuesve osmanë. Ajo gjithnjë është banuar pas rënies së Bizantit nga shqiptarët, hebrenjtë, turqit, romeit, sllavo-maqedonasit, bullgarët, të cilët pasi u përzgjodhën formuan shtetin modern grek me një histori mashtruese mitologjike. Fakti që në Greqi flitet nëpër rrethet familjare shqipja, turqishtja, hebraishtja, sllavo-maqedonishtja, bullgarishtja tregon se ende ka popullsi të pa asimiluar edhe pse shtypja shtetërore ka qenë dhe është e egër.
Hebrenjtë, më së shumti kanë jetuar në qytetin e Selanikut ku dikur ndodhej edhe varreza më e madhe e tyre në Evropë me mbi 500 mijë varre, por këtë varrezë grekët e prishën dhe me pllakat e mermerta ndërtuar Universitetin Aristoteli. Pra, atje ku sot mësojnë mijëra të rinj në Selanik kanë qenë varrezat e hebrenjve. Ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore shumicën e hebrenjve grekët ua dorëzuan gjermanëve për tu dërguar nëpër kampet e izolimit. Nga rreth 56 mijë hebrenj që kishte Selaniku në vitin 1941, kur gjermanët e pushtuan atë, brenda pak muajsh u dërguan për në kampet e përqendrimit 54. 050 mijë, pra mbi 96% të popullsisë të këtij minoriteti. Sot komuniteti hebre në Greqi nuk njihet zyrtarisht dhe ka vetëm një varrezë të vogël në Selanik që mirëmbahet nga shteti Izraelit.
Greqia në fillim të viteve 1980 ka prishur në Selanik varrezat e shqiptarëve, të bullgarëve dhe rumunëve. Këto varrezat kanë qenë pronë e këtyre komuniteteve.
Minoriteti bullgar është asimiluar, vetëm diku nga zona e Seres jetojnë ende disa qindra pleq që e flasin gjuhën bullgare.Greqia, minoritetin turk, e ka zvogëluar pak nga pak. Turqit që dikur jetonin në Selanik pothuajse janë asimiluar. Ata më shumë bëjnë punë të rëndomta duke shitur me karroca dore çaj, salep dhe gjevrek. Këta qytetarë grek me origjinë turke, të cilët kanë gjuhë të tyre amtare turqishten, jetojnë në disa kasolle nëpër cepat e rrugëve të lagjeve të vjetra të qyteti. Turqit që jetojnë në Evro-Thraqi njihen si grek të fesë islame dhe jo minoritet turk. Kjo popullsi e fesë islame që vetëquhen turq kanë arritur të përfaqësohet në fillim të viteve 1990 me tre deputet në Kuvendin e Republikës së Greqisë, por këta deputet gjithnjë janë njohur si mysliman që përfaqësojnë partitë politike greke.Vllehët në Greqi janë minoriteti më i përkëdhelur në aspektin e pushtetit, por që nuk u njihen të drejtat gjuhësore dhe kulturore. Ata njihen si vlleh grek (ellinovllahon). Popullsia vllehe në shumë raste kanë zënë pasuritë e shqiptarëve dhe të sllavo-maqedonasve pasi këta u përzunë me dhunë nga trojet e tyre.Po shqiptarët çfarë vendi zënë në Greqi? Çdo gurë nëse e lëvizin do flasi shqip…
Greqia kërcënon Shqipërinë me presidentin e saj
Jeni larg BE-së nëse nuk na respektoni
Greqia vazhdon të reagojë për shembjen e dy objekteve në Dhërmi, që sipas Athinës përbën shkelje të të drejtave të minoritetit.
Reagimi i radhës ka ardhur nga presidenti i republikës greke, Prokopis Pavlopoulos.
Duke përshëndetur në kongresin e epirotasve të diasporës, që mbahet në qytetin e Prevezës, Pavolopoulos ka deklaruar se “të drejtat e minoritetit etnik grek duhet të respektohen absolutisht nga Shqipëria fqinje, ashtu siç u shkon për shtat qytetarëve që jetojnë në shtetin e të drejtës”.
Sepse vetëm vendet që zbatojnë shtetin e të drejtës përmbushin kushtin elementar dhe të njimendtë për integrimin e tyre në familjen e madhe të popujve europianë. Greqia e mban vështrimin tek bashkëkombasit tanë dhe i garanton se ashtu siç vetë Greqia respekton dhe zbaton me përkushtim të drejtën europiane dhe ndërkombëtare, të njëjtën gjë pret edhe nga Shqipëria, përderisa kjo dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Shkelja provokative e të drejtës mbi pronësinë që po zbatohet nga ana e autoriteteve shqiptare, sidomos përmes shembjes së godinave që u përkasin bashkëkombasve tanë, nuk favorizon perspektivën europiane të Shqipërisë”, ka theksuar Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopoulos.