Ata sollën përherë të parë një përfaqësim pamor në historinë tonë të fotografisë. Një imazh i dukshëm, një përshkrim i gjallë apo realist i jetës,traditës,zakonit ,feve,quhej Marubbi Pietro dhe më tej dinastia e krijuar ruajti këtë emër si mbiemër të tyre ndër brezni: Marubi.Ata ishin : Rapsodët e dritës.Ashtu si poetët e fjalës,si piktorët me penelë,ata u bënë :Rapsodët e dritës. Ata zotëruan mirë dhe bukur një fushë të shkencës ,artin dhe praktiken e krijimit të imazheve , siç thoshin grekët “vizatim me dritë”.Ata ishin realisht dhe mbetën deri në fund, poetët e imazhit.
1.
Shqipëria nuk është e njohur për kontributin e saj në historinë e artit të fotografisë, shkruante në 1 shtator 2011, Agjencia Media Art në Paris, përzierjen në kulturën evropiane me ndikimet orientale,të fotografisë shqiptare filloi me Pietro Marubin, emigrant italian, ikur nga represioni politik i vendi të tij.
Ai hapi studion e parë fotografike në Shqipëri, në vitin 1858. Tre breza në familjen Marubi, do të ndjekin hapat e tij. Për rreth një shekulli, familja Marubi ka grumbulluar më shumë se 120,000 negative. Disa dhjetëra fotografi gjithashtu ka punuar në Shqipëri, gjatë fundit të shekujve 19 dhe 20. Përzgjedhja e fotografive zbulon diversitetin politik, social, kulturor dhe fetar të vendit.
Shqipëria, një nga regjimet më të vështira totalitare për gati gjysmë shekulli, është edhe “shtëpia historik” ku enden tregimtarët me kujtime të pashtershme nga origjina e të cilëve shkon prapa në kohët e Homerit. Pasardhësit e denjë të këtyre poetëve, shqiptarë fotografë, rapsodët e dritës,të cilët përdornin foto për të treguar historinë e një bote ku historia shtyhej deri në legjendë.
2.Silvia Trani ka redaktuar duke publikuar rreth 8 vite më parë regjistrimin e burimeve të ruajtura në arkivat publike dhe private të Romës nga viti 1939-45 ,këto të dhëna tregojnë kohën e pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi. Ndërmjet të tjera materiale të mbledhura të dhënat flasin edhe për arkivin e realizuar me fotografi si dhe bëjnë fjalë edhe për dinastinë Marubi duke shenjëzuar, shkurtazi historinë e saj.
“Ka ekzistuar një fond i pasur fotografish,ato i përkasin pikërisht kësaj periudhe kohore ,janë mbledhur rreth (rreth 9000)fotografi dhe kartolina (1.800) përbën bërthamën e saj kryesore. Është përbërë nga koleksionet :Muzeu italian Etnografik dhe imazheve që shoqërojnë të destinuar për etnografinë italiane të vitit 1911 si dhe Fondi Ugo Blasi (1,600 pozitiv), Fondi Emma Calderoni (popullor në veshje),Marubi dhe disa koleksione dhe fotografitë e objekteve magjike-devocionale,të arkitekturës rurale dhe tableta kushtimore.
3.Fondi Marubi, printime dhe diapozitiv 103 (Koha nga fundi i shekullit XIX.).Dinastia Marubi thuhet aty ,ka ndikuar në historinë e fotografisë ë Shqipëri nga vitet 1858 në 1950. Ajo paraqet lidhjet speciale me vendin tonë. Në fakt, anëtari i parë i familjes
i cili iu përkushtua fotografisë,ishte Pjetër Marubi, (Marubbi Pietro), një italian
nga Piacenza ikur në vitin 1850 për shkak të veprimtarisë së tij patriotike kundër Perandorisë Austro-Hungareze. Ka gjetur azil në Shkodër,ku hapi studion e tij të parë të fotografisë në vend .Ai ndryshoi emrin e tij. Fotografët që e pasuan atë në studim, Kel dhe Gege Marubi,ishin shqiptarë që, në homazh të zotit të tyre, ata e braktisën mbiemrin origjinal,Kodheli dhe duke miratuar atë të Marubit. Në vitin 1972 Gege Marubi në Shqipëri kishte një arkiv fotografike,që ruhet sot, pothuajse në të gjitha, nivelet në muzeun fotografik të Shkodrës.(Sot Muzeu Historik dhe “Fototeka Marubi “Shkodër).
4.
Erminio M. Ferrucci te një “pasion Ballkanik kushtuar seksionit të fondit Baldaci në
Archiginnasio, Biblioteka e Bolonjës shkruan:Një seksion interesante është formuar nga mbledhja e materialit fotografik: 1,566 fotografi, nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë deri në 1950. Shumica janë marrë nga i njëjti Baldacci në rrjedhën e udhëtimeve të tij në Mal të Zi dhe Shqipëri, (në mes të viteve 1900 dhe 1902), dhe Italia jugore (në vitin 1906), të tjerët janë blerë në vend. Materiali i mbledhur dëshmon për interesin etnografike dhe antropologjike të kërkimeve.
36 prej këtyre fotografive u janë atribuar një prej studimeve më të rëndësishme fotografike të Ballkanit, e themeluar nga italiani Pietro Marubi në Shkodër (Shqipëri). Fondi i Baldacci është, pra, jo vetëm grup i studimeve të rëndësishme në botanikë, gjeografia, antropologjia, ekonomi, por edhe të historisë në lidhje me territoret që kishin në ato vite kur ishte në prag shpërbërja e Perandorisë Osmane, dhe lindja e një realiteti të ri territorial, përhapja e interesave ekonomike dhe koloniale italiane atje ishte prezent .
*Studiues