• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fotot e ushtarëve të shqiponjës, manipulim i Sigurimit Grek

January 29, 2017 by dgreca

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke i kërkoi Ministrit grek të Mbrojtjes firmosjen e dënimit me 60 ditë burg për shtatë rekrutët me origjinë shqiptare./

fOTO USHTARET

Nga  Arben Llalla/Fotografia, ku shihen shtatë të rinj me uniformë të ushtrisë greke dhe bëjnë me duar simbolin kombëtar të shqiptarëve, shqiponjën bëri shumë bujë. Kjo foto u botua në orën 17.23 në adresën e facebook të Nikos Blaugrana dhe llogarinë e “Miqtë e Vladimir Putin”. Më tej këtë foto e botoi një publicist shqiptar, i cili jeton në Athinë. Brenda dy orësh kjo foto u bë hit në facebook, por sa i doli nami u hoq nga adresat e facebook që unë përmenda më lart. Nëse shihni miqtë e faqes së Nikos Blaugrana do vëreni se ai ka vetëm minoritarë grekë, ekstremistë duke nisur nga Dule, Beleri, Gjinos, e të tjerë, figura të njohura shoviniste të pakicës greke. Mediat serioze, gazetat greke nuk i kushtuan shumë rëndësi fotos, sepse shkrepje të tilla janë botuar edhe më 2015 nga ushtarët grekë, ndaj nuk kishim të bënim me ndonjë ngjarje të re. Prej disa ditësh disa media ekstremiste greke, të cilat konsiderohen si të afërta me kishën dhe partitë ekstremiste të djathta si “Grekët e Pavarur” të Pano Kammenos apo “Agimi i Artë” filluan luftën ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe kreut të qeverisë së Tiranës. Pas disa ditësh një gazetar shqiptar që jeton në Athinë deklaroi se ka biseduar me të afërmin e njërit nga ushtarët në foto, por nuk na dha asnjë emër konkret. Pra, fotoja që tregon shtatë ushtarë grek që bëjnë shqiponjën ka disa enigma të pa zgjidhura si: Cili është njeriu i tetë që bëri foton? Fotoja është bërë në ambjent publik, pra në sallonin, ku qëndrojnë dhjetëra ushtarë grekë, qartë dallohet televizori, pija, cigaret dhe zyra e shefit që e kanë mbuluar me perde. Të shtatë ushtarët mund të jenë nga prindër shqiptarë, por kultura e tyre është greke, të pagëzuar në kishat greke, kombësinë e kanë greke në letërnjoftim, mentaliteti i tyre është grek, sepse janë të lindur dhe të edukuar nëpër shkollat greke, ku nuk mungojnë ligjëratat herë pas herë me urrejtje ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët. Pasi u bë problem kjo foto asnjë prind nuk doli në media, asnjë emër të ushtarëve nuk kemi, nga cilat zona të Shqipërisë janë me origjinë, e kështu me radhë. Përse gjithnjë këto të panjohura, kur e dimë që çdo gjë pasqyrohet në media si në Athinë, ashtu dhe në Tiranë? Një ditë më pas qarkulloi në portale, shtyp një ushtar që bën shqiponjën. Për të thanë që është qipriot, por e vërteta është krejt ndryshe. Ushtarin e kanë nxjerrë në foto në Greqi dhe jo në Qipro. Sipas adresës së tij në facebook, kjo foto mungonte, por ishte botuar tjetër kund. Përse? Ky ushtar quhej Janis Sol. dhe kishte në facebook miq shqiptarë, grekë dhe minoritarë grekë. Pra, kjo tregon se ai nuk ishte qipriot, mjaft të qëmtosh bisedat e tij publike qysh nga viti 2014, ku has edhe biseda në gjuhën shqipe. Kush e nxorri këtë ushtar në fotografi? Në cilën adresë të facebook u shpërnda në fillim kjo foto? Këto janë pyetje që presin një përgjigje, të cilave me siguri askush nuk do i japë. Përpara se një shqiptar të marrë shtetësinë greke, atij i imponohet emri i krishterë dhe kombësia greke. Në fillim i jepet një letërnjoftim me afat dy vjeçar që quhet provë. Gjatë kësaj periudhe përfituesi i shtetësisë greke nuk duhet të dënohet dhe vëzhgohet për qëndrimin tij pro kombit e shtetit grek. Pasi mbaron afati dy vjeçar këta njerëz çohen ushtarë në kufirin greko-turk dhe jo në Gardën Kombëtare si u deklarua në mediat shqiptare. Fjala është për ata shqiptarë, të cilët në të vërtetë kanë kombësi shqiptare, por për të fituar shtetësinë greke ju imponohet ndryshimi i emrit dhe kombësisë, pra asnjëherë nuk e kemi fjalën për ata që vijnë nga minoriteti grek, të cilët janë të besueshëm për shtetin amë.

Kam jetuar disa vite në Greqi, kam qenë drejtues i dy shoqatave në Greqinë e Veriut, kryetar i Forumit të Emigrantëve Shqiptar, dega Selanik dhe sekretar i përgjithshëm i Shoqatës “Shqiptarët e Selanikut”. Kjo ka bërë që të kem njohje dhe kontakte me shumë personalitete greke dhe shqiptare, racistë e paqësorë. Kam drejtuar këto shoqata në kohën më të vështirë 1998-2000, ku kishim barrën për të sqaruar opinionin grek për luftën e Kosovës. Prandaj, jo besoj, jo kam bindje, por e faktoj që fotot dolën në skenë në këtë kohë nga Sigurimi Grek, i kontrolluar nga partitë e djathta greke për të dëmtuar bisedimet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, ku kemi një sërë problemesh për të zgjidhur me Greqinë para se të anëtarësohemi. Mosmarrëveshjet mes dy vendeve tona janë: Marrëveshja e Ujrave, demarkacioni (shelti territorial), Çështja Çame, Ligji i Luftës, pronat e shqiptarëve, rinjohja e minoritetit shqiptar në Greqi në bazë të Marrëveshjes së Lozanës. Më e vështirë dhe delikate është Çështja Çame, e genocidit grek kundër popullsisë shqiptare të kësaj treve.

Fotot dolën një javë para takimit dy ditor (e hënë – e martë) i Komisionit të Jashtëm i Parlamentit Europian rreth raportit të eurodeputetit Knut Fleckenstein për ecurinë e reformave në Shqipëri në kuadër të kërkesës së autoriteteve shqiptare për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit. Dihet që eurodeputetë grekë të Greqisë dhe Qipros bëjnë presione të ndryshme pa shkak për mos avancimin e këtyre bisedimeve. Nuk ka nevojë për shumë fjalë për këto bisedime, sepse opinioni është i njohur me gjuhën e ashpër raciste të eurodeputetëve të djathtë nazitë grekë dhe qipriotë, fjalor që është përdorur nga këta, kur bëjnë takime me krerët e minoritetit grek në Tiranë dhe Himarë.

Nëse do hapen problemet e dhënies së shtetësive do dëmtohet Greqia dhe familjet e emigrantëve, sepse janë rreth 15 mijë shqiptarë që kanë ndërruar emrin, mbiemrin, fenë dhe kombësinë. Strukturat shtetërore të Greqisë i dinë të gjitha, por shtiren, pasi kanë nevojë për shtim të popullsisë dhe racës së bukur e të ashpër shqiptare si përherë. Ashtu siç e dinë edhe strukturat shtetërore të Shqipërisë, por heshtin, sepse nuk u del dot për zot shtetasve të saj me vende pune dhe jetë më të rehatshme.

Shenim:Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke i kërkoi Ministrit grek të Mbrojtjes firmosjen e dënimit me 60 ditë burg për shtatë rekrutët me origjinë shqiptare.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, Fotot e ushtarëve, i Sigurimit Grek, manipulim, të shqiponjës

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT