Deputeti Tom Doshi publikoi mbrëmjen e djeshme një video 8 minutëhe, në të cilën dëshmitari kyç i ngjarjes, Durim Bami, njëkohësisht vrasës i porositur për eliminimin fizik, të dy deputetëve rrëfen skenarin si ishte planifikuar vrasja se dy deputetëve dhe sa do paguhej. Videoja është 8 minuta dhe pamjet xhirohen në një dhomë. Kamera është vendosur përballë Durim Bamit i cili rrëfehet para deputetit të Shkodrës Tom Doshi. Vetë deputeti nuk shfaqet në asnjë moment, vetëm dëgjohet zëri i tij. Gjatë videos, qartazi kuptohet se si Bami pohon se porositësi i vrasjes ishte Ilir Meta e madje, personi i kontaktuar prej tij, me emrin Toni, i kishte dhënë garanci të plotë se pse sipas tij porosia për vrasjen e dy deputetëve ishte: “Dorë Shteti” dhe rrugën e kishin të hapur nga Ilir Meta.
Në postimin e kësaj video, deputeti Tom Doshi deklaroi dje se pamjet dëshmojnë manipulimin e të vërtetës nga ana e shtetit. Ai ka deklaruar se Policia e urdhër ka manipuluar dëshmitarin dhe po fsheh të vërtetën duke akuzuar njerëz që skanë asnjë lidhje me vrasjen. “Po ju paraqes një video me të vërteta të frikshme për realitetin shqiptar. Një video që do tregojë kush na udhëheq dhe sa të sigurtë e kemi jetën. Një video që do nxjerr lakuriq deklaratat e deritanishme të shtetit. Prita deri sot reagimin e të gjithë institucioneve. I lejuam porositesit të vrasjes të tregonin edhe njëherë sa frikë kanë nga e vërteta. Manipuluan dëshmitarin, fshehën të vërtetën, akuzuan njerëz pa asnjë lidhje me vrasjen. Nxirreni vetë përfundimin se kush thotë të vërtetën” shkruan Doshi.
* * *
Durim Bami: Do ta them ngjarjen që në fillim, siç ka nisur. Erdhi Toni, më mori në telefon dhe më tha…
Tom Doshi: Duhet të jesh i qetë me veten dhe me Zotin
Durim Bami: Më tha që do të them një punë, për punën e Tomës. Kanë hedhur lekë për të, duhet me e mbaru.
Tom Doshi: Çdo do të thotë me e mbaru?
Durim Bami: Do të thotë me vra Tomën. A mund të nxjerrim ndonjë rob tha, me e bë. Ai përderisa erdhi tek unë, kuptohej që unë do t’ia mbaroja. Janë hedh 500 mijë euro. Nga këto 500 mijë donte të më linte diçka mua. I thashë s’ka problem kur të mbaroj punë.
Tom Doshi: Dhe si filloi puna, kur e keni filluar këtë punë?
Durim Bami: U bënë pesë muaj tani.
Tom Doshi: Ka filluar qysh në maj?
Durim Bami: Po se mbaj mend fiks por maj ka qenë. Si fillim tha hidhi 200, prandaj e anullova unë. Mendova se kjo punë është e rëndësishme, nuk është e parëndësishme. Ata vranë Azem Hajdarin dhe ngelën të gjithë në burg, u vranë, u sakatuan.
Tom Doshi: E çfarë të tha ty ai?
Durim Bami: Ai tha s’ka problem hiç ajo punë , s’ka për tu bërë zhurmë. Pastaj porosia që ka ardh, ne kemi mbrojtje tha. Sepse nuk i kanë porositur punët e Tomës rob që s’mund të na mbrojnë. Është dorë shteti kjo tha
Tom Doshi: Po kush mbronte në këtë mes, nuk e pyete ti?
Durim Bami: Tha Iliri është në këtë mes, Meta është tha, kështu që ne e kemi rrugën hapur për çdo gjë. Mirë mirë-I thashë-në rregull, por problem është se një gjë e vogël të na dale. Jo tha s’ka asnjë problem, po u bë kjo punë, ke për ta parë sa mirë do shkojnë punët.
Tom Doshi: Po si vazhdoi puna? Ju thatë se më keni ndjekur, më keni ruajtur….
Durim Bami: Po, po. Tek Sheratoni, Tek Dy Kyllat, me motor anash makinës tënde.
Tom Doshi: Më 21 qershor the…
Durim Bami: Po më 21 qershor.
Tom Doshi: Po si ishte puna me motorin?
Durim Bmai: Po sollëm motorrin, e lamë aty.
Tom Doshi: Jam kurioz të di se si e organizuat? Ku e morët tritolin? Motorin?
Durim Bami: Motorin e kam vjedhur vet, Në Paskuqan, nga këta papaqët, nga këta që shesin pica.
Tom Doshi: Dhe e montuat tek servisi i Tonit?
Durim Bami: Po e montuam tek servisi i Tonit, e bëmë gati. Ia dhamë një çuni ta montonte. E lamë aty tek makina tënde, ishe aty tek kullat.
Tom Doshi: Po ti ku ishe në këtë orë?
Durim Bami: Unë isha në makinë me Tonin.
Tom Doshi: Si do funksiononte kjo puna e dinamitit, se ma ke dhënë dje?
Durim Bami: Përmes telefonit, me C4.
Tom Doshi: E si?
Durim Bami: Telefonin e vë në siguri me dy fije
Tom Doshi: E ke marrë në shkodër?
Durim Bami: Po, në Shkodër.
Tom Doshi: Ku e bletë?
Durim Bami: Ja morëm një djali, ka qenë brenda ai.
Tom Doshi: E si ishin ato dy fijet? Si funksiononin?
Durim Bami: I fusim tek telefoni, lidhen me dy fije tek kapsolli, futet tek tritoli dhe ajo bën masë dhe shpërthen, kur i bie numrit.
Tom Doshi: Po atë natë si ishte, ti po bëje xhiro? Telefonin kush e kishte, që do ti binte?
Durim Bami: Një djalë i vogël që po priste atë tjetrin.
Tom Doshi: Cilin tjetër?
Durim Bami: Atë që po priste motorin?
Tom Doshi: Sa vetë ishin?
Durim Bami: Ne ishim pesë vet, ishte Toni, çuni xhajës së Tonit.
Tom Doshi: Po ky çuni i xhajës së Tonit çfarë roli kishte?
Durim Bami: Ky të ruante ty. Ku ishe.
Tom Doshi: Po kur dola unë?
Durim Bami: Ti ishe me shumë vet aty, 7 apo 8 veta.
Tom Doshi: E çfarë të tha, ta plasje?
Durim Bami: Jo i thashë, si t’ia plas, janë gjithë këta vet. Mirë që do të vrasësh këtë, po të tjerët.
Tom Doshi: Po më pas, çfarë më the për një deputet tjetër?
Durim Bami: Mhill Fufi. Edhe për atë më tha që ka porosi Iliri.
Tom Doshi: E sipas Tonit, me mua çfarë kishte Iliri?
Durim Bami: Siaps Tonit, për punën e videos që është bërë me Ilirin, a nuk e di se unë nuk e kam idenë, por për një punë videoje. Donte të të vriste. Fiks nuk e kam të fiksuar shumë këtë pjesë, sepse nuk më interesonte shumë kjo pjesë.
Tom Doshi: Po ti u more ndonjë lekë atyre?
Durim Bami: U mora 20 mijë euro.
Tom Doshi: E për çfarë i doje?
Durim Bami: Por për të ecur….