• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mitrovicë-Muri te ura nuk do lejohet

December 13, 2016 by dgreca

-Ministrja për Dialog Edita Tahiri: Muri te ura në Mitrovicë do të hiqet. Kosova ka arritur t’i heq të gjitha barrikadat në veri, ishin mbi njëzetë/1-ura

-Kuvendi i Komunës Jugore të Mitrovicës është ftuar nesër në një seancë urgjente për zhvillimet në veri, me të vetmen pikë në axhendë: Situata politike dhe e sigurisë pas ndërtimit të murit matanë urës së Ibrit/

PRISHTINË, 13 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministrja për Dialog Edita Tahiri, deklaroi sot se, qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për të zgjidhur problemin e krijuar në Mitrovicë ku është ndërtuar një mur ilegal duke cenuar lëvizjen e lirë dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit.

“Po punojmë së bashku me Bashkimin Evropian për zgjidhjen e këtij problemi dhe ju sigurojmë se nuk do të ketë mur në qytetin Mitrovicës, ky mur do të hiqet dhe i gjithë procesi i revitalizimit të urës dhe rrugës për këmbësorë në anën veriore të qytetit do të realizohet në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit” , tha ministrja Tahiri.

Ajo përkujron se, Marrëveshja e Brukselit për heqjen e barrikadës dhe Plani për revitalizimin e urës së Ibrit që është nënshkruar në 25 gusht 2015 në Bruksel parasheh heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës nga ana e BE-së si dhe revitalizimin e rrugës kryesore të pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës që sipas marrëveshjes do të jetë rrugë për këmbësor (shëtitore) që është kompetencë e komunës,  sipas ligjeve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës konsideron se ndërtimi i këtij muri ilegal është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës së Ibrit të datës 25 gusht 2015.

“Në lidhje me këtë zhvillim ilegal nuk kemi pasur njohuri përveç në momentin kur është shfaqur ky mur ilegal në mbrëmjen e 6 dhjetorit 2016. Pas komunikimit të menjëhershëm me Bashkimin Evropian për të ngritur shqetësimet e shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit, ata po ashtu kanë konfirmuar të njëjtën, se nuk kanë pasur njohuri dhe se një mur i tillë është jashtë Marrëveshjes së Brukselit”, shprehet ministrja kosovare.Më tej thekson se, qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masat ligjore për ndaljen e punimeve të cilat edhe janë ndalur që nga data 7 dhjetor 2016, kur është nxjerrë vendimi i qeverisë së Kosovës përkatësisht i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i cili i është dërguar autoriteteve lokale të Komunës.

“Po ashtu, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor vazhdimisht po bënë monitorimin e situatës përmes inspektorëve të vet zyrtarë. Në të njëjtën kohë Policia e Kosovës është e angazhuar plotësisht për të ruajtur rendin dhe qetësinë duke marrë parasysh pakënaqësinë legjitime të qytetarëve për shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit dhe frikën nga skenarët djallëzorë të Serbisë”, thekson deklarata.

Qeveria e Kosovës, vijohet më tej, siguron qytetarët se po punon maksimalisht së bashku me partnerët ndërkombëtarë, Bashkimin Evropian, për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ju sigurojmë se nuk do të ketë mur dhe që procesi i revitalizimit të urës së Ibrit dhe rruga për këmbësorë në formën e shëtitores do të jetë plotësisht sipas Marrëveshjes së Brukselit. Ne jemi të vendosur për këtë çështje, do ta zgjidhim, mirëpo dëshirojmë të theksojmë se do ta zgjidhim me kujdesin më të madh duke marrë parasysh ndjeshmërinë e kësaj çështje, por gjithnjë sipas ligjeve të Kosovës dhe duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit. Koha e mureve, kjo dukuri negative, nuk do të lejohet në shtetin tonë i cili në Kushtetutën e vet ka vendosur themelet e shtetit demokratik, të lirive themelore dhe lëvizjes së lirë, të cilat askush nuk mund t’i cenojë”, deklarohet më tej.

 

Theksohet se, qeveria e Kosovës ka arritur që deri tani t’i heq të gjitha barrikadat në veri të vendit, që kanë qenë mbi njëzetë sosh.

“Dhe po ashtu hoqëm edhe barrikadën nga ura e lumit Ibër, duke falënderuar dialogun e Brukselit dhe qëndrimin tonë konsekuent në këtë proces. Prandaj, edhe këtë problem do të zgjidhim, pa mure dhe pa vonesa”, përfundon deklaratën ministrja Tahiri.

Kuvendi i Komunës Jugore të Mitrovicës është ftuar nesër në një seancë urgjente për zhvillimet në veri, me të vetmen pikë në axhendë: Situata politike dhe e sigurisë pas ndërtimit të murit matanë urës së Ibrit.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Mitrovicë-Muri, nuk do lejohet, te ura

Kosovë-Nuk do të ketë mur te ura në Mitrovcë

December 9, 2016 by dgreca

-Ministrja Tahiri: Nuk do të ketë mur, revitalizimi sipas Marrëveshjes së Brukselit. Qeveria e Kosovës e ka parasysh shqetësimin e qytetarëve dhe tensionet e krijuara nga ky mur ilegal, por ne ju sigurojmë se nuk do të ketë kurrfarë muri në atë pjesë të qytetit të Mitrovicës/

PRISHTINË, 9 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kryenegociatore e Kosovës në dialogun e Brukselit, ka dhënë sonte deklaratë për media në lidhje procesin e revitalizimit të urës së Ibrit dhe problemeve të krijuara nga një mur ilegal që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe lëvizjen e lirë.Ministrja Edita Tahiri ka thënë se çështja e shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit është biseduar gjerësisht me Bashkimin Evropian, gjatë ditës së djeshme dhe sotme. Në bisedimet që patëm dje me Bashkimin Evropian, këtu në Prishtinë, ku ishin prezent edhe dy kryetarët e komunave të Mitrovicës, në emër të Qeverisë së Kosovës kam kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjes për revitalizimin e Urës së Ibrit në Mitrovicë si dhe eliminimin e menjëhershëm të shkeljeve të bëra nga një mur ilegal. Po ashtu, diskutuam edhe pjesën tjetër të Marrëveshjes që lidhet me revitalizimin e rrugës kryesore të komunës veriore të Mitrovicës, e cila do të shndërrohet në rrugë për këmbësor, sipas Marrëveshjes së Brukselit.

Po ashtu, sot kam kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) që të përgatisin një raport duke bërë matjet në terren për të parë nëse rrethrrotullimi në anën veriore të urës së Ibrit është cenuar nga projekti për revitalizimin e rrugës për këmbësor. Nga raporti i MMPH i të cilin e kam pranuar në orët e mbrëmjes, është konstatuar se dimensionet e këtij rrethrrotullimi janë ruajtur në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe të njëjtin ia kam përcjellë Bashkimit Evropian.Me këtë rast dëshiroj të njoftoj opinionin e gjerë publik se pajtimi me BE-në dhe konkluzionet e dakorduara mbrëmë janë rikofirmim se Marrëveshja e Brukselit e datës 25 gusht 2015 do të respektohet plotësisht dhe se revitalizimi i urës dhe revitalizimi i rrugës për këmbësor në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës do të jenë në pajtim me parimet e lëvizjes së lirë. Kjo do të thotë se nuk do të ketë mur në pjesën që lidh urën e Ibrit me rrugën për këmbësor në veri të qytetit, sepse muri është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, theksoi ministrja Tahiri.  Qeveria e Kosovës e ka parasysh shqetësimin e qytetarëve dhe tensionet e krijuara nga ky mur ilegal, por ne ju sigurojmë se nuk do të ketë kurrfarë muri në atë pjesë të qytetit të Mitrovicës.Ne ftojmë qytetarët dhe opinionin publik që të jenë të përmbajtur dhe të kenë durim sepse ky problem do të zgjidhet, është çështje ditësh kur gjërat do të shkojnë në vend ashtu siç jemi dakorduar me BE-në dhe në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit.Ju përkujtojmë se përvoja të tilla negative që i ka krijuar Serbia i kemi pasur edhe me rastin e heqjes së barrikadës nga ura e Ibrit, kur një barrikadë u hoq dhe tjetra u vu si një “park paqe” të cilën e hoqëm tërësisht. Dhe ju jeni të gjithë dëshmitar se tashmë ura e Ibrit është urë e lirë dhe bashkuese. Ju sigurojmë se edhe ky mur do të hiqet në ditët në vijim dhe gjithë do shohim së bashku se nuk do të ketë mur e as pengesa të çfarëdoshme për lëvizjen e lirë, theksoi ministrja Tahiri./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë-Nuk do të ketë mur, në Mitrovcë, te ura

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT