Ambasadori Lu në zyrat e reja të Vettingut:“Sot është një ditë shprese për Shqipërinë”
Sot janë përuruar zyrat e reja në të cilat do të punojnë komisionet e Vettingut. Zyrat ndodhen në ish-ndërtesën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve në Rrugën e Kavajës. Ajo u rikonstruktua me shpejtësi për t’u përgatitur në funksion të institucioneve të reja të organeve të Reformës në Drejtësi. Komisionet e Vettingut ndërkohë nisën punën me shqyrtimin e dosjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas ceremonisë së inaugurimit, ambasadori amerikan, Donald Lu, e cilësoi ditën e sotme si ditë shprese për Shqipërinë. “Sot është një ditë shprese për Shqipërinë”, tha ambasadori Lu.