Tashmë Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” ka degën e saj në Teksas. Inisiatori dhe kryetari i zgjedhur Shkëlqim Lepenica, informoi kryetari e Vatrës z. Mishto, dhe Kryesinë e Vatrës gjatë vizitës së tij të mërkurën me 28 Shkurt, në mbrëmje.
Ai u prit nga Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, zv.Kryetari Agim Rexhaj,sekretarja e Vatrës znj. Nazo Veliu, arkëtari dhe anëtar i kryesisë Marjan Cubi, anëtari i kryesisë Zef Balaj, editori i Diellit Dalip Greca.
Dega e re e Vatrës në Teksas ka 20 anëtarë dhe pritet që në të ardhmen anëtarësia të shtohet.
Në takim ishte i pranishëm edhe gazetari Shkëlqim Bylykbashi, i cili paraqiti një projekt për të përndjekurit politik.