• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AAK & VETEVENDOSJA: Qeveria nuk ka Mandat për ta rikthyer nën Serbi rrjetin e telekomunikacionit

January 18, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 18 Janar 2016/ Partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaroi sot se, vendimi i qeverisë së Republikës së Kosovës, në të cilin udhëzon Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të lëshojë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për operim të ndërmarrjet së re ‘MTS’ D.O.O., është vendim i papresedencë në praktikat e mira ndërkombëtare, në të cilin qeveria udhëzon institucionin përgjegjës për rregullimin e komunikimeve elektronike ta çregulloj atë duke shkelur normat dhe standatet në tregun evropian dhe në Ligjin për komunikimet elektronike.
“Këto standarte përcaktojnë qartë procedurat dhe mënyrën e fitimit të drejtës për të operuar, bazuar në kornizën rregullatore të BE-së, në kushte të konkurrimit të barabartë dhe të ndarjes së resurseve numerike dhe frekuencore.
Qeveria e Kosovës de fakto udhëzon Autoritetin Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postar t’i shkelë të gjitha këto kritere e procedura për t’i mundësuar shtetit tjetër, Serbisë, të operoj në Kosovë automatikisht, një mundësi që operatorët nuk e kanë as në vet Serbi”, shprehet AAK.
Prandaj, AAK përfundon se, “e kundërshton fuqishëm këtë vendim të qeverisë, sepse ai është në kundërshtim me të gjitha rregulloret e vendit dhe ndërkombëtare që e rregullojnë këtë fushë”.
Edhe subjekti më i madh opozitar në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë shtypi sot theksoi “dëmin dhe skandalin e lidhur me kodin telefonik dhe me lejen për operim në Kosovë sa i takon kompanisë shtetërore të Serbisë”.
“Pronësia e një shteti tjetër në telekomunikacion nuk është çështje e një mandati qeveritar, një ministri ose një Rregullatori, kjo është çështje e rëndësisë strategjike dhe duhet të ketë konsensus gjithëshoqëror”, thanë zyrtarë të VV.
—
VV: Qeveria Mustafa-Thaçi s’ka mandat për ta rikthyer nën Serbi rrjetin e telekomunikacionit
Visar Ymeri dhe Ismet Hamiti theksuan sot në konferencë dëmin dhe skandalin e lidhur me kodin telefonik dhe me lejen për operim në Kosovë sa i takon kompanisë shtetërore të Serbisë.
Më 15 janar në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendimi ku jashtëligjshëm i ndërhyhet Autoritetit Rregullativ me orientimin për t’i dhënë licencë të përkohshme kompanisë shtetërore të Serbisë që të punojë në Kosovë. Në mënyrë tinëzare e paraqesin si sukses faktin që kjo leje për MT e Serbisë hyn në fuqi që prej momentit kur Kosova e merr kodin telefonik 383.
Kjo është një nga katër marrëveshjet e 25 gushtit, të cilat bashkë me marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi kundërshtohen përmes peticionit të nënshkruar nga 205 mijë 254 qytetarë.
Krerët e Qeverisë deklarohen për prioritete si zhvillimin ekonomik, ngritja e mirëqenies së qytetarëve apo luftimi i korrupsionit. Por ata vazhdimisht e kanë bërë të kundërtën. Ne për shumë vite, e veçanërisht këta muajt e protestave të Opozitës së Bashkuar, kemi sqaruar se prioritet këta kanë negociata me Serbinë dhe se marrëveshjet e fundit janë pengesë e madhe për ekonominë tonë, krahas dobësimit të sovranitetit të Kosovës.
“Kosova i ka humbur rreth 65 milionë euro në vit nga mungesa e kodit telefonik. Teksa për ta zgjidhur këtë çështje ata kanë preferuar rrugën që kalon nëpër Serbi. Kjo nënkupton një kod që nuk do të jetë i Kosovës, por do të jetë në përdorim nga Kosova. Ndërkohë që ekzistonin të gjitha mundësitë që Kosova të aplikonte për kod të sajin sipas Nenit 2, pika 2c të Kushtetutës se ITU-së” – u shpreh Ymeri.
Ministrja Tahiri dhe vetë Mustafa që e ka nënshkruar marrëveshjen, po thonë se është aplikuar për Kodin telefonik. Pse atëherë nuk publikohet dokumentacioni i aplikimit? Jo marrëveshja se atë e dimë. Në të thuhet se Austria aplikon me pajtim të Serbisë e në emër të Serbisë dhe të Kosovës.
Kompania që po duan t’i japin leje për të operuar në Kosovë është kompania shtetërore e Serbisë. Kur dhe si u vendos kjo? Për këtë nuk ka të drejtë as kryeministri e askush të negociojë. Autoriteti tash nuk luan rolin e rregullatorit të pavarur në tregun e telekomunikimeve, por po i zbaton urdhrat e Qeverisë. Kjo është një çështje përmbi mandatin qeveritar të çdo kujt.
Profesor Ismet Hamiti, tha se “asnjë arsye nuk ekziston që çështja e telekomunikacionet të bisedohet me Serbinë. Aq më pak, kur dihet që Serbia s’e ka asnjë autoritet, kompetencë, në caktimin e kodeve. I vetmi autoritet që ka kompetencë për këtë është ITU. Marrëveshja me Serbinë për telekomunikacion rrënon themelet e shtetit që po përpiqemi të ndërtojmë. Ajo praktikisht integron rrjetin e telekomunikacionit të Kosovës në rrjetin e Serbisë”.
Qeveria e Kosovës ka pasur rrugë të tjera për kodin telefonik, siç është aplikimi direkt për anëtarësim në ITU si Kosovë, ose zbatimi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, për ta marrë kodin 355 të Shqipërisë.
“Rëndësia e telekomunikacionit për një vend është e dyfishtë, ekonomike dhe e sigurisë. Nuk ekziston vend në botë që lejon që një kompani shtetërore të një shteti tjetër të operojë në shtetin e vet. Për shembull, në SHBA nuk është lejuar operatori gjerman (Deutsche Telekom) ta blejë një kompani private të telekomunikacionit, për shkaqe të sigurisë edhe pse janë aleatë.
Pronësia e një shteti tjetër në telekomunikacion nuk është çështje e një mandati qeveritar, një ministri ose një Rregullatori, kjo është çështje e rëndësisë strategjike dhe duhet të ketë konsensus gjithëshoqëror”, tha në fund Hamiti.

18 janar 2016
Komiteti për Telekomunikacion
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Filed Under: Opinion Tagged With: AAK: Serbia futet në Kosovë, edhe përmes, telefonisë

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT