• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Viti i Nënë Terezës

July 22, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Shtatorja e Nënë Terezës në Sheshin kryesor të kryeqytetit të Kosovës- Prishtinë, korrik 2016/

-Qeveria  e Kosovës, mbështetje aktiviteteve që lidhen me kanonizimin dhe shpalljen e shenjtërisë së Nënës Terezë/

PRISHTINË, 22 Korrik 2016/Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria  e Kosovës në mbledhjen e sotme vendosi të ndajë mjete financiare me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve që lidhen me kanonizimin dhe shpalljen e shenjtërisë së Nënës Terezë.Kryeministri Isa Mustafa tha se kanë pasur disa biseda me Ipeshkvinë e Kosovës dhe me Ipeshkvin, ku është prezantuar programi që do të mbahet në Vatikan me këtë rast, të cilin e ka vlerësuar tepër të rëndësishëm për Kosovën.

“Unë mendoj se ky do të jetë një kontribut i veçantë. Është fjala për një ngjarje tepër të rëndësishme, për një figurë shumë të rëndësishme dhe ky do të ishte një kontribut i yni në këtë aspekt”, theksoi kryeministri Mustafa.

Viti 2016 është Viti i Nënë Terezës në Kosovë, i deklaruar në 15 janar të këtij viti nga qeveria kosovare në mbledhjen ku kryeministri Mustafa ka prezantuar iniciativën e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. “Duke pasur parasysh që ky vit do të jetë vit i shenjtërimit të Nënë Terezës, këtë vit simbolikisht ta cilësojmë edhe si Vitin e Nënë Terezës në Kosovë, të cilin do ta shfrytëzojmë për afirmimin e humanizmit, mirëkuptimit, ndihmës, raporteve të mira dhe korrekte, të paqes dhe dinjitetit në Kosovë”, është shprehur kryeministri kosovar.

Kosova ka shpallë 5 Shtatorin “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”. Për këtë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën plenare në 11 korrik, me votim unanim, ka miratuar propozimin  e Kryesisë së Kuvendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi sot mbledhjen e 101-të të rregullt, të 33-tën në vitin 2016,  në të cilën ka miratuar projektligje dhe dokumente tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Mes tjerash, ka miratuar në parim edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Republikës së Francës për bashkëpunim kulturor.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Terezës, Viti i Nënë

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT