• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kë po e kërcënon Thaçi me dorëheqje?

March 11, 2017 by dgreca

Presidenti Thaçi, tha të premten se “do të paraqesë dorëheqje dhe do ta çojë vendin në zgjedhje nëse ligjvënësit nuk e miratojnë propozimin e tij për krijimin e ushtrisë së Kosovës”./

epa05837072 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci gestures during a press conference at his cabinet in Pristina, Kosovo 08 March 2017. Hashim Thaci backed up his decision he took on 07 March 2017 to submit to the Parliament the draft law on transforming the Kosovo Security Forces (KSF) into an Army. NATO Secretary General Jens Stoltenberg has released a statement saying that on 08 March 2017 he has spoken to Hashim Thaci to convey the serious concerns of NATO Allies about recent proposals by the Kosovo authorities to transform the Kosovo Security Force (KSF) into an armed force, without a constitutional change. However, should the mandate of the KSF now evolve in the way proposed, NATO will have to review its level of commitment, particularly in terms of capacity-building he said in the statement. EPA/VALDRIN XHEMAJ
Ne Foto: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi/
 Nga Luljeta Krasnqi- Veseli/ Një deklaratë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “dorëheqje në rast të mosvotimit të Ushtrisë së Kosovës”, është parë nga njohës të rrethanave politike, si një lloj presioni ndaj ligjvënësve në vend dhe mbi të gjitha, ndaj faktorit ndërkombëtar që e ka kundërshtuar idenë e projektligjit të prezantuar nga Thaçi.

Presidenti Thaçi, tha të premten se “do të paraqesë dorëheqje dhe do ta çojë vendin në zgjedhje nëse ligjvënësit nuk e miratojnë propozimin e tij për krijimin e ushtrisë së Kosovës”.

Deklarata e tij e bërë në Televizionin publik të Kosovës, RTK, erdhi pak ditë pas dorëzimit në Kuvendin e Kosovës të një projektligjit që parasheh transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Ushtri të rregullt.

Projektligji ngjalli reagimet e NATO-s dhe në veçanti të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë që e cilësuan si një ‘hap të njëanshëm’ dhe vlerësuan se “miratimi i ligjit të propozuar do të çonte në rivlerësimin e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë të Kosovës si dhe ndihmës afatgjatë për këtë forca”.

Por, analistët në Kosovë thonë se ‘kërcënimet e Thaçit’ janë bërë pikërisht për faktin se ai është i “bindur se deputetët e Kosovës do ta votojnë ushtrinë” dhe në të kundërtën nuk do të kërcënonte me dorëheqje.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirëse në ‘nivelin parimor deklarata për dorëheqje tregon guximin t’i qëndrohet pas idesë së rëndësishme’ megjithëse thotë ai, në ‘aspektin praktik deputetët e kanë të pamundur të votojnë kundër ushtrisë’.

“Së pari është një qëllim i presidentit Thaçi që të faktorizohet në skenën politike që të dëshmojë fuqinë dhe pushtetin e tij mbi proceset politike dhe fakti i dytë është se presidenti Thaçi e ka një besueshmëri të madhe se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojë për shndërrimin e FSK në ushtri dhe kësisoj ai do të përfitojë një kapital të madh moral dhe politik para qytetarëve të Kosovës”, thekson Muhaxhiri

Por, për Petrit Zogajn, një analist politik në vend “të gjitha arsyet që kanë çuar presidentin Thaçi në kërcënimin për dorëheqje, janë të dëmshme për shtet-formimin dhe për raportet politike të brendshme dhe me partnerët ndërkombëtarë’.

“Deklarata e Thaçit po tregon që ai po dyshon që ka një konsensus të brendshëm të paktën të partive shqiptare në raport me projektligjin për ushtrinë. Me këtë deklaratë ose me këtë kërcënim për dorëheqje, po thotë hapur se nuk ka pasur aspak konsultime me partitë e koalicionit dhe me partitë tjera opozitare që ky projektligj të shkojë në Kuvend”, konsideron Zogaj.

Sipas tij, kërcënimi me dorëheqje është “një lloj mesazhi për partnerët ndërkombëtarë që nëse kjo iniciativë e tij për ushtrinë mund të ketë një qasje hezituese nga partnerët ndërkombëtarë atëherë Thaçi mund të krijojë një lloj destabiliteti politik brenda dhe qeverisës”.

Projektligji i presidentit Thaçi, që fillimisht iu dorëzua kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, u procedua në Qeverinë e Kosovës, ndërkohë që partneri në koalicion LDK, i dha përkrahjen me kërkesën për bashkërendim me SHBA-në”.

Aktualisht, projektligji nuk është proceduar në Kuvend, por ai është parë me shumë kundërshtime në veçanti nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. Në rrjetin social twitter ai shkroi se “Shtetet e Bashkuara besojnë që siguria e Kosovës varet nga cilësia e partneriteteve të saj. Nuk duam ta shohim Kosovën në mosmarrëveshje me partnerët kryesorë”.

Por, pavarësisht kundërshtimeve, presidenti Thaçi tha se “çështjes do t’i shkojë deri në fund’ duke vlerësuar se “ka deklaruar se FSK-ja duhet të transformohet në ushtri dhe kthim mbrapa nuk ka”.

Ky kundërshtim ndaj deklarimeve ndërkombëtare për analistin e çështjeve politike Artan Muhaxhiri, ka qenë e pritshme dhe sipas tij, liderët politikë duhet të jenë më këmbëngulës në raport me idetë burokratike që mund të vijnë nga Brukseli apo ndonjë shtet tjetër.

“Ka qenë e pritshme që në një moment të vijë edhe deri te kundërshtimi i ideve ndërkombëtare pasi që për fat të keq shume herë disa ide që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe NATO nuk përputhen me mentalitetin në Kosovë. Tani është një mundësi e mirë që institucionet e Kosovës të faktorizohen në raport me Bashkësinë ndërkombëtare duke ngulur këmbë se realiteti i Kosovës është ndryshe nga deklaratat e burokratëve perëndimor në raport me Kosovën”, vlerëson Muhaxhiri.

Forca e sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit Ahtisaari, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Zëvendësnegociatori Albert Rohan pak ditë më parë i tha Radios Evropa e Lirë se FSK-ja është vetë ushtria e Kosovës.

Forca e Sigurisë e Kosovës tre vjet më parë përmbushi kapacitetet operacionale dhe autoritetet në vend nisën rishikimin e sektorit të sigurisë duke kërkuar më shumë kompetenca për FSK-në që do të çonte drejt krijimit të ushtrisë. Kjo megjithatë duhej të bëhej me ndryshimet kushtetuese që kërkojnë dy të tretat e deputetëve përfshirë dhe dy të tretat e deputetëve të pakicave. Por kundërshtimi i deputetëve serbë të mbështetur nga Beogradit zyrtar ka penguar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Në vitin 2014 përplasjet rreth çështjes së ushtrisë së Kosovës çuan vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.(REL)

Filed Under: Politike Tagged With: “kërcënim”, Thaçi me dorëheqje

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT