– Kosova dëshiron të jetë pjesë e projekteve për t’u marrë me këtë sfidë të re/
-Thaçi: Javën që shkoi ne morëm pjesë në samitin e kryesuar nga Presidenti Obama, në Kombet e Bashkuara, për të diskutuar mënyrat për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm/
Luksemburg, 9 Tetor 2015/ Zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ishte në mesin e liderëve evropianë që morën pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Mesdheun Lindor / Ballkanin Perëndimor në Luksemburg.
Në mesin e pjesëmarrësve të kësaj konference, e cila udhëhiqej nga Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ishin edhe komisioneri i BE-së për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ministrat e jashtëm dhe ministrat e brendshëm të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, të vendeve anëtare të zonës Schengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra), nga Jordania, Libani dhe Turqia, nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova), bën të ditur njoftimi dërguar nga Luksemburgu i MPJ-së kosovare.
Ndihma financiare për refugjatët dhe 1 miliard euro për Zyrën e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ishin premtimet kryesore që dolën nga diskutimet e përgjithshme.