• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA DHE SHTETI IOWA-SHBA, THELLOJNE BASHKËPUNIMIN

September 17, 2018 by dgreca

-Ministri Shyqiri Bytyqi priti presidentin e “Mercy College of Health Sciences” të IOWA–s, Dr. Dauglas Fiore. U dakorduan që ditëve në vazhdim të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin do të saktësohet fushëveprimi dhe bashkëpunimi reciprok mes MAShT dhe “Mercy College of Health Sciences” të IOWA-s/

1 Kosova IOWA-Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i vlerëson vizitat e tilla si hapa konkretë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe shtetit amerikan të Iowas/

PRISHTINË, 17 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot priti në takim presidentin e “Mercy College of Health Sciences” të IOWA–s, Dr. Dauglas Fiore, me të cilin bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në sektorin e arsimit, me theks të veçantë fushën e mjekësisë, konkretisht programit të infermierisë. Dr. Fiore shfaqi gatishmërinë për të ofruar mbështetje për institucionet e arsimit në fushën e mjekësisë, me qëllim të aftësimit të të rinjve përmes programeve të ndryshme, por edhe të mbështetjes praktike në infermieri.Ministri Bytyqi theksoi se, MAShT-i  ka një bashkëpunim të frytshëm me universitete dhe kolegje amerikane dhe mirëpret edhe gatishmërinë e “Mercy College of Health Sciences”  të IOWA –s për bashkëpunim, ndërsa tha se jemi të hapur për të gjitha opsionet mundshme të bashkëpunimit në interes të edukimit dhe arsimimit të të rinjve tanë me programe atraktive dhe të avancuara amerikane.Ministri Bytyqi, gjithashtu e njoftoi Dr. Fiore, se për nevoja të tregut të punës, këtë vit janë hapur disa profile të reja të mjekësisë në shkollat e Kosovës dhe tha se mbështetja e këtij kolegji amerikan në këtë segment do të ishte e mirëpritur. Ministri Bytyqi dhe Dr. Fiore biseduan edhe për mundësinë e ofrimit të bursave për studentët nga Kosova që të ndjekin programe studimi në fushën e mjekësisë në “Mercy College of Health Sciences” dhe për mobilitet të studentëve.Gjithashtu, Dr. Fiore tha se janë të gatshëm që të dërgojnë edhe një numër të konsiderueshëm të infermierëve për t’u angazhuar nëpër zonat rurale në Kosovë.

Në fund të këtij takimi, ministri Bytyqi dhe Dr. Fiore u dakorduan që ditëve në vazhdim të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin do të saktësohet fushëveprimi dhe bashkëpunimi reciprok mes MAShT dhe “Mercy College of Health Sciences” të IOWA-s.

ODA AMERIKANE PËRKRAHË EDHE MË TEJ AVANCIMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRMJET IOWAS DHE KOSOVËS

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit edhe në fushën e edukimit, në lëminë e shkencave mjekësore, si dhe të bashkëpunimit në fushën e menaxhimit shëndetësor, gjatë kësaj jave do të qëndrojë në Kosovë, Douglas Fiore, Presidenti i kolegjit të shkencave mjekësore “Mercy College”, nga shteti amerikan i Iowas.Nën koordinimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Dr. Fiore do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës, por edhe me përfaqësues të institucioneve publike dhe private të edukimit dhe kujdesit shëndetësor. Me qëllim të identifikimit të mënyrave të bashkëpunimit dhe ofrimit të mbështetjes në fushën e menaxhimit të institucioneve shëndetësore nga shteti i Iowas, Dr. Fiore do të takojë Ministrin e Shëndetësisë, Ministrin e Arsimit, Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, përfaqësuesit e Komunës së Shtrpcës, drejtuesit e Fondacionit Jahjaga, institucionet publike të kujdesit shëndetësorë, Spitalin Amerikan, Klinikën Amerikane, dhe kompaninë farmaceutike Trepharm.Ndërsa me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në fushën akademike, ai do të takojë rektorin e Universitetit të Prishtinës, por edhe përfaqësuesit e kolegjeve private në Kosovë, si AAB, UBT, dhe Heimerer.Në të njëjtën kohë, nga 23 deri më 30 shtator, në Kosovë do të qëndrojë edhe një delegacion prej rreth 12 studentësh dhe arsimtarësh nga pesë shkolla të ndryshme të Iowas, në kuadër të programit FFA që u jep studentëve dhe arsimtarëve mundësinë e eksplorimit të praktikave dhe kulturave të ndryshme bujqësore përreth botës.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i vlerëson vizitat e tilla si hapa konkretë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe shtetit amerikan të Iowas, edhe në fusha të tjera përtej asaj ushtarake, derisa këto vizita që pasojnë atë të një delegacioni prej rreth 50 personash nga Iowa në muajin maj, janë poashtu të mirëpritura edhe në aspektin e promovimit të Kosovës, para qytetarëve dhe organizatave amerikane./b.j/

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, IOWA-Kosova, thellim bashkëpunimi

Gjermania, thellim bashkëpunimi me Kosovën

November 17, 2016 by dgreca

1-mustafa

-Ministri federal gjerman, Christian Schmidt vizitë në Kosovë dhe Shqipëri/2-takimi-me-gjermanet-Gjermania, kontribut të jashtëzakonshëm për çështjet jetike në Kosovë. Ministri federal gjerman për Ushqim dhe Agrikulturë, Christian Schmidt në vizitën në Kosovë u prit nga kryeministri Isa Mustafa e ministri Memli Krasniqi/3-me-gejrm

-Ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Christian Schmidt, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Kancelares Federale Gjermane, Angela Merkel, duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Gjermanisë për Kosovën  në shumë drejtime/

-Ministri  gjerman Schmidt ka vlerësuar punën që është bërë deri më tani dhe sipas tij tani prioritet është zhvillimi i Kosovës si një shtet evropian,  i cili dëshiron të integrohet jo vetëm në tregun evropian, por edhe në bashkësinë e vlerave evropiane/

PRISHTINË, 17 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ministri federal gjerman për Ushqim dhe Agrikulturë, Christian Schmidt zhvilloi sot një vizitë në Kosovë dhe do vazhdojë me vizitën dhe në Shqipëri. Në Prishtinë, ministri federal Schmidt takoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, si dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi për të zhvilluar biseda politike.Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ministri Schmidt kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.Kryeministri Mustafa theksoi progresin e arritur në Kosovë dhe prioritetet e qeverisë për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.Më tej, kryeministri Mustafa e njoftoi më gjerësisht për zhvillimet në Kosovë në fushën e bujqësisë, energjetikës, arsimit, investimeve, minierave dhe mineraleve, proceseve eurointegruese, luftën kundër korrupsionit, integrimin e pakicave dhe aspekte tjera.Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe të Gjermanisë.“Gjermania ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjet jetike në Kosovë në të gjitha fazat, duke qenë ndër përkrahësit dhe partnerët strategjik të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës edhe në proceset aktuale shtetndërtuese dhe europianizuese”, tha kryeministri Mustafa. Ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Christian Schmidt, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Kancelares Federale Gjermane, Angela Merkel, duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Gjermanisë për Kosovën  në shumë drejtime.

Ministri Schmidt vlerësoi të arriturat e deritashme si dhe shfaqi interesim për shumë aspekte të zhvillimeve në vend, duke shprehur njëkohësisht përkushtimin e Gjermanisë për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën. Ministri Schmidt foli edhe për mundësitë konkrete të zgjerimit të shkëmbimeve dhe ofrimit të përkrahjes në fushën e bujqësisë, arsimit, integrimet evropiane, investimet, si dhe në fusha të tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik e social në Kosovë.Gjatë vizitës në Kosovë, pas takimit, ministri Schmidt dhe Ministri Krasniqi deklaruan për medie gjatë një konferenceje të përbashkët për shtyp.

KOSOVA DHE GJERMANIA INTENSIFIKOJNË BASHKËPUNIMIN NË BUJQËSI

 Kosova dhe Gjermania do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, duke e zgjeruar këtë bashkëpunim tashmë edhe në sektorë të tjerë të bujqësisë. Turizmi rural, vreshtaria dhe verëtaria, konsolidimi i tokave bujqësore, si dhe mbajtja e trajnimeve dhe praktikave të ndryshme për fermerët dhe ekspertët e Kosovës, por edhe për studentët e bujqësisë, janë fushat ku të dyja vendet do të thellojnë bashkëpunimin e ardhshëm.Kështu u tha sot në takimin mes ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tw Kosovws, Memli Krasniqi, dhe ministrit të Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt.Ministri Krasniqi, tha se gjatë takimit kanë pasur bisedime konkrete për vazhdimin e  bashkëpunimit në fusha të ndryshme të bujqësisë dhe më këtë rast ai ka falënderuar ministrin për bashkëpunimin e deritanishëm, i cili sipas tij ka qenë shumë konkret përmes Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe GIZ-it gjerman në projekte të ndryshme në fushën e verëtarisë dhe vreshtarisë.

“Po ashtu edhe në kuadër të programeve të BE-së ne kemi përfituar mbështetja nga ekspertiza gjermane për sa i përket sigurisë së ushqimit në projekte të ndryshme në AUV, ndërsa besojmë se hapësira dhe vullneti i dyanshëm ekziston për ta zgjeruar këtë bashkëpunim edhe në sektor të tjerë të bujqësisë, siç është turizmi rural, avancimi i mëtejmë në fushën e vreshtarisë dhe verëtarisë, pastaj konsolidimi i tokave bujqësore, që vazhdon të jetë një nga prioritetet tepër të rëndësishme për qeverinë e Kosovës, si dhe mbajtja e trajnimeve dhe praktikave të ndryshme për fermerët e Kosovës, për ekspertët tanë, por edhe për studentët e bujqësisë dhe fushave të përafërta në Gjermani, për të marrë përvoja nga dora e parë në një vend ku bujqësia është shumë e zhvilluar dhe prej ku Kosova ka çfarë të mësoj”, tha ministri Krasniqi. Ai ka treguar se janë pajtuar me ministrin Schmidt që vazhdojnë bashkërisht jo vetëm komunikimin, por edhe veprime konkrete në realizimin e kësaj agjende të përbashkët.

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë, Christian Schmidt, ka vlerësuar punën që është bërë deri më tani dhe sipas tij tani prioritet është zhvillimi i Kosovës si një shtet evropian,  i cili dëshiron të integrohet jo vetëm në tregun evropian, por edhe në bashkësinë e vlerave evropiane. “Fakti që Kosova e ka nënshkruar MSA-në është një hap shumë i rëndësishëm, megjithatë mbetet ende shumë punë për të bërë dhe për këtë unë e kam pranuar me dëshirë ftesën e ministrit të cilin kam pasur rastin ta përshëndes edhe në Berlin dhe me të cilin do të kemi mundësi që të takohemi sërish në janar ku ne do të flasim për çështje tjera të bashkëpunimit bilateral”, tha ministri gjerman.

Ai po ashtu tregoi se për të konkretizuar bashkëpunimin tutje ata janë pajtuar që të organizojnë së bashku edhe një forum, ku do të diskutohen hapat dhe veprimet e bashkëpunimit konkret  në fusha të ndryshme të bujqësisë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, gjermania, me Kosovën, thellim bashkëpunimi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT