• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Ambasada e SHBA, thirrje për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta

May 31, 2017 by dgreca

-Deklaratë e Ambasadës së SHBA në Kosovë lidhur me fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore/

/4 Hoti

1 LDK-Në Kosovë nisi sot zyrtarisht fushaa e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, e cila do zhvillohet gjatë 10 ditëve, deri në 9 qershor, duke pasuar parafushatën e ditëve të kaluara/

2 Hoti

-KQZ-ja certifikoi listën përfundimtare të votuesve me 1.872.941 emra/

 PRISHTINË, 31 Maj 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ambasada amerikane në Kosovë, sot në hapje të periudhës së fushatës elektorale, rithekson thirrjet drejt të gjithë kandidatëve politikë që të përkushtohen për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta.
“Në këto zgjedhje, ne do t’i ndihmojmë Kosovës në përmbushjen e standardeve evropiane duke vendosur ekipe vëzhguese anekënd vendit në ditën e votimit”, thekson deklarata e dërguar.
 
Fatkeqësisht, vijon deklarata e Ambasadës së SHBA në Kosovë, tanimë ka pasur deklarime kredibile lidhur me frikësimet që ndërlidhen me zgjedhje.
“Kandidatët politikë, gazetarët dhe familjet e tyre gjithashtu janë kërcënuar nëpër pjesë të ndyshme të Kosovës. Dënojmë fuqishëm këdo që tenton të ndikojë procesin zgjedhor apo përzgjidhjen e votuesit nëpërmjet këtyre mekanizmave. Presim që të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ata që aspirojnë të jenë udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës të ngrisin zërin fuqishëm kundër sjelljeve të tilla. Ne përkrahim të gjitha përpjekjet e Task Forcës Zgjedhore dhe të Policisë së Kosovës në hetimin e cfarëdo raporti të tillë”, shprehet ambasada e SHBA.
 Ajo thekson se, qytetarët meritojnë një proces të hapur dhe transparent zgjedhor ku të gjithë kandidatët kanë të drejt të dëgjohen nga votuesit, ku përfaqësuesit e mediave pa dhunë ose kërcënime kanë të drejtë të shpërndajnë informacione lidhur me zgjedhjet, dhe të gjithë votuesit kanë të drejtë të vendosin vet pa pas ndonjë presion nga jasht.
“Ambasada shpreson që kandidatët do t’i përmbahen këtyre standardeve përgjatë gjithë periudhës së fushatës dhe votuesit do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votojnë dhe të zgjedhin me vëmendje ata kandidatë të cilët më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit, i cili synon të vazhdojë drejt rrugës së integrimeve Euro-Atlantike”, përfundon deklarata e Ambasadës së SHBA në Kosovë.
Në Kosovë nisi sot zyrtarisht fushata e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, e cila do zhvillohet gjatë 10 ditëve, deri në 9 qershor, duke pasuar parafushatën e ditëve të kaluara.
Për 120 mandate deputetësh në Kuvendin e Kosovës,100 për shqiptarët e 20 për komunitetet pakicë, prej tyre 10 për serbët, garojnë 26 subjekte:  5 koalicione, 19 parti dhe 2 iniciativa qytetare, të renditura me short në fletëvotime nga numri 11 deri në 36.
Për 120 mandate deputetësh në Kuvendin e Kosovës,100 për shqiptarët e 20 për komunitetet pakicë, prej tyre 10 për serbët, garojnë 26 subjekte:  5 koalicione, 19 parti dhe 2 iniciativa qytetare, të renditura me short në fletëvotime nga numri 11 deri në 36.
 
Nën numrin 12 është koalicioni i 13 partive shqiptare: Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismës për Kosovën (Nisma), Partiisë së Drejtësisë (PD), Lëvizjes për Bashkim (LB), Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), Partisë Konservatore të Kosovës (PK), Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK), Republikanëve të Kosovës (REK),  Partiisë së Ballit (PB); Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe Ballit Kombëtar të Kosovës (BKK).
Në bllokun tjetër të partive shqiptare nën numrin 16 është koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)  dhe Aleancës Kosova e Re (AKR), ku në listë përfshihen edhe kandidatët për deputë të subjektit politik më të riut drejt regjistrimit si parti – Alternativa të Lëvizjes për Drejtësi.
E vetme nga partitë shqiptare do garojë Lëvizja Vetëvendosje (VV) nën numrin 35, e cila për herë të parë garoi në zgjedhjet e kaluara dhe kishte 16 mandate deputetësh. Nga subjektet shqiptare është edhe Fjala, nën numrin 29 dhe garon për herë të pare dhe e vetme.
Në KQZ, Zyrën për Regjistrim të Partive dhe Certifikim, brenda afatit kanë deklaruar koalicionin dy subjekte serbe –Partia e Serbëve Kosovarë (Partija Kosovskih Srba-PKS) dhe Iniciativa Qetetare Aktive (Aktivna Građanska Inicijativa-AGI).
Nga komunitetet tjera pakicë, njëri koalicion i ka katër e tjetri dy subjekte politike.
Subjektet tjera të pakicave kosovare garojnë
të vetme.
Kosova mban  zgjedhje të parakohshme parlamentare pas mocionit të mosbesimit – rrëzimit të qeverisë me vota të bashkuara edhe nga partia më e madhe e maxhorancës me opozitën dhe vetëshpërndarjes së Kuvendit në 10 maj 2017.
Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017 do jenë të gjashtat në liri, të tretat në pavarësi, ndërsa zhvillohen tre vjet pas zgjedhjeve të kaluara të 8 qershorit 2014, që ishin poashtu të parakohshme pas vetëshpërndarjes së Kuvendit.
Në Kosovën e lirë nga qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 nëntor 2001.
Legjislatura e tretë ishte ajo që ka hyrë në histori me shpallen e Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008.
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në këtë pranverë, Kosova këtë vit, në vjeshtë, mban edhe zgjedhje lokale, në afat të rregullt, katër vjet pas zhvillimit të tyre në 3 nëntorin 2013.
 
KOSOVË-KQZ CERTIFIKOI LISTËN PËRFUNDIMTARE TË VOTUESVE ME 1.872.941 EMRA
  
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Lista përmban 1 milion e 872 mijë e 941 emra të votuesve.
Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj është: 155 mijë e 202 votues, dhe atë si në vijim:
118 mijë e 448 votues të rinj që pas zgjedhjeve 2014 kanë arritur moshën 18 vjeç dhe që do të votojnë për herë të pare, 36 mijë e 754 votues që nuk kanë qenë në listën përfundimtare të votuesëve në vitin 2014, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të vitit 2014.
Numri i qendrave të votimit në zgjedhjet e 11 qershorit do jetë: 889 (91 më shumë se në vitin 2014) me gjithsej 2 mijë e 490 vendvotime (116 më shumë se në vitin 2014).
 
Në mbledhje u paraqit edhe raporti përfundimtar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim jashtë Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, përmes adresës postare të KQZ-së, fax-it dhe email adresave janë pranuar 20 mijë e 354 aplikacione për regjistrim.
U bë e ditur se  15 mijë e 118 janë regjistruar si votues të suksesshëm, 5 mijë e 236 aplikacione për regjistrim janë refuzuar, pasi14 aplikues kanë qenë nën moshën 18 vjeçare dhe që nuk e arrijnë këtë moshë as në ditën e zgjedhjeve; 118 aplikacione për regjistrim nuk e kanë nënshkruar formularin e aplikimit; 5 mijë e 104 aplikues janë refuzuar pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike për përfshirjen në listën e votuesve jashtë Kosovës. 
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi grupin e dytë të vëzhguesve, numri i të cilëve është 350. Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja është 373.
 Në fund të takimit, KQZ-ja emëroi edhe këshillat e vendvotimeve në 34 komuna, ndërsa anëtarët e KQZ-së u dakorduan që pjesa tjetër (4 komuna) të bëhet në një mbledhje tjetër, gjatë ditës së enjte.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Ambasada e SHBA, kredibile dhe të qeta, thirrje për zgjedhje të lira

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT