• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thoma SIMAKU fitues i Cmimit Ndërkombëtar Lutoslawski

June 28, 2013 by dgreca

Këto ditë në Varshavë u shpallën resultatet e konkursit ndërkombëtar të kompozicionit i organizuar për nder të kompozitorit të madh polak të shekullit XX Witold Lutoslawski në 100 vjetorin e tij të lindjes. Juria ndërkombëtare e përbërë nga personalitete muzikore nga Amerika, Finlanda, Italia dhe Polonia, nga 160 konkurues prej 37 vendeve të botës shpalli fitues kompozitorin shqiptar Thoma Simaku, duke i akorduar atij cmimin e parë  për veprën Koncert për Orkestër. Ky cmim prej 10 000 Euro jepet nga Ministri i Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Polonisë Z. Bogdan Zdrojewski. Vepra e Simakut do të ekzekutohet për herë të parë në natën finale të Festivalit Ndërkombetar ‘Vjeshta e Varshavës’ me 28 shtator 2013. Cmimi i dytë, i tretë dhe inkurajues iu dha respektivisht kompozitorëve nga Anglia, Rusia, dhe Japonia.

Simaku:“Kjo është një ngjarje tepër e rendësishme, dhe një nder i vecantë për mua,  jo vetem përsa i përket përmasave ndërkombëtare të konkursit, por Lutoslawski është një figurë qëndrore ndër klasikët e shekullit XX dhe muzika e tij plot vitalitet dhe emocion të frymëzon. Gjithashtu ndjehem i gëzuar për faktin që do t’a dëgjojë vepren për herë të parë!

Këtë pjesë do t’a  përshkruaja si një ‘udhëtim në kohë’, ku shprehjet antike dhe moderne, muzikore apo ekstra-muzikore, ndërthuren dhe plotësojnë njera tjetrën. Idetë muzikore janë identifikuar me grupe të vecanta orkestrale për cilesitë e tyre të fuqishme apo elegante.  Por në të njejtën kohë, në brendësi të këtij instrumenti gjigant që quhet ‘Orkester’, ngjyrat e ndryshme instrumentale mpleksen me njera tjetrën dhe vazhdimisht krijojnë ‘aleanca’ tingullore, por pa e humber identitetin e tyre. Muzika e kësaj vepre përfundon me një atmosphere të tillë, ku ‘tingujt’ e frymëmarrjes njerëzore predominojnë.”

Thoma Simaku është  professor i kompozicionit në Universitetin e York-ut ne Angli, dhe ka nje aktivitet mjat të pasur ndërkombetar; për më shumë se dy dekada veprat e tij janë ekzekutuar në festivalet kryesore në mbarë Evropen, në Amerikë dhe Japoni. Ai ka fituar një seri çmimesh ndërkombëtare për cilesitë ekspresive të muzikës së tij, ku intensiteti dhe modernizmi mpleksen në një menyrë unike. Vepra e tij Epitaph për Orkestër Harqesh u zgjodh nga Juria Ndërkombëtare e festivalit Ditët e Muzikës Botërore në Essen më 1995 – e para vepër në historinë e muzikës shqiptare që zgjidhej në këtë festival prestigjoz ndërkombëtar. Më vonë, veprat e tij u zgjodhën nga juritë ndërkombëtare të tetë edicioneve të tjera të ketij festivali (1999, 2000, 2001, 2003, 2004, 2005, 2006 and 2012).  Muzika e Simakut është transmetuar në shumë vende, ku ndër të tjera përmenden stacione të tilla si BBC Radio 3, SWR2, Stuttgart, Deutschlandfunk, Amsterdam Radio 4, ORF (Vienë), Australian Broadcasting Corporation (ABC). Veprat e tij janë ekzekutuar nga disa prej grupeve më të njohura të muzikës bashkëkohore si Arditti Kuartet i Londrës, Diotima Quatuor i Parisit, Orkestra e Bashkimit Evropean, MusikFabrik e Koeln-it, New London Orchestra, Sinfonietta e Kopenhagës etj. Ndër çmimet e shumta përmenden Serocki International Prize, dhe Leverhulme Fellowship ne Londer. CD-ja e tij e botuar në serinë “Klasikët e Shekullit 21” të Naxos më 2008 u vlerësua mjaft nga kritika, dhe u zgjodh në listën e veprave më të mira të vitit në Amerikë.  Më 2009, Simaku fitoi Cmimin ‘Kompozitor i Vitit’ nga Akademia Britanike e Kompozitorëve më veprën Soliloquy V – Flauto Acerbo, të cilën juria e cilësoi si vizionare dhe krejtësisht origjinale.

Filed Under: Kulture Tagged With: fiton cmimin Nderkombetar, Lutoslawski, Thoma simaku

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT