• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Po të ishin çelur negociatat Tirana do ishte sot e gjitha e kuqe

June 27, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

1) Deri dje në mëngjes, ishim të gjithë në një ankth, e enjtja e fundit e qershorit, çelja e negociatave. Orët dukeshin të rënda. Ndërsa në bodrumet e qeverisë kushedi se sa arka fishekëzjarrësh flinin në pritje. Kushedi sa kontrata të bardha, të pa nënshkruara, për grupe rroku a polifonie për të mbushur sheshin qendror të kryeqytetit. Batare timpanesh e daullesh etj. Negociatat, një term që na hëngri shpirtin. Midis, vendet e rajonit…, Maqedonia e toleroi Greqinë në lidhje me emrin. Ndërsa Mali Zi zuri nga ca teka si Hungaria, ca tonelata telash me gjemba në kufi me Shqipërinë. Serbia delikate nga ca simbole sportistësh, ka kohë që bën deklarata me më jep të të jap. Ndërsa Shqipëria jonë priste me zell për shkak se gjykonte që kish bërë saktë detyrat e shtëpisë dhe si shpërblim duhej të ndodhte dhe çelja e negociatave. Një pritje që ishte kthyer gati në bast për një kryeministër, i cili si opozitar thoshte të fala Sandrit, si qeveritar, shihemi të enjten e fundit të qershorit 2018. Ndaj të gjithë prisnim, do çelen apo nuk do çelen këtë të enjte negociatat?

2) Mirëpo ashtu e ftohtë siç edhe është Europa, e enjtja mbeti një datë e thjeshtë kalendarike, sepse ca ditë para saj komisionerët rakorduan në shtyrjen për një vit të çeljes së negociatave. Që nga ky moment, pyetjes së një njeriu të thjesht se u çelën apo jo negociatat u ka hyrë në mes tjerrja e e debatiti mbi caktimin e një date tjetër, për ca është sukses se u caktua një datë, për ca jo… e kështu me radhë. Shkurt pyetja se u çelën apo jo negociatat ka kaluar në dorën e dytë. 

Një gjë është e qartë, që Shqipërisë, se për vendet e rajonit përjashto Kosovën dhe Maqedoninë nuk po na ha meraku, i duhet të presi dhe një vit. Ndryshe sheshi i Tiranës do kishte djegur të gjithë magazinat e tregtarëve të lojrave me zjarrin. 

3) Ka shumë njerëz që mendojnë se opozita e dëmtoi çeljen e negociatave. Në fakt opozita e ndihmoi si çështje. Brenda është përvoja sado që e injorojmë. Dhe më mirë se opozitarët askush nuk e di se çështja e anëtarësimit në Europë, është punë e gjatë ku me siguri një a dy mandate qeverisje nuk janë mjaftueshëm. Ka filluar që me Ermelinda Meksin në qeverinë e Fatos Nanos. E sidomos për vendin tonë, një vend me klimë politike tepër të tensionuar, rruga është e gjitha tatëpjetë. Këtë e ka kuptuar tashmë dhe rilindja. Por akoma jo, militantët. Kurse qytetarët në masë presin prej kohësh një klimë bashkëpunimi më të çtensionuar. Opozita e ka ndihmuar pavarësisht firove të saj. Dhe firoja më e madhe, gropa më e madhe është ajo që qytetarët nuk shohin si alternativë ta zëm Nard Ndokën a klanin e Zemunit. Sikur opozita të ishte pa këta emra të ricikluar, por me plot syresh që rrinë stepur, të panjollosur, Rama nuk do kishte falënderuar publikisht Sali Berishën nga salla e kuvendit për fitoren gati plebishitare të zgjedhjeve të fundit. Megjithatë një opozitë me nënshtresa, rryma, kollarexhinj të zgjidhur plot habi pasi e gjykonin veten të përjetshëm, zbuloi një plagë të madhe tonën si shoqëri. Atë që ne mund të bëjnë pa gajle shtetar edhe banditin më ordiner të vendit tonë. Ne mund të pranojmë çdo lloj financimi fushate, qoftë ky nga droga dhe prostitucioni mjaft që të rrëzojmë kundërshtarin. Shkurt inati pervers karshi Sali Berishës mund ta bënte kryeministër një çun Shqipërie që ishte padron i shalëve dhe drogës në Londrën e Çurçillit. Dhe rastet a emrat janë aty. Dhe plot çështje u zgjidhën me rrugën e ligjit. Megjithatë ai që nuk u kërkoi ndjesë kurrë shqiptarëve, për promovimin e krimit dhe të drogës, ishte Edi Rama kryenegociatori me Europën. Njëriu që vuri bast me opozitën, jo me popullin e tij për të enjten e fundit të qershorit 2018. Dita e fitores mbi llumin dhe kazanin.

4) Çfarë në fakt nuk funksioi si duhet që Europa nuk na ndezi dritën jeshile? E para, duhet ta kuptojmë një herë e mirë se procesi i integrimit është frontal. Ndofta askush tjetër veç Shqipërisë pikërisht pas historisë së saj nga 1912-ta nuk i takon tjetër të integrohet kështu frontalisht. Me një komision a dikaster të përbashkët të arritur me marrëveshje publike opozitë pozitë. Zyra ku konsensusi duhet të jetë absolut, sidomos pas borxhit të madh që i kemi Europës me vitin 1913.

Kjo do të prishte atë mallkimin shekullor që vendit tonë asnjëherë nuk i ka ardhur e keqja nga të huajt, por nga vetë esnafi ynë politik. E dyta reformat e pjesshme nuk kanë asnjë vlerë, sado që militantët mund të dalin të demonstrojnë dashuri poshtë ballkoneve të iks a ypsilonit, ministër a ish ministër. Hiqeni nga mendja, ku ka erë ka edhe ndyrësi. Kësiosj kultura e dorëheqjes dhe nështrimi përpara ligjit duhet të jetë dominant. Shkurt nuk ka reforma me fjalë, por me vepra… E treta, ekonomia, zbritja e informales në nivelin zero, borxhi publik, prodhimi vendas janë prioritet organik. Dyshemeja dhe tavani i pagave, apo programet e sigurimeve shoqërore etj. Nuk vazhdohet më duke paguar rroga nga xhepi. Apo dhënie shumash me rimorkio televizioneve që të ftojnë në studio. Punësi për merita partiake etj. Janë absurdite veç shqiptare që ne nuk i mbulojmë dot sado që përpilojmë shkresa. Si puna e atij drejtorit në Devollin e Dritëro Agollit që merrte me defter të veçantë dieta shërbimi e karburanti. E katërta Shqipëria duhet të demonstrojë plan konkret po të përbashkët në luftën kundër drogës. Jemi të pushtuar nga droga. Jemi bërë tmerr i perëndimit me gomonet dhe ”mushkonjat”, nuk luftohet droga me bukurinë e Olta Xhaçkës. Me një qeveri që shpenzon më shumë për të lyer fasadat se dikasterin e antidrogës dhe mbrojtjes kombëtare. Janë shumë syresh, shumë… por që t’i kthehemi çështjes se u çelën apo nuk çelën negociatat, ta dini që jo. Lërini dërdëllitjet e studiove. Po të ishin çelur, sheshi i Tiranës sot do ishte tym e flakë, rrok e ulërima. Por është qetësi, heshtje, dhimbje…

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Tirana e kuqe

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT