NGA VJOLLCA SADIKU/Dibranët kanë qenë të dalluar si për trimëri, bujari, arsimdashës, puntor të dennjt, zanatçi të shquar, por edhe për karakteristikat e mënyrës e të jetuarit , duke filluar nga shtëpit, mobilimi i dhomave kuzhinën tradicionale , enët , veshjeve, zakoneve etjer. . Ato janë karakterizuar gjthmon edhe nga familjet më të pasura dhe ato me ekonomi më të dobët. Por modernizimi dhe koha e bëjnë të vetën , tani disa nga ato tradita ose janë haruar fare ose tregohen si në përallat e gjyshes na ishte një her një shtëpi me enë balte ose druri, me tavane të punuara etjer.
Bashkë me zhvillimin e banesës popullore u zhvillua dhe u pasurua edhe mënyra e mobilimit të mjedisit të saj.
Në kuzhinat dibrane zakonisht përdoreshin enë balte, prej druri dhe prej bakri për gatimin e ushqimit, pjekjen e bukës dhe ruajtjen e bylmeteve. Përdorimi më shumë i njërit grup apo tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik i vendosjes së objektit.
Në familjet e varfëra fshatare mbizotëronin enët prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte varësisht nga vendodhja e fshatrave. Në zonat malore mbizotëronin enët prej druri si në ato të ngrenies, të bylmetit apo ato të ruajtjes së zahireve (ushqimet e konservuara). Në zonat fushore mbizotëronin ënët prej balte si ato që përdoreshin për ngrënie dhe për ruajtjen e ushqimit, ato për mbajtjen e bulmetit dhe enët e ujit. Rrallë ndonjë enë mund të ishte prej druri apo prej bakri. Në familjet me të ardhura mesatare dhe për më shumë në familjet e pasura, mbizotëronin enët prej bakri dhe ato prej porcelan
Osman Mashkulli i clili jeton moshën e tretë thotë se në fshatiun e lindjes ku ka jetuar Shullat , enët th enët thuajse në pjesën dërmuese të familjes të fshatit ishin nga bakri. Edhe tabakat e gostitjes ishin nga bakri..Por tepsiat shton Mashkulli thuajse në pjesën dërmuese ishin nga bakri, ndërsa piatat nga porcelani. Deri von thot bashkëbiseduesi i jonë kishin ruajtur këto enë, mirpo sot e kësaj dite thuajse smund të gjejsh askund ose të rrallë janë familjet që i kan ruajtur, Kjo është një pakujdesi nga ana e nga ana e jon që skemi ruajt diçka nga e kaluara, të cilët flasin shum për çdo fshat, dhe çdo familje dibrane thot Mashkulli. Familjet e Bejlerëve kanë përdorur për gosti tabakë nga floriri si dhe finxhan kafeje nga florini. Enët i kanë pasur nga porcelani dhe ato janë dalluar si familje pasanike dibrane. Në familjet më të pasura dibrane kanë mbajtur edhe kazanë mishi, kazan hallve, legjen janie, legjen hallve , ibriku i kafesë, mangall për prush gjygim për ujë por edhe kuti ku i kan mbajt lirat e floririt
Edhe mobilimi i mjediseve të përdorura për fjetje ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forcës ekonomike të familjes. Zakonisht këto mjedise ishin mjaft të thjeshta. Në disa fshatrat të Dibrës antarët e familjes flinin në shtretër prej druri mjaft të thjeshte të shtruar me fier të thatë ose me kashtë, të mbuluara me plafe prej leshi.. Në qytete këtyre mjediseve u kushtohej më shumë vëmendje, duke i paisur me shtretër, me dyshek dhe çarçafë të endur në avlëmend shtëpish. Njëkohësisht me këto mjedise zinin vend dhe baule të madhësive të ndryshme, ku ruheshin rrobat e çiftit dhe të fëmijve të tyre.Në këto sanduk siç i quajn dibranët kanë mbajtur teshat e dasmave, ato për çejz0 pajës të vajzës apo ato për fejesa të djalit..Por edhe në dhomat e nndenjes kishte një sergjen e punuar nga kapakë druri , aty i mbani dyshekët e jorganët ndërsa në disa familje edhe për tu larë.
Kujdes më i veçantë u kushtohej dhomave të caktuara për pritjen e miqve. Secila familje dibrane ka pasur dhomën e caktuar tëpritjes. Disat manjdej edhe sot e kësaj dite e kanë të caktuar një dhom të till e cila përdoret për raste dasme ose vdekje. Në disa raste ato ambjente të dhomave u ngjanin ekspozitave të vogla etnografike në të cilat mund të admiroje llojet e shtrojeve më të mira, si qilima lleshi të punuara me bardura dhe me figura të ndyshme, sexhade, velenca, jastekë etj; gdhendje të ndryshme në dru si tavanet, kapakët e dollapeve, trapazanët etj, etj. të punuara dhe gdhendura nga duart e mjeshtërve dibran të cilët kanë qenë të shquar për punime karakteristike sidomos të tavaneve. Perveç këtyre në këto dhoma gjithnjë ishin të pranishme enë të ndryshme prej bakri apo prej balte e porcelani, takëmi i kafesë, instrumentet popullor të krahinës, armë të varura në mur etj. Veçanërisht në qytete dhomat e miqve shquheshin për paisjet e shumta e të punuara me mjeshtri, sidomos në familjet e pasura, mund të shiheshin mobilje e paisje të ardhura nga qendrat e zhvilluara të vendeve evropiane si dhe nga vendet e Lindjes.
Të gjitha këto mjedise dhe paisje të tjera ishin pjesë e mënyrës së jetesës të rrethit të Dibrës . Ndërkohë edhe veglat e punës të përdorura nga bujqit, blegëtorët apo zanatçinjtë e ndryshëm, pasqyrojnë mënyrën e jetesës.