Per numrin 13 jane te lidhura shume mite, shume besetytni ne shume kultura e qyteterime boterore, Ne shume kultura ai merret si nje numer ters, i pafat, qe sjell vetem fatkeqesi. Shume rruge nuk kane shtepi me numrin 13, ndersa shume ndertesa nuk e kane katin e 13-te. Sidomos dita e premte me date 13 merre si nje dite teper terse. Por ne disa kultura ky numer eshte shume me fat. Ne Itali konsiderohet numer me fat. Ndersa per acteket ai eshte nje numer i shenjte. Amerika eshte krijuar nga 13 kolonite britanike. Ne besimin hebre 13-shi shenon moshen kur nje djale e arrin moshen e pjekurise dhe behet Bar Mitzvah. Per te mos u zgjatur shume, ne internet ka mjaft informacione lidhur mr numrin 13. Po per ne shqiptaret, numri 13 eshte numer me fat, apo i pafat?
Jane tre poete, shkrimtare te shquar te letersise shqipe qe kane lindur ne daten 13: Mitrush Kuteli (13 shtator 1907 – 1967), Migjeni (13 tetor 1911 – 1938), Dritero Agolli (13 tetor 1931 – jeton). Pra, Migjeni dhe Driteroi kane lindur ne te njejten date, ne te njejtin muaj, por ne vite te ndryshme. Qe te tre jane emra te medhenj ne letersine tone dhe secili ne menyren e vet origjinale e pasuroi dhe i hapi shtigje te reja letersise shqipe. Dhe ne muajin e letersise t’i kujtojme keta shkrimtare qe te perbashket e kane numrin 13, daten e lindjes se tyre.Ky shkrim i shkurter eshte nje reflektim per kete date ne letersine shqipe dhe asgje me teper.
Mitrush Kuteli eshte njeri nder shkrimtaret, perkthyesit, publicistet dhe financieret me te njohur shqiptare. Ai mbi te gjitha shquhet si mjeshter i tregimit te shkurter dhe se bashku me Ernest Koliqin (1903 – 1975) eshte themelues i kesaj gjinie letrare ne letersine shqipe. Per motivet e tregimeve te tij u mbeshtet ne traditen e pasur te prozes popullore: legjendat, perrallat, rrefimet, baladat, sidomos ato nga jugu i Shqiperise. Populli, historia e tij me gjithe vuajtjet, sfidat dhe qendresen heroike nder shekuj, ishin muza e Mitrush Kutelit. Ai shquhej per atdhetarizmin e tij ne jete dhe ne krijimtari, prandaj veprat e tij jane shume te fuqishme. Te kujtojme krijimet e tij poetike, “Poem Kosovar”, “Balte shqiptare” e shume te tjera. “Poem Kosovar” eshte historia dhe qendresa e shqiptareve te Kosoves per mbrojtjen e qenjes dhe tokes se tyre, shprehur me vargje shume te fuqishme me plot ndjenja atdhedashurie, shkruar nga nje atdhetar i pashoq. Kuteli e shkroi kete poeme pasi ai e kishte vizituar Kosoven me 1943, tani te bashkuar me Dheun Meme pas nje sundimi te eger 30 vjecar serb. Kuteli eshte autor i dhjetera permbledhjeve me tregime, kritika e studime letrare. Ka perkthyer me mjeshteri veprat e klasikeve te letersise ruse e asaj boterore. Perkthimi i romanit “Shpirtera te vdekura” te Gogolit eshte nje perkthim i perkryer mjeshteror e mjaft poetik.
Migjeni padyshim eshte njeri nder emrat me te dashur ne tere letersine shqipe, sidomos eshte i dashur nga rinia shqiptare. Ai ne tere krijimtarine e tij artistike, si ne poezi, ashtu edhe ne proze, solli dicka te re e te papare gjer atehere ne letrat tona: solli nje stil te ri, nje force te re e te fuqishme shprehese. Me Migjenin fillon nje periudhe e re ne letersine shqipe, ndarja nga tradicionalja dhe romantizmi dhe fillimi i realizmit kritik. Konceptet e reja qe futi Migjeni ne letersine shqipe, teknika artistike, figuracioni, vargu i lire dhe forca shprehese, tematika dhe realizmi me te cilat ai trajtoi problemet e shoqerise shqiptare te viteve te tridhjeta, i hapen letersise shqipe rrugen drejt bashkekohesise, drejt modernitetit, drejt orientimit europian. Migjeni se bashku me Lasgush Poradecin i dhane letersise shqipe vendin e merituar ne letersine dhe kulturen europiane.
Paraqitja e Migjenit ne letersine tone eshte nje dukuri qe rralle shfaqet edhe ne letersine boterore. Me fuqine e tij artistike, Migjeni erdhi si nje meteor ne letersine shqipe dhe vdekja e hershme na e mori si nje meteor, por me krijimtarine e tij mbeti ne qiellin tone letrar nje yll qe do te shkelqeje gjithmone. Dhe sa me shume kohe qe do te kaloje, aq me teper ai do te shkelqeje, sepse ka nje magjepsje me vepren e tij, me jeten e tij te brishte e te shkurter. Shkoi i ri dhe do te mbetet perhere i ri, i freket dhe aktual. Vepra qe na ka lene trashegim eshte e shkelqyeshme, e perjetshme dhe gjer me sot e paarritshme, e pakalueshme nga askush ne letersine shqipe. Pa i mbushur te njezeteshtatat e mbylli ciklin e jetes se tij, e mbylli krijimtarine e tij brilante dhe i hapi shtigje, horizonte te reja letersise shqipe.
Edhe Dritero Agolli, se bashku me Ismail Kadarene dhe Fatos Arapin, eshte poeti qe i ka prire brezit te tij. Eshte njeri nder shkrimtaret me te dalluar, me te dashur, me prodhimtare e me me ndikim ne letersine bashkekohore shqipe. Krijimtaria e tij eshte mjaft e pasur ne gjini e lloje te ndryshme krijuese: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenare filmash, reportazhe, etj. Por mbi te gjitha, ai eshte i njohur si poet ne kuptimin e plote te kesaj fjale – mjeshter i vertete i vargut. Qe ne krijimet e tij te para ne poezi, ai u paraqit si nje ze i forte origjinal qe solli nje hov rinor, optimizem e freeski ne letersine shqipe. Dritero Agolli krijoi nje model te ri te vjersherimit, si ne problematike, ashtu edhe ne figuracion dhe zhvilloi nje teknike mjeshterore shprehese te ndjenjave, vrojtimeve dhe shqetesimeve te tij. Lidhja e forte me token, natyren, me prejardhjen e tij fshatare e shpuri ne formimin e unit (kredos) poetik: “S’jam poet, jam fshatar i jugut”. Vargu i tij kundermon me eren e ugarit nga hullite e tokes se zeze dhe na ato vargje shpesh rrjedhe edhe shume raki. Me shume mjeshteri e perdor frazeologjine dhe urtesine popullore, duke i gershetuar natyrshem vlerat tradicionale te poezise ne menyra e forma te reja te shprehjes poetike. Me vargjet e tij plot frymezim, ai krijoi nje bote te tijen, nje bote agolliane ku thjeshtesia e komunikimit te drejtperdrejte, porosite e pergjithshme (universale) dhe shprehja e hapur e plot ndjenja, jane shtylla te forta ku mbeshtetet poezia e tij. Ngrohtesia njerezore e vargjeve te tij ka bere qe lexuesi qe shijon kete poezi, te njejtesohet (identifikohet) me vete poetin. Ky raport i ndersjelle poet – lexues eshte me teper i theksuar te Dritero Agolli sesa te ndonje poet tjeter ne letersine bashkekohore shqipe, duke e bere poezine e tij te afert pert te gjithe. Kjo fryme poetike eshte mjaft e pranishme edhe ne prozen e tij qe eshte mjaft e suksesshme. Vlen te theksohet, se shumicen e krijimeve te Agollit e pershkon nje fryme e holle e humorit, madje edhe ne situate qe mund te jene shume serioze.
Numri 13 vertet eshte numer me fat ne letersine tone, por nuk ishte me fat per vete jeten e shkrimtareve te permendur. Migjeni vuajti tere jeten nga tuberkulozi dhe vdiq teper i ri. Po ashtu edhe jeta e Mitrush Kutelit nuk ishte aq e lehte. Ne vitin 1947 e arrestojne dhe e denojne si “Armik te popullit” me 5 vjet heqje lirie. Ne keneten e Maliqit e varrosin te gjalle, por ne castet e fundit e shpetojne. Jetoi ne varferi e me shpirt te plagosur, por gjithmone i paperkulur e dinjitoz. Driteroi ndoshta ishte pak me me fat nga dy te paret. Sapo festoi ditelindjen e 85-te, por edhe ai i kishte dramat e jetes se tij.
Pra, per ne, per letersine dhe kulturen tone numri 13 eshte numer me fat, por per vete keta shkrimtare nuk ishte edhe aq me fat.
Filadelfia, tetor 2016
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.